Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Gazpromi po ecën mirë, madje shumë mirë. Kreu prej shumë vitesh i koncernit energjetik rus, Alexej Miller, në fillim të janarit deklaroi se 2021 ka qenë një vit rekord për Gazpromin, si sa i përket përftimit të energjisë ashtu edhe fitimeve.
Kërkesa në rritje dhe rritja eksplozive e çmimeve për gazin dhe naftën për këtë sipërmarrje nënkuptojnë, që paraja rrjedh. Aksionerët e Gazpromit kanë arsye të gëzohen. Shteti rus kontrollon shumicën e aksioneve dhe përcakton kursin e sipërmarrjes. Por aksione të Gazpromit kanë edhe sipërmarrjet gjermane, si furnizuesi i energjisë E.ON dhe shumë aksionerë të tjerë të vegjël.
Lidhjet e koncernit me Kremlinin janë mjaft të ngushta. Kryetari i kryesisë së Gazpromit, Alexej Miller është një mik i vjetër i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, pra pothuajse gjithmonë në tryezën e këshillit mbikqyrës të koncernit dhe të kryesisë së Gazpromit është njësoj sikur Putin të jetë i pranishëm aty. Sipërmarrja është më e madhja në botë për nxjerrjen e gazit, ka gati 500.000 punonjës dhe sipas të dhënave të veta posedon edhe rezervat më të mëdha të gazit të Rusisë në mbarë botën.
Dominanca e Gazpromit në tregun në Europë buron nga një monopol. Vetëm Gazpromi lejohet sipas legjislacionit rus që të menaxhojë linjat e gazsjellësit. Si rrjedhojë prej dekadash firma është furnizuesja më e madhe në BE.
Rreth 43 përqind e gazit natyror, që konsumohet në BE, vjen nga Rusia.Pjesa tjetër vjen nga Norvegjia, furnizimet me gaz të lëngshëm nga Lindja e Mesme dhe SHBA-ja si dhe nga Algjeria e Libia, njofton Enti i Statistikave të BE Eurostat.
Kuota në treg e gazit rus në vendet anëtare të BE-së është shumë e ndryshme. Si rregull bazë vlen: sa më në lindje as më në varësi janë shtetet. Gjermania është konsumatorja më e madhe në BE, duke përftuar rreth 55 përqind të gazit të vet nga gjiganti rus i energjetikës.
“Gazprom e shfrytëzon dominancën në treg, duke influencuar çmimet me sasinë e gazit që furnizon në Europë”, thotë eksperti i energjetikës Georg Zachmann nga Institut think tank për Politikën Ekonomike “Bruegel” në Bruksel.
Dekadat e kaluara BE-ja është përpjekur përmes rregullimeve që të konsolidojë një treg gazi relativisht të unifikuar në Europë. Mbi bazën e kësaj rregulloreje Gazprom furnizon deri në pikat e tranzitit në kufijtë e jashtëm të BE-së, e pastaj gazi tregtohet midis vendeve anëtare. Në këtë mënyrë p.sh. Gjermania mund të blejë gaz nga Rusia dhe ta përçojë atë më tej në Poloni apo edhe në Ukrainë. Interesi i Gazpromit është në të kundërt, që të kontraktojë direkt me marrësit, për të ruajtur varësinë në një nivel të lartë.
“Kjo është një lloj gare mes rregullatorit europian, që përpiqet të krijojë një treg të përbashkët me çmime të njësuara dhe Gazpromit, që përpiqet të aplikojë çmime të ndryshme në vende të ndryshme”, thotë për DW eksperti i energjetikës Georg Zachmann.
Ndërsa Gazpromi insiston, që edhe këtë dimër u është përmbajtur të gjitha marrëveshjeve afatgjata për furnizimin, Georg Zachmann vëren, se Gazpromi ka furnizuar më pak gaz në treg me kontratat afatshkurtëra. “Gazprom u përmbahet kontratave të veta, kjo është e drejtë, por gjithmonë vetëm në nivelin më të ulët të premtimeve”, deklaroi së fundi presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Të tjerë ofrues të gazit në treg në sfondin e rritjes së vrullshme të kërkesës dhe çmimeve rekord i kanë rritur dukshëm furnizimet e tyre.
Vitet e kaluara tregu afatshkurtër është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, shpjegon Zachmann, sepse është synuar pikërisht shkëputja nga varësitë afatgjata prej Gazpromit. Presidentja e Komisionit të BE-së von der Leyen e quan të ?habitshëm” komportimin në biznes të firmës Gazprom, sepse pavarësisht rritjes së kërkesës nuk po ofrohet më gaz. Firma, që i përket shtetit rus, në këtë mënyrë i nxit vet dyshimet për besueshmërinë ndaj saj”, i tha von der Leyen gazetës “Handelsblatt”.
Gazprom është jo vetëm furnizuesi më i rëndësishëm në tregun europian të gazit, por luan rol edhe në rezervimin dhe shpërndarjen, që janë të rëndësishme për sigurinë e furnizimit. Pothuajse në të gjitha vendet e BE-së Gazprom është pjesëmarrës tek furnizuesit lokalë dhe rajonalë.
Në Gjermani p.sh. filiali i Gazpromit, Astora, në Rehden të Saksonisë së Ulët posedon rezervuarin më të madh nëntokësor të gazit në Europën Perëndimore, që konsiderohet si rezerva për kompensim në rast të luhatjeve mes kërkesës dhe ofertës.
Niveli i rezervave të depozitave të gazit është historikisht i ulët. Nëse Gazprom në valën e një krize politike merr udhëzim nga Kremlini, që të mos furnizojë më me gaz, kjo mund ta vështirësojë situatën me furnizimet në Europë.
Presidentja e Komisionit të BE-së von der Leyen nuk mendon, se kjo do të ndodhë. Tek e fundit ekonomia e Rusisë e fokusuar tek eksportet e energjisë është e varur prej Europës si klientja dhe investitorja më e madhe e saj.
Por sidoqoftë BE-ja bashkë me SHBA-në po përpiqet për më shumë furnizime me gaz të lëngshëm (LNG) nga Katari ose SHBA-ja, i tha von der Leyen gazetës “Handelsblatt”. Të hënën (07.02) në Uashington do të negociohet sërish mes BE-së dhe qeverisë së SHBA-së.
Ekonomistja në fushën e energjetikës Claudia Kemfert nga Insitutit gjerman për Studimet Ekonomike (DIW) mendon, se Gjermania me linjën e re gazsjellëse Nordstream 2, që furnizohet gjithashtu prej Gazpromit, do të bëhej edhe më e varur prej furnizimeve direkte nga Rusia. “Europa ka ndjekur strategjinë e diversifikimit të furnizimeve me gaz. Vetëm Gjermania ka ndjekur rrugën e kundërt dhe e ka rritur varësinë. Tani po ndihet pasoja”, i tha DW-së Kemfert. Sipas mendimit të saj nuk duhej të miratohej shitja e depozitës së gazit, ose të paktën kjo do të duhej të ishte rregulluar. Pikërisht si me naftën nevojiten rezerva strategjike edhe të gazit.
BE-ja po mendon tani, që të krijojë rezeva të tilla dhe të prezantohet më shumë se deri më sot si një kliente e vetme e blerjes së gazit. Gazpromi përpiqet ta devijojë këtë strategji dhe disa shtete të BE-së i shkojnë pas kësaj taktike. Hungaria sapo nënshkroi një kontratë ekskluzive me Gazpromin dhe mori për këtë çmime të favorshme.
Eksperti i energjetikës Georg Zachmann nga Instituti “Bruegel” nuk është shumë optimist, që BE-ja do të mund të bëjë diçka kundër dominancës së Gazpromit: “Me atë që i ka të gjitha levat në dorë mund të negociosh sa të duash e si të duash. Por nëse rubineti i gazit mund të mbyllet nga Moska, atëherë ne jemi në një pozicion të keq negocijimi.”
Për Alexej Miller, kreu i Gazpromit, biznesi me Europën është vetëm një pjesë e suksesit. Gazpromi, sipas të dhënave të veta, do të ngjitet në nivelin e koncernit kryesues të energjisë në botë. Kjo sipërmarrje operon jo vetëm me gazin, por edhe me naftën e prodhon edhe energji.
Pikërisht presidenti Putin në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin skicoi me udhëheqjen kineze një biznes të madh të furnizimit me gaz. Edhe SHBA është ndër klientët e Gazpromit. Amerikanët më 2020 kanë marrë tetë përqind të importeve të naftës nga Rusia. Kjo është më shumë se sa ka furnizuar aleatja Arabia Saudite në SHBA./DW
Olaf Scholz në prag të vizitës së tij të parë tek presidenti...
Kancelari gjerman Olaf Scholz sinjalizoi të dielën se ishte ...
Elizabeth II ishte 25 vjeç kur u bë mbretëreshë, në shkurt t...
Avionë luftarakë rusë kanë mbërritur në aerodromin ushtarak ...
Më 6 shkurt 1952 ndërroi jetë mbreti Georg VI. Kësisoj vajza...
Policia greke vijon hetimet për të bërë të mundur arrestimin...
Rusia të shtunën dërgoi bombardues me aftësi bërthamore për ...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 5 shkurt se në Kosovë ja...
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka rezultuar pozit...
Javën e kaluar, kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja hodhën p...
Ukraina dëshiron të furnizohet me armë mbrojtëse nga Gjerman...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Mosk...
Në konfliktin e Ukrainës europianët po mundohen të gjejnë zg...
Shtetet e Bashkuara kanë informacion që sinjalizon se Rusia ...
Ministria e Jashtme ruse urdhëroi veç kësaj mbylljen e zyrës...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten më ...
Joe Biden ka konfirmuar vrasjen e njërit prej liderëve kryes...
Një lëkundje sizmike, me magnitudë 5.1 e shkallës Rihter ka ...
Sipas raportimit të mediave amerikane gjatë së mërkurës (02....
12 persona janë gjetur të vdekur nga i ftohti në Turqi, pran...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...