web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denar Biba “ndez” debatet në Kuvend/ PD: Votimi i pavlefshëm

9 Dhjetor 2021, 13:56, Politikë CNA

Propozimi i mazhorancës që Denar Biba të emërohet në krye të Autoritetit të Konkurencës ka sjellë debate në Kuvend.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku shprehu votën e saj kundër, ndërsa e cilësoi kandidaturën e Denar Bibës, ?si ti varësh ujkut mëlçitë në qafë?.

Po ashtu, Partia Demokratike akuzoi strukturat e Kuvendit se kanë organizuar një votim të parregullt për kreun e ri të Autoritetit të Konkurrencës.

PD pretendon se fletët e votimit nuk kanë firmat e përfaqësuesve të saj, si anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, siç e thotë rregullorja.

Anëtarët e PD në këtë sekretariat Flutura Açka dhe Saimir Korreshi kanë thënë se firmat e tyre mungojnë, ndaj votimi është i paligjshëm./CNA.al

?Ujkut i varën mëlçitë në qafë?/ Tabaku kundër Denar Bibës, i kujton shantazhin në Strasburg





Lajmet e fundit nga