Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Sekretari i shkarkuar i PD Gazment Bardhi teksa ka folur për ndryshimet e fundit në PD, ka falenderuara Alfred Rushajn, ish nënkryetarin e PD dhe kreun e grupit parlamentar.
Në një intervistë televizive, Bardhi tha se largimi i Ruashjt ka ardhur me marrëveshje të plotë nga të dyja anët, dhe shkak sipas tij për këtë është bërë infektimi me Covid i deputetit.
Bardhi thekson se vendimi për të nuk ka të bëjë me pozicionimet politike të ditëve të fundit.
Intervista e plotë:
Gazment Bardhi: Jam informuar nga kryetari i partisë dhe nga zoti Rushaj për një dakordësi mes tyre, që në ketë moment për sfidat që grupi ka përpara, drejtimi t?i kalojë nënkryetarit tjetër të partisë, zotit Enkelejd Alibeaj
Pyetje: Pra, dakordësi mes kujt?
Gazment Bardhi: Ka patur dakordësi dhe diskutim mes zotit Rushaj dhe zotit Basha. Pra, ka qenë vendim i përbashkët i tyre. Të gjitha vendimet që janë propozuar sot në Këshillin Kombëtar, do të kalojnë më pas edhe në grupin parlamentar të PD Dua të shpreh mirënjohjen time për punën e jashtëzakonshme që ka bërë zoti Rushaj në këto momente të vështira për PD. Si kryetar grupi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, edhe pse, njësoj si pjesa dërrmuese e deputetëve, e kishte për herë të parë jeten parlamentare. E ka përballuar në mënyrën më të jashtëzakonshme të mundshme.
Pyetje: Por zoti Rushaj nuk ka qenë i pranishëm për arsye shëndetësore apo jo?
Gazment Bardhi: Zoti Rushaj, si një pjesë e kolegëve, për fat të keq, janë në kushte jo të përshtatshme shëndetësore.
Pyetje: Janë me covid?
Gazment Bardhi: Një pjesë e miqve tanë janë duke kaluar covidin.
Pyetje: Pra, nuk ka një arsyetim tjetër largimi i zotit Rushaj?
Gazment Bardhi: Jo, nuk ka asnjë arsyetim tjetër. Kam patur një bisedë me të dy dhe ka qenë një
vendimarrje e përbashkët e të dyve.
Pyetje: Nga ana tjetër është propozuar si nënkryetar Kuvendi Agron Gjekmarkaj. Pse Gjekmarkaj?
Gazment Bardhi: Për shkak se zoti Alibeaj, i cili ishte nënkryetar i Parlamentit, ka kaluar kryetar i grupit parlamentar, është vlerësiar se nënkryetar i Kuvendit të jetë zoti Gjekmarkaj, jo vetëm si demokrat me kontribut të jashtëzakonshëm, por edhe si përfaqësues i botës akademike dhe përfaqësues i komunitetit katolik në Shqipëri.
Pyetje: Zoti Bardhi, nuk e pamë zotin Rushaj të angazhohej në ndonjë krititikë për zotin Berisha., siç kemi parë edhe zotin Alibeaj. Ka të bëjë edhe kjo?
Gazment Bardhi: Jo, nuk ka të bëjë. Zoti Rushaj ka patur një pozicion të qartë gjatë gjithë këtij debati të brendshëm në PD. Ka qenë i rreshtuar pëkrah i institucioneve legjitimeve të PD. Ka mbajtur qendrimet e tij mbi vendimet e kryetarit të partisë për pezullimin fillimisht të zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD, duke e konsideruar këtë një vendim të drejtë të kryetarit të PD.
Pyetje: Pse nuk u ndryshua edhe nga Komisioni i Ekonomisë Sorina Koti, e cila ka qenë në krah të zotit Berisha?
Gazment Bardhi: Më duhet të sqaroj se ndryshimet e tjera në grupin parlamentar janë rrjedhojë e vendimeve të kryesisë. Nuk ka një vendim të kryesisë ndaj zonjës Koti apo ndonjë kolegu tjetër. Kanë bërë zëvendësime vetëm ndaj
kolegëve që kryesia e partisë ka marrë vendim për pezullim apo përjashtim, duke diktuar në atë vendim të kryesisë edhe lënien jashtë të funksioneve drejtuese në parti apo në grupin parlamentar.
Zonja Koti nuk ka qenë pjesë e asaj vendimarrje, pasi ai vendim është marrë vetëm për organizatorët e dhunës ndaj PD. Dhe organizatorët janë në të ashtuquajturin Komision i Rithemelimit të PD
Pyetje: Të njëjtën gjë mund të themi dhe për Luçiano Boçin, qendron nënkryetar i grupit?
Gazment Bardhi: Në PD gjithmonë ka latur dhe do të ketë individë, të cilët nuk mendojnë si shumica. E rëndësishme është që asnjëri prej nesh, kur shprehim mendimet, apo me aktet që marrim, të mos e kalojmë atë që konsiderohet si vijë e kuqe. Aktet e dhunës, organizimi, nxitja e akteve të dhunës janë vijë e kuqe. Së dyti, të mos kryejnë veprime të tilla që cënojnë në mënyrë te pakthyeshme interesin politik dhe elektoral të PD. Nga ana tjetër, cilido prej nesh ka mendimin e vet dhe është i lirë ta shprehë qoftë në media, në struktura të partisë apo në mbledhje të organeve të partisë.
Pyetje. Keto janë vendime që hyjnë në fuqi menjëherë. Çfarë ndodh nëse zonja Duma dhe zonja Vokshi vijnë të dyja njëherësh në Komisonin e Shëndetësisë? Zonja Vokshi mund të thotë se nuk e njeh këtë vendim.
Gazment Bardhi: Kjo nuk është çështje kush njeh kë. Për fat të keq, dhe këtë po e them edhe nga pikëpamja personale, për shkak të miqësisë që kam me zonjën Vokshi, zonja Vokshi nuk është më anëtare e PD. Me vendim të kryesisë së PD është përjashtuar si organizatore e akteve të dhunës në protestën e 8 Janarit. Konkretisht, kam patur raportime nga zonja që kanë qenë pjesëmarrëse në protestë që janë organizuar për të qendruar afër personave që kryenin akte dhune për t?u përdorur si fasadë apo për t?i mbuluar këto akte. Nga kryesia e PD është vendosur që zonja Vokshi të përjashtohet nga PD. Përjashtimi nga PD, njëkohësisht nga grupi parlamentar, do të thotë që zonja Vokshi nuk mund të mbajë asnjë funksion parlamentar në emër dhe për llogari të PD. Sigurisht që grupi parlamentar i PD dhe Këshilli Kombëtar i merr vendimet me shumicë të anëtarëve dhe këtu muk bëhet fjalë që dikush i njeh apo nuk i njeh këto vendime. Këto janë vendime legjitime, që ekzekutohen nga organet përgjegjëse, në këtë rast nga Kuvendi./CNA.al
Dy nga personazhet që prisnin sot të merrnin shpërblim nga L...
Lulzim Basha ka nisur spastrimin e partisë nga demokratët.Në...
Sekretari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të mbajtur pak orë më parë...
Partia Demokratike, së bashku me aleatët e saj tradicional a...
Për Lulzim Bashën, duket se ka nisur “Dimri i vetmisë së mad...
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar Lulzim Basha ësh...
Një fëmijë i mitur është trembur nga kryeministri Edi Rama m...
Lulzim Basha po bëhet çdo ditë e më shumë i pa dëshiruar për...
Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se partneri i vetëm në...
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një taki...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim...
Lulzim Basha edhe kur ka planifikuar takime, duket se nuk i ...
Sot në degën e PD në Berat është zhvilluar një takim ku ka m...
Pas vendimit të ish kryeministrit Sali Berisha për të nisur ...
Bislim Ahmetaj dhe disa anëtarë të Grupimit “Dhjetor 90”, ka...
Gazment Bardhi, prej disa kohësh është duke dalë me eskortë....
Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, ka analizuar qëndrim...
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së komentuari protestën e 8...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...