Vendimet e bordit/ Ulet çmimi i benzinës, nafta vijon rritjen
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Përballë trysnisë në rritje për të lehtësuar kufizimet lidhur me pandeminë, Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po bënte plane për një fazë më lehtësuese në raport me kufizimet në nivel kombëtar. Por shtetet që e kanë humbur durimin, mes tyre Nju Jorku që drejtohet nga një guvernatore demokrate, e kanë bërë të qartë se nuk do të presin Uashingtonin ndërsa irritimi publik po rritet.
Guvernatorja Kathy Hochul njoftoi se Nju Jorku do t’i japë fund urdhrit mbi vendosjen e detyruar të maskave në shumicën e ambienteve publike të brendshme, por ai do të vazhdojë të jetë në fuqi për shkollat. Autoritetet e shtetit të Ilinoisit njoftuan të njëjtën gjë.
Në fillim të kësaj jave, Nju Xhjersi, Konektikati dhe Dellaueri bënë publike plane për t’iu bashkuar atyre shteteve që kanë hequr ose nuk kanë pasur kurrë urdhra në fuqi, për mbatjen e maskave në shkolla. Shteti i Masaçusetsit do të ndjekë shembullin në fund të këtij muaji. Të gjitha këto shtete, përveç Masacusetsit, drejtohen nga guvernatorë demokratë.
Presidenti Biden, i cili ka premtuar prej kohësh të ndjekë shkencën në përballjen me pandeminë, duket ?i rrethuar?, ndërsa pret udhëzime të reja nga zyrtarët federalë të shëndetësisë, të cilët deri më tani vazhdojnë të rekomandojnë që pothuajse të gjithë amerikanët të mbajnë maska në shumicën e ambienteve të brendshme.
Duke i dalë në mbrojtje Presidentit Biden, sekretarja e Shtypit Jen Psaki pranoi se njerëzit janë të lodhur nga maskat, por shtoi se administrata po ndjek këshillat e ekspertëve të cilët siç tha, mbështeten tek provat shkencore.
?Kjo gjë nuk lëviz me shpejtësinë e politikës, por me shpejtësinë e të dhënave?, tha ajo.
E ndodhur qartësisht nën trysni, Shtëpia e Bardhë për herë të parë pranoi se po bën plane mbi këtë çështje, dhe tha se po zhvillohen diskutime private, për të hartuar masa që e largojnë vendin nga faza e emergjencës lidhur me pandeminë në të cilën ndodhet aktualisht.
Koordinatori federal mbi COVID-19 Jeff Zients tha se zyrtarët po konsultohen me drejtuesit shtetërorë dhe lokalë si dhe zyrtarë të shëndetit publik mbi hapat e ardhshëm të mundshëm. Por ndërsa guvernatorët dhe zyrtarët lokalë po ushtrojnë trysni për udhëzime më të qarta federale për lehtësimin ose dhënien fund të kufizimeve, disa shtete, qytete e borde shkollash po miratojnë politika që ndryshojnë gjerësisht nga ato që janë në fuqi, nga një vend në tjetrin.
“Po punojmë lidhur me këto udhëzime, por nuk kemi mbërritur ende në fund“, tha drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Dr. Rochelle Walensky në një telekonferencë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.
Shtëpia e Bardhë nuk ofroi asnjë afat kohor për rishikimin e udhëzimeve apo se çfarë pritet të rekomandojë. Disa kritikë nuk e shohin këtë si një gjë të mirë.
I pyetur nëse Presidenti Biden është ose jo në dijeni të asaj që po ndodh në vend, zonja Psaki i doli në mbrojtje duke shtuar se “qeveria federale, ka përgjegjësinë të mbështetet tek të dhënat shkencore dhe ekspertët e mjekësisë”.
E pyetur se cilat udhëzime duhet të zbatojnë amerikanët; rregullat më pak kufizuese shtetërore ose lokale apo udhëzimet më të rrepta federale, zonja Psaki përsëriti këshillën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, që këshillon çdo amerikan të ndjekë udhëzimet e CDC-së.
Por Guvernatorja e Nju Jorkut Hochul e të tjerë, duket se nuk po presin. Ata po i japin fund ose lehtësojnë shumë urdhra kufizues. Megjithatë shteti i Nju Jorkut do të vazhdojë të mbajë në fuqi urdhrin për mbatjen e detyruar të maskave në shkolla dhe objekte shëndetësore.
“Duke pasur parasysh infeksionet në rënie, rënien e numrit të shtrimeve në spital, kjo është arsyeja pse ndihemi rehat ta bëjmë këtë gjë, duke filluar nga nesër“, tha zonja Hochul të mërkurën.
Edhe aleatët e administratës kanë argumentuar se Presidenti Biden duhet të paktën të përcaktojë një udhërrëfyes për t’iu kthyer normalitetit.
Por ndihmësit e tij thonë se ai ka patur mëdyshje, pjesërisht për shkak të një deklarate të tij verën e kaluar kur njoftoi “pavarësinë nga virusi?, gjatë një fjalimi me rastin e ditës së pavarësisë së vendit, çka rezultoi e parakohshme përballë variantit Delta e më pas atij Omicron.
Megjithatë, tashmë rastet dhe shtrimet në spital si pasojë e COVID-19 kanë rënë ndjeshëm, pasi shënuan kulmin në fillim të këtij viti, mes përhapjes së variantit shumë të transmetueshëm atij Omicron. Tashmë pjesa dërrmuese e amerikanëve janë vaksinuar dhe kanë marrë përforcues që garanton më shumë efektivitet ndaj virusit.
Megjithatë, më shumë se 2,000 njerëz po vdesin çdo ditë në vend si pasojë e COVID-it dhe brenda administratës ka zëra kundër heqjes dorë nga kufizimet ndërsa numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë./voa
Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak...
Bordi Mbikqyrës i Mediave (RTÜK) në Turqi u ka bërë kërkesë ...
Perëndimi grindet si të veprojë me Rusinë. Nga njëra anë anë...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, bëri thirrje t...
Uashington, Berlin, Kiev, Moskë – Kancelari gjerman po bën n...
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar Bitcoin me...
Ish- papa Benedikti XVI kërkoi falje të martën për trajtimin...
“Unë ju premtoj, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë,” th...
Për herë të parë që nga marrja e detyrës kancelari gjerman S...
Mali i Zi ka zhvilluar këtë të hënë seancën e jashtëzakonshm...
Presidenti i SHBA, Joe Biden akuzon Vladimir Putin se po kër...
Viktoria Makarova, menaxhere në një kompani ndërtimi në qyte...
Në Kosovë në 24 orët e fundit, janë regjistruar tetë viktima...
Mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë, administrata Biden ...
Nëse është e vërtetë thënia që nuk do të ketë të shtëna për ...
Mediat në Perëndim po referojnë për opsionin e një pushtimi ...
Nga Taylor Millard “The Spectator”Shumë shpejt pritet të nis...
Gazpromi po ecën mirë, madje shumë mirë. Kreu prej shumë vit...
Olaf Scholz në prag të vizitës së tij të parë tek presidenti...
Kancelari gjerman Olaf Scholz sinjalizoi të dielën se ishte ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...