I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge/ Arrestohet 36 vjeçari
Forcat “Shqiponja” kanë bërë arrestimin e Elvis Lleshit, 36 ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 shtetas dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë për vepra penale të ndryshme.
Shtetasi N. C., 60 vjeç, është ndaluar nga policia, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 9-vjeçare.
Ndërsa shtetasi A. Ç., 26 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ai është akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, dhe gjatë kontrollit të banesës, i është gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, një mjet prerës dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Vihen në pranga 10 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” bënë kapjen e shtetasit në kërkim Elvis Lleshi, 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit N. C., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 9-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, një mjet prerës dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 43 vjeç, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, dhe proceduan penalisht shtetasit B. S., 36 vjeç, dhe S. A., 42 vjeç, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, pasi shtetasi R. K., ka ndërtuar një objekt pa lejen e organeve kopetente, ndërsa shtetasit B. S., dhe S. A., të cilët ishin të pasiguruar, u konstatuan duke kryer punime në këtë objekt.
Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– R. N., 19 vjeç dhe Y. T., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetet përkatëse;
– Gj. J., 28 vjeç, A. M., 28 vjeç, dhe Xh. E., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit B. M., 27 vjeç, G. M., 31 vjeç dhe Xh. M., 26 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për tu identifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. T., 29 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka goditur me grusht shtetasin R. K., 32 vjeç, dhe e ka kërcënuar me mesazhe, me anë të rrjeteve sociale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin P. K., 30 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin K. L., 37 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al
Forcat “Shqiponja” kanë bërë arrestimin e Elvis Lleshit, 36 ...
Policia e Korçës, ka vënë në pranga 4 persona dhe ka procedu...
Policia në Lushnje ka arrestuar shtetasin E.K, pasi ka kërcë...
Gjykata ka lënë në burg me afat 30 ditë, Sandër Nezhën, 57 v...
Një market në rrugën Myslym Shyri është përfshirë nga flakët...
Forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestim...
Policia e Shkodrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konf...
Shtetasi E.B 33 vjeç, banues në Mallakastër ka rënë në pran...
Reperi shqiptar, Ervin Selita i njohur me emrin e artit “Vin...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shantazhin që të ri...
Shtetasi D.M, 30 vjeç është kapur në flagrancë nga policia p...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariat...
Policia ka vënë në pranga 4 persona në Korçë, pasi kanë kërc...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në ...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar Përsëri...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditës...
Policia ka finalizuar operacionin antidrogë në Korçë të kodu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Krrabë, ku ë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Krrab...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Be...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...