Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Në intervistë ekskluzive për DW, Lidija Prokiç, drejtoreshë e departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International shpjegon situatën në vendet e rajonit.
Deutsche Welle; Zonja Prokiç, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka pësuar rënie në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Cila është arsyeja?
Lidija Prokiç: Është e vërtetë që Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë indeksi në krahasim me vitin e kaluar. Por rëniet ose rritjet me nga një pikë nuk janë as për t?u shqetësuar shumë e as për t?u krenuar. Ajo që duhet të theksohet në rastin e Shqipërisë, është se, po ta shohim në një periudhë dhjetëvjeçare, ajo është ngritur vetëm me dy pikë. E kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin.
Për shembull?
Për shembull, shansin për të bërë një ligj elektoral që rrit transparencën dhe garanton për të gjitha partitë kushte të barabarta kandidimi në zgjedhje. Reforma zgjedhore nuk arriti ta zgjidhte këtë problem shumë të rëndësishëm dhe kjo ka ndikuar në rëndimin e situatës politike në vend dhe ka çuar në rënien e besueshmërisë te organet vendimmarrëse.
Shqipëria lëvdohet nga shumë vende perëndimore për procesin e vettingut. A nuk luajti ky fakt rol që së paku Shqipëria të mos e humbte nivelin e një viti më parë?
Sa i përket vettingut, është pozitiv fakti që tani procesi ka filluar të marrë formë. Një element pozitiv, të cilin dua ta theksoj është fillimi nga puna i Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke bërë që të ulet ndikimi i Ministrisë së Drejtësisë mbi gjyqësorin. Por, ajo që duhet të ndodhë tani është që gjyqtarët dhe prokurorët e porsa zgjedhur të fillojnë me ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe kjo është diçka që do të jetë me rëndësi vendimtare.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë dy vendet e vetme në Ballkanin Perëndimor që kanë bërë progres. Cila ishte receta e tyre?
Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi.Tani ajo është ngjitur me tre pikë në indeks, pra, ka 38 pikë. Mendojmë se ka luajtur rol pozitiv përmirësimi në fushën e demokracisë, pra, fakti që Kosova ka pasur një dorëzim paqësor të pushtetit në dy zgjedhje të zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër. Një tjetër element shumë pozitiv në rastin e Kosovës ishte fakti që Kosova ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë. Është e rëndësishme që institucionet ta ruajnë pavarësinë edhe në kohë krize. Kosova e rriti në këtë mënyrë besimin e popullit në vendimet e marra në krizën e pandemisë.
Maqedonia e Veriut, e cila ka shënuar 39 pikë, pra, katër pikë më shumë se vitin e kaluar, ka bërë progres në ndjekjen e zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe në forcimin e institucioneve mbikëqyrëse të kapaciteteve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Por të mos harrojmë, se edhe Maqedonia e Veriut, ka vetëm 39 pikë, dhe është nën nivelin mesatar botëror, 43.
Në fakt më duhet të them se nuk duhet të mjaftohemi vetëm tek shifrat. Ne kemi një krizë politike në Mal të Zi, pas ndryshimit të qeverisë, dhe situata në vend nuk i pasqyron më shifrat. Por megjithatë, Mali i Zi arriti të bënte ca ndryshime të rëndësishme në ligjin e informacionit, pas një përpjekjeje të gjatë dhe këmbëngulëse të qeverisë së mëparshme për të kufizuar lirinë e informacionit. Një tjetër përmirësim është se qeveria e Mali të Zi, për herë të parë bëri të hapura informacionet për shpenzimet publike. Dhe kjo mundëson që organet mbikëqyrëse të jenë shumë më të pavarura se më parë.
Bosnja-Hercegovina këtë vit është një vend që Transparency International e ka vënë nën vëzhgim. Cila është arsyeja?
Kriza politike aktuale në Bosnjë-Hercegovinë është shumë shqetësuese. Shqetësues është edhe fakti se antikorrupsioni nuk zë vend fare në agjendën e qeverisë. Qeveria në Bosnjë-Hercegovinë duhet të jetë shumë më aktive në luftën kundër korrupsionit, ajo duhet të adresojë reformën elektorale, për të garantuar zgjedhje vërtet të lira dhe pa presion ndaj votuesve.
Një çështje tjetër serioze është se gazetarët janë duke u përballur me kërcënime, sulme fizike, dhe me manipulimin e medias. Asnjë nga këto nuk jep shpresë se situata do të ndryshojë së shpejti. Është shumë zhgënjyese të shohësh se politikanët nuk po e marrin seriozisht luftën kundër korrupsionit, sidomos kur ke parasysh deklaratat e tyre për afrim me BE-në.
Serbia në raportin tuaj kritikohet më së shumti për mungesën e demokracisë. Është ky shkaku se përse nuk po bën përparime në luftën kundër korrupsionit?
Serbia ka ngecur në vend me 38 pikë në krahasim me një vit më parë dhe është në nivelin më të ulët prej dhjetë vjetësh. Disa organizata ndërkombëtare të specializuara në fushën e demokracisë, si Freedom House dhe International Idea konstatojnë një ndikim të përsëritur të qeverisë mbi media dhe kufizimin e lirisë së medias. Dhe një shkak tjetër janë zgjedhjet, të cilat nuk janë të lira, e për të cilat shoqëria civile ka paralajmëruar vazhdimisht.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të korruptuara, por BE vazhdon të derdhë miliona. A janë të mjaftueshme mekanizmat e BE-së për të kontrolluar përdorimin e mjeteve?
BE ka një sërë instrumentesh për të kontrolluar përdorimin e fondeve, por ka edhe disa dobësi, sepse kemi shumë situata kur fondet europiane nuk harxhohen në mënyrë adekuate në këto vende. Por në këtë kontekst, duhet thënë se janë qeveritë përgjegjëse, dhe sa më pak përgjegjëse që ato tregohen në luftën kundër korrupsionit, aq më pak të gatshme do të jenë vendet e BE-së që t’i pranojnë ato në BE dhe kjo ka të bëjë direkt me përvojën që BE ka pasur më parë me disa vende anëtare./DW
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj përmes një...
Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar ngjarjen e mbrëmjen se...
Ish-nënkryetari i FRD-së, Lisandër Hoxha është përfshirë në ...
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Arlen Hasanajn, autori...
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e dyshuar të v...
Ekzekutimi mafioz i Ergys Dashit në Ekuador ka rikthyer në s...
Drejtor Juridik i FSHF, Alban Myftari thotë se Bashkia e Tir...
Lulzim Basha vijon të braktiset nga demokratët në mënyrë mas...
Gjergji Vurmo, hulumtues nga “Instituti për demokraci dhe nd...
Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer si rrallë herë jetën e tij p...
Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka reaguar pas përplasjeve m...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për përplasjet mes kryebashk...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallezuar ne prokurorine pran...
KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës ...
Prej pak kohësh, qartazi mediat e Irfan Hysenbelliut kanë fi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publik...
Me pagë të njëjtë, por me pasuri të ndryshme. Është fjala pë...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shk...
Banorët e Laprakës kanë kallëzuar sot në SPAK Kreun e Kada...
Emisioni “Stop” transmeton sonte një rast flagrant pedofilie...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...