Rikonstruksioni pas tërmetit/ 3.7 miliardë lekë për kompanitë e kryebashkiakut socialist
Open Data Albania nëpërmjet programit të saj Ndiq Paratë ka ...
Ndër fotot që u shkrepën në ceremoninë e inaugurimit të inceneratorit të Elbasanit, në prill të 2017, Lefter Koka del herë në krahun e djathtë të Edi Ramës, herë në të majtin. Por kur flet për aferën e inceneratorëve, Edi Rama përdor disa shprehje ku bie në sy përpjekja për ta spostuar ish-ministrin. Nga krahu i djathtë, Lefter Koka del pas shpinës së kryeministrit. Një spostim që bie në sy, kur kryeministri flet për abuzuesit e aferës së inceneratorëve.
?Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike!? shkruajti Rama në replika me një komentues në Facebook.
Por historia e kalimit të miliona eurove drejt kompanive të inceneratorëve tregon krejt të kundërtën. Afera nuk ishte një rast i izoluar i një ministri, as një episod i veçuar me përgjegjësi individuale. Vjedhja me inceneratorët përfshiu dikastere të ndryshme nga maja e piramidës shtetërore deri në kryebashkiakë dhe drejtorë drejtorish.
A e dinte shefi i qeverisë që Lefter Koka inicioi një afere korrupsioni? Apo ministri ia punoi pas shpine kryeministrit të ngratë? Ka disa momente që tregojnë se Rama nuk ishte aq i paditur.
Momenti i parë është dokumenti me firmën e vetë Edi Ramës, që është dorëzuar në SPAK nga kallëzimi i LSI-së. Kryeministri Rama ka firmosur për lejen e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, në funksionin që mban si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit. Në të janë edhe firmat e Lefter Kokës, edhe të Eglantina Gjermenit. Shkresa, sipas kallëzimit në SPAK, tregon se kryeministri ishte në dijeni të procedurave për ndërtimin e impiantit.
Momenti i dytë është shpejtësia me të cilën u vu në lëvizje qeveria në datën 16 dhjetor të vitit 2017. Brenda një dite u depozitua oferta e pakërkuar nga një kompani anonime për inceneratorin e Elbasanit. Po atë ditë u hartua kontrata 40 faqe dhe që u firmos brenda ditës, për të marrë po brenda të njëjtës ditë mendimin e ministrive të tjera dhe për ta shpallur kompaninë fituese pa garë. Të nesërmen kryeministri ta kishte gati shkresën në tryezën e tij.
Kjo shpejtësi e rrufeshme me të cilën u lidh kontrata për kompaninë anomine që mori 21 milion euro për inceneratorin e Elbasanit është ndoshta prova më e fortë që qeveria punoi si një ansambël për të vënë në jetë aferën e korrupsionit. Dihet se vetëm kryeministri ka fuqinë për ta vënë në lëvizje në të njëjtën kohë ansamblin e ministrive.
Momenti i tretë, që implikon kryeministrin Rama është sjellja e tij, kur Lefter Koka dorëzoi mandatin e deputetit. Pak pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit, Koka dha një shpjegim gjysmak, sikur mbyllte një cikël, për vendimin që mori. Në një atmosferë të pashpjegueshme, kryeministri Rama e pranoi në heshtje dorëzimin e mandatit të deputetit të Durrësit dhe respektoi Kodin e Heshtjes. Pikërisht kjo heshtje e Ramës, fakti që ai nuk u distancua, por ende sot ruan një qëndrim të kujdesshëm për ish-bashkëpuntorin e tij, tregon se kjo është një vepër që shkon përtej Lefter Kokës, por që duhet të mbetet tek vetëm një ?kokë turku?.
Kreu i qeverisë gjithnjë ka refuzuar të flasë për procedurat e dhënies së koncensionit për impiantin e përpunimit të mbetjeve. Kur është pyetur Rama është përgjigjur me pyetje: ?A keni parë ndonjëherë hajdut 2 metra??. Lapsi.al / CNA.al
Open Data Albania nëpërmjet programit të saj Ndiq Paratë ka ...
Banorët e ‘5 Majit’ vijojnë të protestojnë kundër aksionit t...
Gazetarja Aleksandra Bogdani ka nxjerrë detaje të tjera për...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish këtë të enjte, në...
Aq të bollshme kanë qenë paratë e fituara nga kompanitë e in...
Nuk do të ketë luftë frontale mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas...
Avokatja Margarita Kola ka nxjerrë një detaj të pazakontë në...
Edith Harxhi, ish zv.ministrja e Jashtme ka folur për konfli...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me dëshm...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për operacionin e autor...
Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu ka denoncuar një skanda...
Ministri i Mbrojtjes z. Niko Peleshi po merr pjesë në takimi...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se duk...
Ka vijuar mes debatesh edhe ditën e sotme komisioni hetimor ...
Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA, 2...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka dëshmuar...
15 mijë shqiptarë janë deportuar nga zona shengen 2 vitet e ...
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur të tj...
Lulzim Basha kryetari i shkarkuar i PD, ikën nga drejtësia ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar masë disiplimore ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...