30 vite nga traktati që krijoi BE-në
Më 7 shkurt 1992, udhëheqësit evropianë u mblodhën në qyteti...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano zhvilloi një takim me z. Tom Dowdall CBE, zëvendësdrejtor i Departamentit Ndërkombëtar, Komanda e Inteligjencës, Agjencia Kombëtare kundër Krimit – NCA Britanike dhe delegacionin që e shoqëronte. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori britanik, SH.T.Z. Alastair KING-SMITH, drejtues të tjerë rajonalë të NCA-së dhe Oficeri Ndërlidhës i NCA-së në Tiranë.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me NCA-në, por dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese britanike, si edhe shprehu falënderimet për mbështetjen e dhënë ndër vite, për strukturat e Policisë së Shtetit, nga NCA-ja, Forcat Kufitare Britanike dhe Qeveria Britanike, si në aspektin e forcimit të kapaciteteve logjistike, ashtu edhe përmes trajnimeve të vazhdueshme apo shkëmbimit të eksperiencave.
Njëherazi vuri në dukje faktin se tashmë ka ardhur koha që ky bashkëpunim të kalojë në një tjetër nivel, duke u fokusuar jo vetëm në shkëmbimin e informacionit, por edhe në organizimin e operacioneve të përbashkëta policore për goditjen e individëve apo grupeve të krimit të organizuar në fushën e luftës kundër drogës, kontrabandimit të personave apo edhe në drejtim të pastrimit të parave, identifikimit dhe sekuestrimit të aseteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.
Gjithashtu, Drejtor Nano theksoi se do të ishte me shumë vlerë që në kuadër të këtij bashkëpunimi, të ngriheshin Njësi të Përbashkëta Hetimore, sikurse janë ngritur edhe me shumë vende të BE-së, pasi do të ishin rezultative në goditjen e aktivitetit të grupeve kriminale. Gjatë takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për shkëmbimin intensiv të informacionit mes dy vendeve, në këtë drejtim.
Ambasadori britanik, SH.T.Z. Alastair KING-SMITH vlerësoi gatishmërinë dhe vullnetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për ta çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, duke theksuar se është bashkëpunim konkret, gjë që konstatohet edhe nga iniciativat e ndërmarra dhe ato të propozuara gjatë këtij takimi, të cilat janë edhe një kontribut i çmuar në forcimin e besimit mes palëve.
Tom Dowdall CBE, zëvendësdrejtor i Departamentit Ndërkombëtar NCA, duke shprehur vlerësimet nga ana e tij, për angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe propozimet e bëra gjatë takimit, theksoi se kjo dëshmon seriozitetin e Policisë shqiptare në kuadër të forcimit të bashkëpunimit për një luftë efikase kundër krimit të organizuar.
Në përfundim të takimit, palët konfirmuan edhe një herë rëndësinë e forcimit dhe kalimit në një tjetër nivel të bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore respektive, në luftën kundër krimit të organizuar, në interes të forcimit të sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve./E.K-CNA.al
Më 7 shkurt 1992, udhëheqësit evropianë u mblodhën në qyteti...
Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha e ar...
Credins bank e ka kthyer tashmë në një traditë të bukur shnd...
Këshilltari i çështjeve ligjore të presidentit Ilir Meta, Bl...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së seancës gjyq...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në përfundim...
Nis seanca në Gjykatën Kushtetues për shkarkimin e president...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tab...
Komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët është dakort...
Policia rrugore ka vijuar me kontrollet për evidentimin dhe ...
Gjykata Kushtetuese ka kaluar në diskutimin përfundimtar për...
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në një deklaratë për...
Bashkia e Roskovecit rriti taksat e pastrimit ndaj qytetarëv...
Gjykata e Posaçme e Apelit dha të premte në mbrëmje vendimin...
Dita e henë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferik...
Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara i është përg...
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dalë sot me një deklaratë mbi ...
Policia e Shtetit, gjatë kësaj jave ka kryer aksion blic dhe...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Stu...
Paolo Romani, senator, Forca Italia“Ne jemi një parti simotr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...