Dita e tretë e luftës në Ukrainë/ Betejë e ashpër për Kievin
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim t...
Ukraina është vetëm dy orë fluturimi larg Gjermanisë, rreth 1300 km. Shumë njerëz kanë filluar të largohen të dëshpëruar dhe të frikësuar për ekzistencën dhe jetën e tyre. Çfarë ndodh nëse Rusia e merr të tërë Ukrainën, sikurse duket nga të gjitha veprimet e deritanishme? Ekspertët qysh tani mendojnë, se qindra mijëra njerëz e ndoshta miliona mund të arratisen prej zonave të luftës. Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR të premten (25.02) përllogariti, që qysh tani brenda Ukrainës rreth 100.000 vetë janë duke u larguar.
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser qysh në fillim të javës të hënën në Vjenë tha, se “jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur për të gjitha zhvillimet e mundshme.” E më tej: “Ne po përgatitemi, që të mbështesim vendet fqinje. Ky është hapi i parë.”
Të enjten (24.02), ditën e parë të sulmit ndaj Ukrainës, ajo shtoi: “Aktualisht ne ende nuk shohim lëvizje të madhe refugjatësh në vendet fqinjë të Ukrainës apo drejt Gjermanisë. Vendet e prekura, në radhë të parë fqinjin tonë Poloninë do t’i mbështesim masivisht, nëse do të ketë valë refugjatësh.”
Por vetëm kaq nuk do të jetë e mjaftueshme, shpjegon eksperti i migracionit Gerald Knaus në bisedë me DW dhe tërheq vëmendjen, se ukrainasit qysh tani mund të udhëtojnë lirshëm me të drejtë qendrimi tre mujor në vendet e BE-së: “Ajo që mund të ndodhë me siguri është, që lëvizjet e refugjatëve të kthehen në problem për vendet fqinjë të Ukrainës, sepse ukrainasit gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në BE. Pra ata mund të vijnë në BE pa qenë nevoja të aplikojnë për azilim. Ata mund të udhëtojnë legalisht në secilin vend të BE-së.”
Në Ukrainë jetojnë 41 milionë njerëz. Sipas vlerësimeve të OKB-së, që ka përvojë nga aneksimi rus i Krimesë më 2014, ekspertët parashikojnë që shumica e refugjatëve fillimisht do të gjejnë mbrojtje në perëndim të Ukrainës. Më pas ata do të tentojnë drejt fqinjëve të drejtpërdrejtë, kryesisht në Poloni.
Qysh tani në Poloni jetojnë rreth një milionë ukrainas e po ashtu ka shumë lidhje familjare, Gjermania i ka garantuar tani ndihma humanitare Polonisë. Por edhe vendet si Moldavia, Rumania dhe Republika Sllovake mund të përballen me valë refugjatësh.
Në Gjermani organizata për refugjatët “Pro Asyl”, bëri thirrje që shtetet lindore të BE-së të mos i mbyllin kufijtë ndaj refugjatëve ukrainas: “Kjo duhet të vlejë edhe për mijëra refugjatët tranzit, që ndodhen në Ukrainë prej konflikteve të tjera. Ndër ta ka njerëz nga Siria, Afganistani, Çeçenia e Somalia”, thuhet në një deklaratë shtypi të kësaj organizate.
Karl Kopp nga Pro Asyl i tha DW-së, se: “Edhe në Gjermani duhet të llogarisim me shumë opsione, sepse ndodhemi para një situate krejt të re. Mund të vijnë disa mijëra, por edhe miliona njerëz.” 130.000 ukrainasit që jetojnë në Gjermani do të përpiqen të sjellin edhe njerëzit e tyre nga Ukraina. Disa nga landet federale janë duke u përgatitur për garantimin e ndihmave të shpejta dhe pa burokraci dhe krijimin e infrastrukturave të akomodimit./DW
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim t...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video ...
Një zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky sapo ka thënë s...
Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Bashkimit Evropian për ...
Nëntëdhjetë e dy anëtarë të personelit operacional të termoc...
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e...
Kievi ndodhet nën bombardim të ashpër aktualisht prej avionë...
Papa Françesku ka postuar një mesazh kundër luftës në Ukrain...
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka reaguar për situa...
Vendet e BE-së ranë dakord të premten të ngrijnë pasuritë e ...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me ...
Polonia dhe Republika Çeke do të mbyllin hapësirën ajrore pë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një ...
Mijëra njerëz në Ukrainë po përpiqen të largohen nga vendi i...
Një ukrainas që jeton në Poloni tha se do të kthehet të luft...
Shtetasit ukrainas Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin u mar...
Ish-kancelares i pëlqen t’i bëjë vetë pazaret në supermarket...
Një jetimore në Vorzel, një qytet i vogël rreth 40 km larg K...
Rusia nuk do të jetë pjesë e festivalit të Eurosong të vitit...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i bëri thirrje sek...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...