web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e hotelit/ Arrestohet autori dhe e reja, shpallen në kërkim dy shokët e 30 vjeçarit

3 Shkurt 2022, 08:14, Kronika CNA

Policia ka finalizuar operacionin e koduar Parandalimi, ku janë vënë në pranga një 30 vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli.

Gjithashtu është arrestuar edhe e reja që e shoqëronte, për moskallëzim të krimit, pasi ka qenë me të në momentet kur ka ndodhur konflikti.

Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim edhe dy shokët e 30 vjeçarit, të cilët I kanë ardhur në ndihmë në momentin e konfliktit.

?Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit.

Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar ?Parandalimi?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.S., 30 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

E.D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin E. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. M., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe  Xh. S., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Shtetasi E. S., gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme?, njofton policia./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga