Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
?Pas një viti Aleksandri mbaron klasën e 9-të në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë e Shikojnë. Ankthi im ka nisur që këtë vit kur mendoj se ai do të qëndrojë gjithë ditën në shtëpi?. Majlinda është 50-vjeç dhe ka dy fëmijë. Aleksandri 16- vjeçështë fëmija i dytë, pas vajzës që sot është maturante.
Majlinda thotë se në moshën 4- vjeç Aleksandri diagnostikohet me sëmundjen e autizmit dhe prej asaj dite, jeta e familjes Rusi ndryshoi rrënjësisht.
?Lindja e Aleksandrit ishte një gëzim për të gjithë ne. Pas vajzës, ky ishte djali që prisnim të gjithë. Por gëzimi do na pritej në buzë kur mësuam sëmundjen, pas 4 vitesh që nuk fliste e reagonte si të gjithë fëmijët e tjerë?, tregon Majlinda dhe lotët i rrjedhin faqeve.
Djali është dhimbja e saj. Me rritjen e tij nisën të shfaqen dhe problemet e tjera, epilepsia ku kriza të herëpashershme e linin djalin dhe me ditë pa gjumë, e bashkë me të dhe Majlindën.
Në moshën 9-vjeç do të regjistrohej në klasën e parë në Institutin e Fëmijëve që nuk shikojnë e dëgjojnë.
Shpenzimet për Aleksandrin nisën të rriteshin bashkë me moshën pasi vetëm seancat me psikiatrin ishin 2 mijë lek ora. Nevojat për terapi me psikologë po ashtu e nga ana tjetër dhe medikamentet për trajtimin e epilepsisë që Majlinda i blen pa rimbursim.
?350 mijë lek më kushtojnë medikamentet në muaj. Nuk i marr të rimbursuara sepse nuk i jepnin efekt. Djali përfiton 13700 mijë lek pagesë kempi dhe po aq unë si nënë kujdestare. Por nevojat janë edhe më të mëdha?, thotë gruaja.
Por, sëmundja e Aleksandrit ka dëmtuar dhe gjendjen shëndetësore e psikologjike të Majlindës.
?Nuk më zë gjumi natën. Prej moshës 4 vjeç të Aleksandrit ndërpreva punën dhe qëndroj me të. Këto 12 vjet kanë kaluar me stres, vetë jam prekur nga hipertensioni, veshi i mesëm dhe mjekët më thonë se shkaktar është dhe stresi që përjetoj prej djalit?, thotë nëna e Aleksandrit.
Prej tij ka harruar gati dhe vajzën. Ajo është maturante dhe po mësohet tja dalë vetë sepse e di që të dy prindërit kanë Aleksandrin merakun më të madh.
?E vetmja kohë e imja e lirë ështa koha kur Aleksandri është në shkollë. Përpiqem të eci në këmbë në ajër të pastër, të qetësoj mendimet e të harroj për pak çaste situatën e djalit. Por pasditja në shtëpi është plot zhurma sepse ai në pamundësi t? flasë, vetëm thërret e vajza kërkon qetësi për të studiuar por nuk e lë ai?, tregon Majlinda.
Por edhe i jati Kujtimi mban përbrenda dhimbjen për të birin.
Ai punon gjithë ditën për të siguruar të ardhurat sepse është i vetmi burim i të ardhurave në familje.
Ndryshe nga familjet e tjera, ai nuk pushon dot fundjavave me familjen sepse i duhet të punojë. As pushime në verë nuk mund të bëjnë, sepse prioritet është djali, medikamentet dhe shpenzimet e terapive. I duhet të punoj? 16 orë çdo ditë.
Ankthi i të dy prindërve të Aleksandrit është e ardhmja e tij.
Shqetësimi i prindërve të fëmijëve autikë është i njëjti, shërbim në shkollë me psikologë e logopedë që janë të pamjaftueshëm sepse në Institutin e Fëmijëve që nuk shikojnë e dëgjojnë është vetëm një psikolog.
Po ashtu prindërit kujdestarë kërkojnë që kujdestaria tu njihet si vjetërsi pune. Po ashtu ata kërkojnë një rivlerësim t? pagesës së kempit në bazë të paaftësisë.
Në fund, të gjithë ndajnë një ankth, si do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre?
?Kur ne të mos jemi, kush do të kujdeset për të, ky është mendimi që më vjen në mendje sa herë fle dhe zgjohem. Të gjithë na thonë të bëhemi të forta por ne futemi në dhe e dalim prapë prej dhimbjes që ndjejmë për djemtë tanë?, thotë Majlinda./si
Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2021 është 6.939, d...
Kthjellime dhe vranësira të lehta karakterizojnë kushtet e m...
Conceta Maarotta është një italiane që jeton që prej vitit ’...
Nga Miron ÇakoSëmundja epidemike Covid-19 me mutacionet e ...
Nga: Miron ÇakoSëmundja epidemike Covid 19, që është kt...
“Qyteti i trafikut” është këndi i parë edukativ dhe argëtues...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se Qeveria ka ma...
Vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kalimi i një fronti të ...
Platforma Kombëtare ISIGURT.AL, ngre alarmin për vijim e rri...
Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me a...
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i er...
Kur duhet t’i çojmë fëmijët në çerdhe? Kjo është një pyetje ...
Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta...
Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të jetë në dominim...
Në fillim të janarit, Bashkia e Tiranës vendosi të ndalojë q...
Edhe pse 73 vjeç, mjeku Fatmir Baze i dalë në pension vazhdo...
Zhvillimi i një qendre anticiklonare mbi Ballkan do të sjell...
Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të l...
Xovasar Çakmaxhian, mësuesi armen i shqiptarëve ka ardhur me...
Sot, do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në zonat ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...