“Përshëndetje nga Shqipëria”/ Meta i tregon Biden macen e tij
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë shtuar...
Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij Sergio Mattarella i cili u rizgjodh President i Italisë.
Meta shkruan se gjatë këtij mandati, marrëdhëniet e shkëlqyera, historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, do të rriten e pasurohen edhe më shumë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.
Postimi
I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Sergio Mattarella
I dashur mik,
Rizgjedhja Juaj si President i Italisë, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t?Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe të sinqerta për vazhdimin e përmbushjes me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Italiane. Kam shumë besim se edhe gjatë këtij mandati, marrëdhëniet e shkëlqyera, historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, do të rriten e pasurohen edhe më shumë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.
Në emër të popullit shqiptar dëshiroj të shpreh sërish mirënjohjen ndaj popullit italian për mikpritjen e ngrohtë të komunitetit arbëresh në Itali duke vlerësuar e respektuar identitetit kombëtar e traditën shpirtërore, gjuhësore e kulturore dhe duke lehtësuar mirëintegrimin e tij të natyrshëm në shoqërinë italiane. Pritja e ngrohtë në Shën Mitër Korona dhe vizita e përbashkët në Kolegjin e Shën Adrianit, në kuadër të përkujtimit të 550-vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, kanë mbetur në kujtesën time, jo vetëm si dëshmi e ndjenjës së përbashkët të miqësisë shekullore mes dy popujve, por edhe si provë e pakundërshtueshme e vlerësimit Tuaj ndaj kësaj periudhe të veçantë të historisë sonë të përbashkët.
Njëkohësisht, i nderuar Zoti President, gjej rastin t?Ju falenderoj Ju dhe popullin italian dhe autoritetet qendrore dhe lokale të vendit Tuaj për ndihmesën e vyer ndaj shqiptarëve që emigruan tek Ju, për shpirtin mikpritës, falë të cilit, një gjeneratë e tërë të shqiptarëve tanë të Italisë përfaqësojnë denjësisht sot kombet tona, në të gjitha fushat, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Shpreh garancinë që vendet tona, si dy vende anëtare të NATO-s, do të vijojnë bashkëpunimin dhe kontributin në sigurinë rajonale e më gjerë, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme që Ju dhe vendi Juaj i keni dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, e njëkohësisht të shpreh bindjen se rizgjedhja Juaj si President i Italisë do të nxisë edhe më fort mbështetjen italiane përgjatë këtij proces të rëndësishëm europian dhe gjeostrategjik për rajonin dhe për gjithë Europën. uke Ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjenTuaj si President i Republikës Italiane dhe dëshirën për t?u takuar së shpejti,
Ju lutem pranoni, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë shtuar...
Në të gjitha akset rrugore të vendit po punohet për të garan...
ILD ka 17 inspektorë mangët. Prokurorët dhe sidomos gjyqtarë...
Kryeministri Edi Rama prezantoi në fund të dhjetorit nismën ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga parku i ri në ...
Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një letër Gjykatës Kushte...
Skandalet e abuzimeve me prokurimet nuk njohin kufi. Rasti m...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Arle...
Një skandal i përmasave vërtet të mëdha zbulohet nga Joq Alb...
Autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e Arman...
Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka lënë në burg 5 të arres...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije situatën në disa ...
Ish i përndjekuri politik Kurt Kola, është ndarë nga jeta n...
Presidenti Ilir Meta ka mbështetur dhe duartorkitur reagimin...
Dajna Sorensen ish-zv ministrja e Financave në kabinetin “Ra...
Banorët e “5 majit” që u janë shembur banesat kanë qenë ditë...
Deputeti Luan Baçi ka reaguar pasi Liljana Sema, 66 vjeç, hu...
Inceneratorët janë afera më e madhe korruptive në 30 vitet e...
Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës është një nga proje...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano nd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...