Fillojnë bisedimet Rusi-Ukrainë, në Bjellorusi
Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës, kanë nisur bisedimet në ...
Trysnia diplomatike dhe ekonomike ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë, u rrit të hënën me caktimin e sesionit urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rënien e monedhës ruse në një nivel të ulët rekord dhe shtimin e sanksioneve të reja kundër bankës qendrore të Rusisë.
Ndërsa agresioni hyri në ditën e pestë, ushtria ukrainase tha se forcat ruse kishin ngadalësuar “ritmin e sulmit?.
Ministria britanike e Mbrojtjes, tha të hënën se trupat ruse ndodhen më shumë se 30 kilometra në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, duke shtuar se ?dështimet logjistike dhe rezistenca e palëkundur ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin e forcave ruse?.
Kjo përputhej me vlerësimin e një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtjes, i cili u tha gazetarëve të dielën se ?nuk kemi asnjë tregues se ushtria ruse ka marrë kontrollin e ndonjë qyteti”.
Trupave ruse së shpejti mund t’u bashkohen forcat nga Bjellorusia, aleatja e Rusisë, sipas zyrtarëve amerikanë që folën me disa media.
Mes sanksioneve tjera, Britania i ndaloi entitetet e saj të kryejnë transaksione me bankën qendrore të Rusisë dhe ministrinë e Financave, ndërsa Singapori njoftoi një sërë sanksionesh që përfshijnë shënjestrimin e transaksioneve bankare dhe kontrollet e eksportit.
Një ditë pasi Bashkimi Evropian tha se po dërgonte armatime në Ukrainë, Australia u angazhua të hënën për një dërgesë të pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, do të bisedojë në telefon me një numër aleatesh të hënën, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ukrainë ?dhe për të bashkërenduar përgjigjen tonë të përbashkët?.
Ukraina tha të dielën se të paktën 350 civilë janë vrarë që nga fillimi i agresionit të Rusisë javën e kaluar, ndërsa 1700 të tjerë janë plagosur. Nuk pati asnjë informacion për viktimat në mesin e forcave ukrainase, dhe ndërsa Rusia pranoi se ka viktima në mesin e trupave të saj, por pa bërë publik ndonjë numër.
Filippo Grandi, i Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, tha të dielën se 368,000 refugjatë nga Ukraina kishin kaluar në Poloni, Hungari, Rumani, Moldavi dhe vende të tjera.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha të dielën ministrit rus të Mbrojtjes që të vendosë forcat bërthamore në një “status të posaçëm të gatishmërisë luftarake” për shkak të ?deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës?.
Pas një votimi për një seancë të rrallë të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield, iu përgjigj veprimeve të Putinit, duke thënë se Rusia ?nuk është nën kërcënimin e NATO-s, një aleancë mbrojtëse që nuk do të luftojë në Ukrainë. Ky është një hap tjetër përshkallëzues dhe i panevojshëm, që na kërcënon të gjithëve. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të zbusë retorikën e saj të rrezikshme në lidhje me armët bërthamore?, tha ajo.
Një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, u tha gazetarëve se vendimi i Rusisë ishte “i panevojshëm” dhe “përshkallëzues”.
“Ne kemi besim se kemi aftësinë për të mbrojtur atdheun dhe për të mbrojtur aleatët dhe partnerët tanë?, tha zyrtari ndërsa nuk pranoi të diskutonte më tej për masat parandaluese bërthamore të Shteteve të Bashkuara.
Rusia votoi kundër seancës së posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh, por nuk mund të ushtronte të drejtën e vetos. Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India, abstenuan.
Duke shpjeguar votën e Kinës, ambasadori kinez në OKB. Zhang Jun, tha se Pekini beson që përparësi tani është që të gjitha palët të ushtrojnë vetëpërmbajtjen e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e situatës.
“Veprimet e OKB-së duhet të ndihmojnë në qetësimin e situatës, lehtësimin e zgjidhjeve diplomatike dhe frenimin e përkeqësimit të tensioneve”, tha ambasadori Zhang.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ra dakord të dërgojë një delegacion në kufirin e Bjellorusisë, për të nisur bisedimet e paqes me Rusinë, pa parakushte.
?Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte, në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pranë lumit Pripyat?, tha zyra e tij në një deklaratë.
Më herët, presidenti Zelenskyy, kishte thënë se do të hynte në bisedimet e paqes me Rusinë, por përjashtoi mundësinë e takimit brenda Bjellorusisë, territorin e së cilës Rusia e kishte për të nisur sulmet e saj ndaj Ukrainës.
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, theksoi se qeveria e saj ishte e gatshme për bisedime paqeje, por jo e gatshme të dorëzohej. Ukraina ka ngritur një rast kundër Rusisë në gjykatën më të lartë të OKB-së, duke akuzuar se Rusia përdori pretendime të rreme për gjenocid në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore, për të justifikuar agresionin e saj dhe tani po planifikon akte gjenocidale diku tjetër në Ukrainë.
?Ata po përdorin raketa dhe artileri të rëndë dhe trupa anembanë vendit për të synuar në thelb infrastrukturën civile, spitalet, tani po shohim që edhe kopshtet e fëmijëve…?, i tha rrejtit ABC, ambasadorja Markarova./ VOA
Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës, kanë nisur bisedimet në ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit ...
Të hënën zhvillohet një seancë e posaçme e Asamblesë së Përg...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashk...
Shefi i Seksionit të Vlerësimit Strategjik në Akademinë Ruse...
Para pak minutash portali i gazetës gjermane FAZ (Frankfurte...
Kievi i mbijetoi një tjetër nate me luftime. Ndërkohë trupat...
Shtetet në mbarë botën kanë reaguar ndaj sulmit rus mbi Ukra...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi një ditë më parë ...
Bisedimet me delegacionin rus do të fokusohen në arritjen e ...
Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra...
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin, i ka...
Delegacioni i Ukrainës mbërriti në një vend në zonën e kufir...
Për klientët ukrainas në tregun polak të zonës kufitare në M...
Në një veprim të rrallë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të B...
Monedha kombëtare ruse ra në nivel rekord, pasi G7, apo grup...
Një avion tregtar rus fluturoi në hapësirën ajrore kanadeze,...
Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe blloku do të donte t...
Në Bjellorusi është përgatitur një tryezë bisedimi mes Rusis...
NATO ka reaguar pas urdhrit të Presidentit Putin për vendosj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...