SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Avokatja Adriana Kalaja, ka publikuar dida dokumente, ku denoncon bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama se në bashkëpunim me të, Artan Lame dhe Avokaturën e Shtetit, kanë grabitur tokë shtet në Surrel, Dajt të Tiranës.
Siapas saj, hartat dhe kartelat e publikuara pasqyrojnë se prona e blerë nga bashkëshortja e Kryeministrit, është pjesë përbërëse e pronës SHTET, përfituar në mënyrë të paligjshme dhe duke fallsifikuar dokumenracionin kadastral .
Kalaja bën gjithashtu thirrje të fillojnë hetimet lidhur me këtë çështje pasi çifti Kryeministror, Artan Lame, Avokati i Shtetit dhe shumë zyrtarë të tjerë kanë konsumuar veprat penale “vjedhje me anë të mashtrimut”, “fallsifikim i dokumentave”, “shpërdorim detyre”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, dhe shumë vepra të tjera penale.
Avokatja në reagimin e saj, paralajmëron edhe kryetarin e shkarkuar të PD, Lulzim Basha se shumë shpejt do të merret dhe me vilat e tij.
E marta për mua ndryshe nga shumë të tjerë, është ditë e mbarë.
Shto këtu dhe datën 1, dita bëhet më e bukur.
Ndaj doja të ndaja një status me ju:
Si Linda Rama, në bashkëpunim me Edi Ramën, Artan Lame dhe Avokaturën e Shtetit, GRABITI tokën në Surrel, Dajt, Tiranë?
Fotot më poshtë, janë të nënvizuara nga unë sepse nuk doja të më ndodhte e njëjta situatë, kur turpshëm mu vodh statusi nga ata që paguhen nga Rama e Z. Kunat dhe gjobëvënësit e Ben Blushit si Endrit Habilaj.
Atëherë.
Prona e grabitur nga bashkëshortja e Kryeministrit, ndodhur në Fshatin Surrel, Dajt, Tiranë, është ndarë sipas Ligjit Nr.7501 (foto 1, 2).
Sipas ankueses H. H., është vënë në lëvizje Prefekti i Qarkut Turanë (foto 3, 4), ku denoncon se veprimet e shretasit I. I., për tu pajisur me dublikat të Aktit të Marjes së Pronës, janë bërë në kundërshtim me Ligjin Nr.7501.
Nga ish Prefekti Keltis Kruja, fillon procedura për hetimin administrativ të çështjes (foto 5, 6, 7, 8, 9).
Sipas p?rgjigjes ardhur nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës (ish ZRPP), në dispozicion të Prefektit të Qarkut vë të gjithë hartar dhe kartelat e oronës ndaj së cilës kishte filluar hetimi administrativ (fotot 10, 11).
Bazuar në këto prova, Prefekti i Qarkut, i dërgon përfituesit I. I., etj., Vendimin Nr. 326 datë 02.12.2016 ku i komunikohej se Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve :të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Tiranë:
“Shfuqizimin e e plotë të Aktit të Marjes aë Tokës Vujqësore në Pronësi Nr.42 datë 10.06.1992, Nr. – datë 19.01.1992, Nr.62 datë 20 04.1991 dhe NR.62 DATË 26.11.1992 si dhe detyrimin për kthimin e tokës SHTET” (fotot 12, 13, 14, 15).
Hartat dhe kartelat e mëposhtme (Fotot 16 – 34) pasqyrojnë se prona e blerë nga bashkëshirtja e Kryeministrit, është pjesë përbërëse e pronës SHTET, përfituar në mënyrë të palugjshme dhe duke fallsifikuar dokumenracionin kadastral nga shtetasi I. I.
Për këtë arsye, Prefekti i Qarkut më datë 09.12.2016, inicion një proçes administrativ pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë (fotot 35, 36, 37, 38, 39), ku kërkohej:
“Shfuqizimin e plotë të AMTBP Nr.62 datë 26.11.1992, Nr.62 datë 20.04.1992, Nr. – 19.01.1992, Nr. 42 datë 10.06.1992 dhe detyrimin e kthimit të pronës SHTET.
Në këtë linjë ka mvajtur qëndrim dhe Avokati i Shtetit (fotot 40, 41, 42)
Vendimi Nr.505 datë 15 02.2017 (në fakt brënda parashikimeve ligjore për zgjidhjen e çështjeve administrative), pranon padinë e paditësit Prefekti i Qarkut Tiranë dhe deklarimin e pavlefshëm të akteve të marjes në pronësi të tokës bujqësire në pronësi të të paditurit I. I., etj.
Po kështu, Gjykata detyron palën e paditur të kthejë pronën SHTET të përfituar në kundërshtim me ligjin (fotot 43, 44).
Do thoni ju pse po merem me këtë çështje kur Gjykata ka vendosur në favor të SHTETIT.
Këtu nis problemi.
Ky vendim ankimohet nga pala e paditur, ndërkohë që në lojë futet familja Kryeministrore e cila, pas ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe presionit mëpërmjet Vetingut arrin që Gjykata Administrative e Apelit të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe kthimin e dosjes po në të njëjtën Gjykatë por me tjetër trup gjykues.
Domethëne, aq të kopsitura ishin shkeljet lidhur me përfitimin e palighshëm të pronës objekt gjykimi sa, Gjykata e Apelit e ka prishur çështjen për procedurë dhe jo për zgjidhjen gabim të çështjes.
Familja Kryeministrore tani hidhet në sulm frontal, duke thirrurr në ndihmë Kryetarin e ADHK-së Artana Lame.
Nuk e njihni?
Atë që u kap në video përgjim se do prishen mbi 700 banesa por nuk duhej ta mernin vesh qytetarët se me 25 prill 2021 votar do ja çonin kampit tjetër.
Akoma nuk e njohët?
Atë që tha se kjo video është e 2017 dhe çuditërisht, SPAK’u e besoi.
Me fat kjo punë, por koha tregoi se ato familje sot janë në protestë se do tu prishen banesat në mënyrë të kundralishme.
Shumica i ëzhtë prishur madje.
Të kthehemi te çështja.
Pas kthimin të çështjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artan Lame duhet t’ja bënte nderin deri në fund shefit të tij dhe gruas së shefit, pronare e Tokës përfituar në kundërshtim me ligjin.
Dhe të mendosh se familja Kryeministrore, në pamundësi financiare këtë pronë e bleu me 200 lekë për m2.
Dhe të mendosh që paguhej mjaftueshëm mirë nga banka e nivelit të dytë e borde të tjera ku paguhej me rekomandim të George Soros, si shkesi i martesës me Ramën.
Dhe të mendosh se kjo pronë ishte pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar të shpallur nga Ish Kryeministri Berisha dhe hequr ky status nga Kryeministri Rama.
Standart rilindas.
Po çfarë koençidense?
Sa i shkojnë pazaret me “Isufajt” çiftit Kryeministror?
Nejse.
Çfarë bëri Lame?
Kërkoi heqjen dorë nga gjykimi i çështjes duke pushuar çështjen që lidhej me pronën e Linda S. Rama ( Fotot 45, 46, 47, 48, 49).
E njëjta procedurë që do ndiqej në Gjykatën Kushtetuese kur jërkohej të zëvëndësohej znj. Voltana Ademi, por se nuk ja arritën dhe për këtë qëllim pranuar pazarin Rama – Basha lidhur me zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Po kështu edhe Avokati i Shtetit, ish Avokatja e Ramës e pranoi në heshtje këtë vendim duke mos e ANKIMUAR e duke na sjellë ndër mënd ngjarjen e pronës së Gjirit të Lalzit dhënë nga Gjykata e Durrësit dhe që nuk u ankimua nga Avokati i Shtetit.
Mbase është “më mirë” se atë të gjorin arab, e nisën me avion pasi e bënë për spital “njerëz të panjohur”.
Vendimi mori formë të prerë dhe të gjithë janë të lumtur.
Çifti Kryeministror (Foto 50), do shijojë pa u bezdisur aspak bunkerin e tyre në Surrel, Dajt, Tiranë.
Kush po reagon se u grabiten disa mijëra tokë SHTET?
Askush.
Madje edhe ata që reaguan u mënjanuan.
Sadi Vorpsi nuk u kandidua dhe Ora që filloi një investigim në 2020, ju vu sekuestro nga i njëjti SHTET ku bën pjesë toka në Surrel.
Ndërkohë që Artan Lame i kthen përgjigje negative banorëve të Zonës së “5 Maji”, lidhur me legalizimet e pronave mbi të cilat kanë ndërtuar pronat e tyre dhe që i kanë në pronësi të tyre, dhe Erion Veljaj ja shemb dhe ja grabit.
Kur nuk u ndjenë për tokën në Surrel, pse do ndjehen për pronat te Zona “5 Maji”?
Edhe disa të tjerë që fillyan investigimin:
Ose u blenë.
Ose u shantazhuan.
Grabitësit vijojnë të shijojnë të lirë pronën e grabitur SHTET.
Edhe SPAK hesht dhe është në shërbim të grabitësave.
Minimalisht duhet të filojnë hetimet lidhur me këtë çështje pasi çifti Kryeministror, Artan Lame, Avokati i Shtetit dhe shumë zyrtarë të tjerë kanë konsumuar veprat penale “vjedhje me anë të mashtrimut”, “fallsifikim i dokumentave”, “shpërdorim detyre”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, dhe shumë vepra të tjera penale.
Më e pakra.
Edhe t’i kthehet toka SHTETIT.
Këtë ka vendosur Gjykata bazuar në kërkesën e Prefektit të Qarkut pa hyrë MAFIA në lojë.
Mafie të cilën çifti Kryeministror e përfaqëson denjësisht.
Ashtu siç përfaqëson krimin dhe antishqiptarizmin.
Pse kot them unë që pas një diktatori qëndron nj? Nexhimije,
Ps: T’i thotë dikush Lulzimit se shumë shpejt do merem dhe me vilat e tij dhe Sudeve që ka rrotull, në Lundër e Hamallaj. Shumë shpejt ashtu si miku i tij Rama jo vetëm do i kthejnë, por do punojnë me punë të detyruar për të shlyer dëmin ndaj SHTETIT
Shumë shpejt.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në takimin me përfaqësues të tr...
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fushatës për zgjedhjet e...
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Durrësin, Ardian Muka iu ...
Kyetari i shkarkuar Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në V...
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë video-mesazhin e presiden...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka dalë sot në një deklaratë për m...
Një gazetare ukrainase e përlotur ka shpërthyer ndaj kryemin...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknu...
Kur na ndajnë pesë ditë nga zgjedhjet pjesshme të 6 marsit, ...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka përcjellë mesazhe të forta, ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ditët e fundit po vijon m...
Nesër, në datë 2 mars 2022, ish-kryeministri Sali Berisha do...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka dalë me një pa...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha vijon “teatrin” e ti...
Lulzim Basha i ka bërë thirrje Qeverisë që të ketë ketë gati...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ligjvënësit amerikanë kanë pranuar informacione të klasifiku...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli i sheh zgjedhjet e 6 ...
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se m...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka zbuluar se e ka p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...