web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions/ Liverpooli hipotekon kualifikimin, Bayerni barazon në fund (VIDEO)

16 Shkurt 2022, 21:50, Sport CNA

U mbyllën ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League. Liverpooli ka mundur në Itali Interin 0-2, ndërsa Bayerni ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj Salzburg.

Dy gola brenda 8 minutash në fundin e ndeshjes i kanë mjaftuar anglezëve të Liverpooli që të fitonin ndeshjen e parë, duke e pritur Interin qetësisht në ndeshjen e kthimit në “Anfield”.

Zikaltërit dominuan kryesisht ndeshjen, por ekipi i drjetuar nga Klopp konkretizoi rastet duke marrë fitoren e rëndësishme. Firmono dhe Salah ishin autorët e golave.

Në ndeshjen tjetër mes Salzburgut dhe Bayern Mynih, ekipi gjerman duket se nuk po kalon një moment pozitiv dhe jo vetëm në kampionat. Bavarezët janë ndalur sot në mënyrë të papritur, pasi nuk kanë bërë më shumë se një barazim 1-1 përballë Salzburg në ndeshjen e parë në fushën e skuadrës austriake. Coman shpetoi nga humbja bavarezët, teksa kualifikimi do vendoset në ndeshjen e kthimit.





Lajmet e fundit nga