web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merr flakë apartamenti në Elbasan/ Banorët në panik

16 Janar 2022, 12:50, Kronika CNA

Një apartament në katin e 10 të një pallati në lagjen Aqif Pasha në Elbasan është përfhsirë nga flakët.

Sipas asaj që është raportuar në media, shkak i zjarrit është bërë një defekt në automat. Në momentin e zjarrit në banesë kanë qënë dy persona një i moshuar dhe një grua. Mbërritja e zjarrfikëses në kohë ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.

Veç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Megjithatë kjo situatë ka shkaktuar panik tek banorët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga