web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, përfundon në spital shoferi

29 Dhjetor 2021, 13:10, Kronika CNA

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, tek sheshi Nënë Tereza, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Shtetasi B. L., 32 vjeç ka aksidentuar shtetasin D.S, 26 vjeç.

Si pasojë në spital ka përfunduar D.S, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me datë 29.12.2021, rreth orës 12:50, te sheshi “Nënë Tereza”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin B. L., 32 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin D. S., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethave të aksidentit“, njofton policia./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga