Mbyllen negociatat për tre kapituj/ Rama në Bruksel: Gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në botë përballet me një kërcënim të skajshëm dhe armiqtë e demokracisë liberale, po shtojnë sulmet e tyre.
Në raportin vjetor të Freedom House të vitit 2022, që u publikua të enjten, thuhet se regjimet autoritare janë bërë më të efektshme në anashkalimin e normave dhe institucioneve që synojnë të mbështesin liritë themelore, ndërsa në vendet me demokraci të krijuar prej kohësh, forcat e brendshme kanë shfrytëzuar mangësitë në sistemet e tyre, duke shtrembëruar politikën kombëtare për të nxitur urrejtjen, dhunën dhe pushtetin e pafre.
Ndërkohë, ato vende që kanë luftuar në hapësirën midis demokracisë dhe autoritarizmit, thuhet në raport, ?po anojnë gjithnjë e më shumë drejt këtij të fundit. Rendi global po i afrohet një pike kthese dhe nëse mbrojtësit e demokracisë nuk punojnë së bashku për të ndihmuar në garantimin e lirisë, modeli autoritar do të mbizotërojë?.
Kërcënimi aktual për demokracinë, sipas raportit, është rrjedhojë e 16 viteve me radhë të rënies së lirisë globale. Gjithsej 60 vende pësuan rënie gjatë vitit të kaluar, ndërsa vetëm 25 shënuan përmirësime. Deri më sot, rreth 38 për qind e popullsisë në botë jeton në vende jo të lira, përqindja më e lartë që nga viti 1997. Vetëm rreth 20 për qind tani jeton në vende të lira.
Raporti thekson se për pjesën më të madhe të shekullit të 21-të, kundërshtarët e demokracisë kanë punuar me këmbëngulje dhe frytet e përpjekjeve të tyre tani janë të dukshme.
?Udhëheqësit e Kinës, Rusisë dhe diktaturave të tjera, kanë arritur të ndryshojnë nxitjen globale, duke rrezikuar konsensusin se demokracia është e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt përparimit dhe sigurisë, ndërsa inkurajojnë qasje më autoritare ndaj qeverisjes?.
Freedom House vë re se vende në të gjitha rajonet e botës, janë vënë nën kontroll nga pushtetarët autoritarë vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021, presidenti aktual i Nikaraguas fitoi një mandat të ri në një palë zgjedhje të orkestruara pasi forcat e tij të sigurisë arrestuan kandidatët e opozitës dhe çregjistruan organizatat e shoqërisë civile. Gjeneralët e Sudanit morën pushtetin edhe një herë, duke përmbysur përparimin demokratik të arritur pas përmbysjes së ish-diktatorit Omar al-Bashir, në vitin 2019. Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara tërhoqën papritur ushtrinë e tyre nga Afganistani, qeveria e zgjedhur në Kabul u shpërbë duke u lënë hapësirën talebanëve, që e kthyen vendin në një sistem që është diametralisht i kundërt me demokracinë, pluralizmin dhe barazinë.
Në të njëjtën kohë, thuhet në raport, demokracitë po dëmtohen nga brenda nga forcat joliberale, duke përfshirë politikanë të paskrupullt të gatshëm për të korruptuar dhe shkatërruar vetë institucionet që i sollën në pushtet. Kjo ishte ndoshta më e dukshme vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, kur u sulmua Kapitoli më 6 janar, si pjesë e një përpjekjeje të organizuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.
Tani është e pamundur të injorohet dëmtimi i themeleve dhe namit të demokracisë, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se, regjimet e Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera autoritare kanë fituar fuqi të madhe në sistemin ndërkombëtar.
Gjendja aktuale e lirisë në botë duhet të jetë alarm për të gjitha ta ata që vlerësojnë të drejtat e tyre dhe ato të qenieve njerëzore, thuhet në raport, në të cilin theksohet se për të ndaluar rënien, qeveritë demokratike duhet të forcojnë ligjet dhe institucionet e brendshme, duke ndërmarrë veprime të guximshme dhe të bashkërenduara për të mbështetur luftën për demokraci në mbarë botën.
Freedom House radhiti vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën, në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në këtë kategori përfshihen 56 nga 195 vendet për të cilat flet raporti.
Serbia ka shënuar rënie në dhjetë vjetët e fundit. Ndërsa përparime thuhet të jenë shënuar në Malin e Zi, ku ?një koalicion opozitar erdhi në pushtet në fund të vitit 2020, duke u dhënë fund tre dekadave të qeverisjes nga Partia Demokratike e Socialistëve. Qeveria e re vendosi më pak pengesa për konkurrencën politike, i dha transmetuesit publik më shumë pavarësi dhe shumica e saj e ngushtë parlamentare lejoi ligjvënësit të sigurojnë mbikëqyrje më të madhe të qeverisë?./VOA
Banorët e Laprakës, Paskuqanit dhe “5 Majit” janë mbledhur s...
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Rusisë të tërhiqet ng...
Politika në Shqipëri ka reaguar pas bombardimeve të Rusisë n...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të...
Rusia ka nisur sulmet ndaj Ukrainës mëngjesin e ditës së sot...
Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta thotë se Komisioni Hetim...
Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së Komis...
Kryeministri Edi Rama, vijon dëshminë para Komisionit Hetimo...
Seanca përmbyllëse e Komisionit Hetimor për inceneratorët so...
Deputeti i PD, Luçiano Boçi dhe kryeministri Edi Rama janë p...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Lulzim Basha mund ...
Komiteti Parlamentar i Stabilizimit dhe Asocimit Shqipëri-BE...
Kryeministri Edi Rama gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor, ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Komisionin Hetimor se ...
Dy janë figurat publike nën hetim për inceneratorët që kanë ...
Kryeministri Edi Rama po dëshmon prej disa orësh në Komision...
Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit të Sh...
Francesco Becchetti u dënua ditën e sotme me 17 vjet burg ng...
Kryeministri Edi Rama po vijon dëshminë e tij në Komisionin ...
Gjykata e Tiranës dënoi sot me 17 vite burg Francesco Becch...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...