Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Nga Miron Çako
Shën Valentin festohet nga njerëzit në shumë vende të botës si dita e të dashuruarve. Që të dashurosh dhe të festosh ditën e dashurisë nuk është gabim madje njerëzimi ka shumë nevojë për dashuri (agapin) që aq shumë ka munguar por edhe është keqinterpretuar dhe keqpërdorur madje edhe brenda marëdhënieve intime në çift.
Dashuria apo (agapi në greqisht) është dashuria si veprim i mirësisë së përsosur për hir të tjetrit, dmth bëj gjithçka të mundur për mirëqenien e tjetrit. Dashuaria është një energji që buron nga vetë Perëndia, sepse: ?Perëndia është dashuri?(1 Joani 4-8)
Njerëzit të nxitur nga instikti seksual, epshi, e ngatërrojnë dashurinë (agapin) dhe kushtëzojnë vetëm me epshin (erosin në greqisht). Erosi është dashuria për hir të bashkimit me tjetrin.Dashuria erotike e çliruar nga pasionet mëkatare është e pastër, e lejuar dhe bekuar në çiftn e martuar.
Por kur epshi dhe erosi ushtrohen jashtë martese dhe vetëm për kënaqësi perosnale egoiste dhe perverse, atëhere ky akt seksual është mëkat dhe mallkim për çiftin që bashkohet si jashtë dhe brenda martesës.
Tek ky lloj epshi dhe erosi mëkatar fillon edhe keq interpretimi dhe keq festimi i ditës së dashurisë, ose si i thonë Shën Valentinit mbrojtësi i të dashuruarve.
Shën Valentini ishte nje? prift i krishterë dhe shërbente ne? Rome?n e viteve (269- 270 ps K.)
Në atë kohë perandori romak Kladio i II (268 -270) kishte ndaluar martese?n e ushtare?ve, qe? ata te? mos dezertonin nga ushtria duke pasur ve?me?ndjen tek familja e tyre ashtu si e kishte krijuar dhe urdhëruar Krijuesi tek çifti i parë njerëzor: ?Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni (Zanafilla 1, 27-28). ?Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm (Zanafilla 2 -23).
Prandaj Martesa është një nga shtatë misteret e Kishës Apostolike.
Shenjtori nuk ju bind urdhërit perandorak dhe i martonte fshehurazi ushtarët e krishterë që shërbenin në ushtrinë e perandorit. Për ke?te? shkelje te? urdhe?rit perandorak, She?n Valentini u arrestua dhe u de?nua me prerje koke ne? rruge?n Flaminia ne? veri te? Rome?s. Ne? bazilike?n ?Santa Maria në Cosmedin? ne? Rome? gjendet e ekspozuar pe?r t?u nderuar kafka e She?n Valentinit se? bashku me nje? kurore? me lule.
Ky shenjtor u nderua në sinaksarët kishtar si Jeromartir dhe nderohet në ditë të ndryshme si në perëndim edhe në lindje, por shpërfytyrimi i nderimit të shenjtorit filloi në shekullin ( XIV- XV), ne? fillim ne? Angli e pastaj ne? shume? vende te? pe?re?ndimit ku mbizotëroj reforma protestante.
Ne? Angli, përgjatë këtyre vitetve, po lule?zonte tradita e romantic?izmit, sidomos i lete?rke?mbimeve drejtuar te? dashuruarve me shprehjen ?Valentini im?. Ne? shume? letra romantike te? kohe?s e gjejme? ke?te? dixhitur romantike, psh e gjejme? edhe ne? tragjedine? e Hamletit nga Uilliam Shekspir (1564-1616).
Tek akti IV, skena 5, e Hamletit, Ofelia shkruan me trishtim: ?Nese?r e?shte? Dita e She?n Valentinit. Shume? here?t ne? me?ngjes?Do te? vij ne? dritaren te?nde te? te? lutem, te? me? be?sh Valentinin te?nd.?
Që nga ajo kohë deri më sot dita dhe emri i Shën Valentinit nga heterodoksët ka pësuar një shpërfytyrim dhe tjetërsim blasfemues ,dmth nga mbrojtësi i martesës së bekuar nga Zoti dhe Kisha Apostolike na është paraqitur si një kodosh që nxit epshin dhe mbulon mardhëniet e pamoralshme jashtmartesore, ose tradhëtitë bashkëshortore mes të ?dashuruarve?.
Patjetër kjo nuk është rastësi, sepse heterodoksët nuk i nderojnë shenjtorët dhe Misteret e Kishës edhe Misterin e Martesës, kështu që ishte një plan i mirëorganizuar nga frymrat dinake për ta katandisur emrin dhe veprën e shenjtorit në këtë gjëndje si sot.
Dua t?ju kujtoj se doktrina e heterodoksëve protestantë, që njeriun shpëton vetëm nga besimi dhe jo nga veprat, nxiti një liberalizëm seksual, goditi martesën kishatare dhe solli shumë degjenerim mes popullatës vendase sidomos në Gjermani dhe më pas kudo ku u përhap reforma. Shëmbull ishte vetë kryetari i reformës Martin Luteri (1483 -1546) i cili ishte një prift murg katolik që hoqi dorë nga priftëria dhe nga betimi i murgjërisë. Ai fliste kundër martesës kishtare dhe thoshte për të justifikuar veprimet e veta mëkatare, se: ?Do bëj martesën dhe do ta bëj që të qesh e gjithë bota?.
Dhe vërtet në moshën 42 vjeçare u martua me një murgeshë katolike Katerina Bora 27 vjeç , që edhe ajo hoqi dorë nga murgjëria. Këtë martesë civile ai thoshte se e bënte:?për inat të djallit? Doktrina e tij ishte kontraditore ai thoshte: ?Bëhu mëkatar dhe bëj shumë mëkate, por beso sa më shumë të jetë e mundur tek Krishti dhe do të shijosh paqen dhe shpëtimin tënd pranë Tij?. Por përsëri e vriste ndërgjegjaja dhe opinion i njerëzve për veprimet që kishte bërë, sa thoshte: ?Me këtë martesë e ndjej se kam rënë poshtë , jam bërë rezil?.
Kurse miku i tij i ngushtë, Melangtoni, shkruante: “Shikojeni këtë shoqëri protestante! Sa batakçinj dhe pijanec e kumarxhinj, sa të shthurur e vulgarë! Studiojini doket familjare. A janë më të pastra nga jeta e paganëve? Dhe përfundonte: “Më shumë se dhe ujrat e lumit Elba do të ishin lotët që do të derdheshin për të qarë të keqen që solli reforma!”.
Luteri tashmë e kishte kuptuar qartë që për shkakun e tij ky popull gjendej në një mjerim të tillë moral. Sa herë që ai guxonte t’i këshillonte ithtarët e tij, ata i përgjigjeshin: “Ti nuk na mësove se njeriu është i pazot për të bërë vetë të mirën dhe të justifikohet para Perëndisë?”. Kur i përmendnin skandale të tjera, ai i dëshpëruar dhe me një ironi të hidhur thërriste:”Rroftë kurvëria e fshehtë, gratë e gjermanëve janë dosa të paturpshme”. Qyteti i Vitembergut, ku u zhvilluan këto reforma të çakërdisura, ishte bërë Sodoma e Gomora. Kurse banorët e këtij qyteti ishin katandisur “kafshë mosmirënjohëse, vjedhës, hajdutë dhe fajdexhinj”.
Në këtë kohë reforme shumë festa pagane dhe personazh mitik u risollën në kujtesë duke zëvëndësuar festat dhe simbolikat e krishtera, si psh grazhdi u zëvëndësua me pemën, po ashtu edhe kremtimi i shenjtorëve jo vetëm u hoq nga festat e vitit, por emri i tyre u përdor me qëllim për të justifikuar jetën e shthurur mëkatare si një deskrititim për shenjtorin por edhe një qetësim i vrasjes së ndërgjegjes që i akuzonte për kurvëri dhe kurorshkelje sipas Shkrimit të Shenjtë dhe shenjtorëve.
Nuk duhet të çuditemi që sot dita e Shën Valentinit i cili u martirizua për dashurinë e pastër dhe martesën e bekuar që kurorëzohet me nder edhe lavdi në Misterin e Martesës në Kishën Apostolike nuk është gjë tjetër veç një ditë për nder dhe kujtim të ?Erosit? ose ?Kupidit?.
Erosi (Kupidi) ky personazh mitologjik pagan besohej si ?zot? i dashurisë idilike mes perëndive të Olimpit dhe njerëzve. Në mitologji personifikohet me djalin e vogël me krahë engjëlli që godet me shigjetë dhe i bën njerëzit të bien në dashuri. Në Greqinë e lashtë ai njihej si Erosi dhe ishte djali i vogël i Afërditës, perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë, kurse për romakët që importuan kulturën helene ai njihet si Kupidi dhe nëna e tij ishte Venusi.
Në fakt nga vetë mitologjia ai nuk është edhe aq engjëllor sa duket, sepse shpesh herë është konsideruar dinak me shigjetimet e tij në zemrat e njerëzve.
Sipas mitologjisë, shigjetat e tij simbolizonin dëshirat dhe emocionet e dashurisë, por edhe të gjitha sfilitjet e shpirtit. Kupidi godiste me harkun e tij njerëzit dhe perënditë duke bërë që të dyja palët të binin thellë në dashuri, të vuanin po aq shpesh si pasojë e mospërmbushjes së saj (Zanafilla 6 3-4). Si figura e dashurisë, simboli i tij ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në festimet e dashurisë dhe të të dashuruarve mes paganëve.
Po sipas mitologjisë Kupidi ishte i verbër! Po ashtu e verbër është dashuria që krijohet prej tij shpesh pa kurrëfarë lidhje mes njëri- tjetrin, dmth pa asnjë lidhje bazike dhe ideale për jetën, por vetëm nga tërheqja seksuale, erosi.
Madje shigjetimiet e tij japin ndjesi erotike që përfundojnë në mardhënie seksuale edhe midis të afërmve të një gjaku, që ne e quajmë inçest. Dhe këto nuk janë raste të rralla. Madje këto marrëdhënie seksuale në lidhje gjaku të cilat kryen brenda familjes janë parë si opsione optimale që të fshihet kurvëria para opinionit publik. Ashtu si thuhet : ?nuk ke ndonjë kushuri të dashur?.
Kubiti si thamë këto lidhje erotike i realizon me harkun edhe shigjetat e tij që sipas Ovidit, poetit të famshëm latin, në veprën e tij ?Metamorfoza? na përmend se ka dy lloje shigjetash: “Njëra e artë me majë të mprehtë, e cila ishte shigjeta e dashurisë dhe e dëshirës së pakontrollueshme dhe tjetra ajo që linte plagë dashurie.Kurse në një tjetër variant të gjetur rreth shekullit të XV-të, Kupidi paraqitet me tre shigjeta.
E arta, e cila godiste zemrat e buta, plagët e të cilave shëroheshin më lehtë.
Shigjeta e argjendtë shkaktonte plagë imponuese, jo edhe aq të lehta për tu mbyllur.
Ndërsa shigjetat e çelikut shkaktonin plagë zemre që nuk mbylleshin kurrë”.
O njerëz ?të verbër që udhëhiqni të verbërit? (Mateu 15-14) Erosi ose Kupidi nuk është gjë tjetër veç demoni i kurvërisë që :”shfaqet si ëngjëll drite” (2 Korintianëve 12-14) dhe i shigjeton njerëzit me shigjetën e helmatisur të epshit, ashtu si na tregohet edhe tek jeta e Shën Andonit të Madh që si i ri që ishte dhe asketizonte me jetë murgjërore luftohej nga ky demon i cili mbasi nuk ariti dot ta rrëzoj shenjtorin në kurvëri u detyrua t?i shfaqet si një fëmijë i zi i dobët duke thënë këto fjalë për veten e tij: ?Talla shumë vetë dhe pjesën më të madhe të tyre e shkatërrova. Por tani u bëra i pafuqishëm , sepse ja ku u përplasa sipër teje dhe mundimeve të tua. Më munde ashtu si ndodhi dhe me shumë asket të tjerë?. Andoni e pyeti se cili ishte ai që thoshte ato fjalë. Djalli lëshoi ca britma të vajtueshme dhe histerike:?Unë jam shoku i kurvërisë. Unë mora përsipër të ngre kurthet që të robërojnë tek ajo. Unë u sjell të rinjve ngacmimet përkëdhelëse. Më quajnë fryma e kurvërisë. Shumë njerëz që donin të jetonin me dlirësi, i kam hedhur në greminën e mashtrimit! Sa shumë veta kam bindur duke i mashtruar me përkëdheljet e mia!Unë jam ai që profeti e akuzon duke thënë: ?Fryma e kurvërisë, iu mashtroi?. Sepse unë i shkatërrova ata me anën e fuqisë sime. Unë jam ai që të ngacmova shumë herë. Por ti më shkatërrove, nuk kam më fuqi?.Andoni, pasi lavdëroi Zotin, mori guximin kundër tij dhe i tha:?Je i denjë vetëm për t’u përbuzur, je i errët në mendje dhe i pafuqishëm si fëmijë. Nuk më pëlqen të merrem më gjatë me ty. Zoti është ndihma ime dhe unë do t’i shikoj triumfues armiqtë e mi? (Psalmi 118/7).
Prandaj mos u gënjeni të paktën ju o të krisherë orthodhoks dhe mos bini në blasfemi si ata që janë jashtë Kishës që të tjetërsoni shenjtorët martirë në kodoshë të kurvërisë në demonin e kurvërisë, sepse ky është një mëkat i pafalshmë dhe ata që blasfemojnë në këtë mënyrë do të mallkohen dhe dënohen përjetësisht nqs nuk pendohen dhe nuk heqin dorë nga festime të tilla që ngjajnë me festime pagane si ishte ai në feste?n pagane te? romake?ve, Luperkalia, qe? kremtohej nga data 13-15 shkurt që lidhej me pjellorine? dhe festohej me propozime dashurie të burrave ndaj grave që pëfundonin në dehje e orgjira nëpër rrugët e Romës.
Apostull Pavli:?Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, të cilët do të ndalojnë martesën?(Timotheu 1-2).
Përsëri Apostulli i kombeve Shën Pavli që quhet edhe goja e Krishtit është shumë i qartë kur na thotë: ?Por trupi nuk është për kurvëri, po për Zotin, dhe Zoti për trupin…A nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t’i bëj gjymtyrë të një kurve? Mos qoftë ashtu!A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ”Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm”. Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të. Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet. A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkisni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.” (I Korintasve 6 : 13-20)
“Por pe?r shkak te? kurve?rise? secili gruan e vete?, dhe secila te? kete? burrin e vete?? (I Korinasve 7-2)
?Be?ni, pra, te? vdesin gjymtyre?t tuaja qe? jane? mbi toke?: kurve?rine?, ndyre?sine?, pasionet, de?shirat e ke?qija dhe lakmine?, qe? e?shte? idhujtari; pe?r ke?to gje?ra zeme?rimi i Pere?ndise? vjen pe?rmbi bijte? e mosbindjes?(Kolosiane?t 2, 5-6)
?Mos u ge?njeni: as kurvare?t, as idhujtare?t, as shkele?sit e kurore?s, as te? zhburre?ruarit, as homoseksuale?t, as vjedhe?sit, as lakmuesit, as pijanece?t, as pe?rqeshe?sit, as grabite?sit nuk do te? trashe?gojne? mbrete?rine? e Pere?ndise?.? (Korintasve6-9) ?? pjesa e tyre do te? jete? ne? liqenin qe? digjet me zjarr dhe squfur, qe? e?shte? vdekja e dyte?.?(Zbulesa 21-8)
Po ashtu kanunet kishtare janë shumë rigorozë për mëkatin e kurvërisë i kryer në rrethana të ndryshme me njerëz të ndryshëm.
Shën Vasili i Madh shekulli i IV na thotë: ? Kurorëshkelja dënohet me 15 vite largim nga Kungata Hyjnore, ndërsa kurvëria me 7 vite. Homofilia (homoseksuakiteti) dënohet si kurorëshkelja me 15 vite privim nga Kungata Hyjnore. Inçesti mes motrës dhe vëllait dhe mes prindit dhe fëmijës dënohet me 20 vite privim nga Kungata Hyjnore. Incesti normal me kushërij të afërt dënohet me 12 vite? Shën Vasili i Madh.
Kurse Ignat Joan Briancaninof shekulli XIX na thotë: ?Mëkati i kurvërisë ka vetinë e bashkimit të paligjshëm të dy trupave në një. Kështu, edhe pse falet menjëherë pas pendimit dhe rrëfimit, sigurisht nëse njeriu mëkatar e braktis kurvërinë, pastrimi i trupit dhe i shpirtit prej saj kërkon shumë kohë, në mënyrë që lidhja që ishte krijuar midis trupave, dhe ishte mbjellë në zemra duke helmuar shpirtrat, të shkatërrohet dhe të asgjësohet. Për këtë arsye Kisha përcakton një periudhë të madhe kohore pendimi për ata që ranë në kurvëri, dhe pas kalimit të kësaj kohe Kisha i lejon që të kungojnë Trupin e Tërëshenjtë dhe Gjakun e nderuar të Krishtin. Të gjithë, pra, sa jetuan në liri, të gjithë sa u plagosën prej pasioneve të ndryshme dhe veçantërisht sa kanë rënë në greminën e kurvërisë, nëse sigurisht kurvëria ju është bërë zakon, kanë nevojë për shumë kohë për t?u pastruar me pendim, që të zhdukin prej shpirtrave të tyre kujtimet mëkatare, të largohen prej mëkatit, të fitojnë një moral të krishterë, me ruajtjen e urdhërave ungjillore dhe kështu të bëhen të aftë për ushtrimin e lutjes së vazhdueshme të zemrës. (Shën Ignat Briancaninof)
Sipas Shën Paisi Agjoriti (1924-1994) : ? Çdo marëdhenie jashtë martesore është një inxheksion i djallit që e helmon dashurinë mes dy të njerëzve?.
Prandaj të krishterët mos festoni Shën Valentinin si e feston bota me lule dhe dhurata dhe kartolina provokuese erotike që të mos bini pre e shigjetimit të Erosit, Kupidit demonit të kurvërisë dhe në fund të ditës të plagosur në zemër të rrëzoheni nga mëkati i kurvërisë të dëshpëruar dhe të helmoni dhe vdisni dashurinë tuaj, por kundërshtojeni demonin e kurvërisë, sespe: ?Demonët, nuk kënaqen me asgjë tjetër më shumë sesa me erën e keqe të kurvërisë dhe me asnjë pasion tjetër sesa me ndotjen e trupit? Shën Joani i Shkallës.
Të rinjë të krishterë lutuni shenjtorëve edhe Shën Valentinit si mbrojtësit të dashurisë (agapit) që t’ju mbrojë nga shigjetimit i demonit të kurvërisë (erosi), t?ju mbaj të pastër moralisht dhe ta ripërtërini lidhjen tuaj të dashurisë jo vetëm me lule ,dhurata dhe kartolina,mesazhe dashurie që kur janë të vërtëta janë të mira dhe të nevojshme, por që nuk mjaftojnë, sepse duhet patjetër bekimin i Zotit në Misterin Martesë në Kishën Apostolike Orthodhkse që dashuria juaj të ripërtërihet dhe të jetojë përjetësisht në çift .
Kurse të martuarit t?i luten po ashtu shenjtorëve dhe Shën Valentinit si mbrojtësit të martesës të qëndroni besnik deri në fund pa e tradhëtuar njëri tjetrin, sepse: ?Martesa duhet te? nderohet nga te? gjithe? dhe shtrati martesor i pape?rlyer, sepse Pere?ndia do te? gjykoje? kurvare?t dhe kurore?shkele?sit.? (Hebrejnve 13-4)./ CNA.al
Një i ri është arrestuar nga forcat policore në Korçë, pasi ...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij sot në...
Për çfarë bën reklamë një kompani inceneratorësh, çfarë duhe...
Administratorja e kompanisë Integrated Energy BV, Ariola Kod...
Socialistët, pjesë e Komisionit Parlamentar Hetimor janë kth...
Administratorja e kompanisë, “Integrated Energy” Ariola Kod...
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin këtë të hënë për ta lënë...
Janë arrestuar disa persona në Durrës, pasi kanë kryer vepra...
Gjykata e Lezhës pak më parë caktoi “arrest me burg” për 39-...
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka njoftuar se ka përjash...
Kreu i Shtetit Ilir Meta ka dekretuar Gent Sejkon për t’u zg...
Avokati Spartak Ngjela ka dalë me një parashikimin për situa...
4 qytetarë janë arrestuar këtë të hënë, pasi kanë kryer akti...
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me mbërritjen e...
Një 19-vjeçar është prangosur nga autoritetet policore për a...
Deputetja e PD, Ina Zhupa e ka cilësuar aferën e Incenerator...
Gjykatat kanë regjistruar vitin e kaluar 722 padi për çështj...
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku s...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve së bashku me tetë grupe ...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar dy ditë më parë në lidhje me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...