Dëmtimet nuk i ndahen Milanit, ylli i sulmit humb ndeshjen ndaj Liverpool
Milani merr lajme të këqija në prag të ndeshjes kundër Liver...
Një debat publik mes Masimiliano Alegrit dhe Alvaro Moratës në minutën e 72-të të ndeshjes mes Juventusit dhe Xhenoas, ka bërë shumë bujë pasi nuk pritej një shpërthim i tillë mes të dyve.
Por, përpara gazetarëve, në përfundim të ndeshjes dhe me gjakftohtësinë që solli edhe goli i dytë i Dibalës, Alegri u pa shumë i qeshur për median dhe sqaroi momentin me Moratën:
?Nuk do ta kisha nxjerrë nga loja nëse nuk do të ishte nervozuar dhe të merrte atë karton të verdhë të kotë. Vazhdonte të fliste dhe të kërkonte diçka të kotë, pasi gjithçka ishte vendosur nga arbitri dhe mua këto momente nuk më pëlqejnë. Nuk do ta kisha nxjerrë nga fusha, pasi Alvaro meritonte të shënonte një gol ndaj Xhenoas, duke parë ndeshjen që bëri.
Më pëlqeu ta shihja që të lëvizte si në kohët e vjetra, madje kam nisur të dëfrehem shumë teksa shoh të luajë Juventusin. Ndaj, Moratën e thirra në stol, vetëm sepse nuk doja që të njolloste ndeshjen e tij fantastike, ? bën hyrjen e tij 54-vjeçari, i cili më pas ndalet në anën taktike.
? Nga ndeshja me Xhenoan më pëlqeu shumë se si u shtrënguam në qendër të mesfushës, me dyshen Lokateli-Bentankur që kompletojnë njëri-tjetrin dhe madje i pashë që të lëshonin shumë pasime të gjata të papritura drejt sulmit, diçka që unë e adhuroj, por në të njëjtën kohë edhe perfeksioni që shfaqëm në mbrojtje.
Sigurisht, nuk më pëlqeu që ndërtuam të paktën 20 aksione për gol dhe finalizuam vetëm 2, por përmirësime po shoh çdo ditë dhe diçka më të qartë do të mund ta vlerësoj pas 3 ndeshjeve të radhës në kampionat, përpara pauzës.
A jemi për zonën Champions? Nëse luajmë duke mbajtur kokën mbi shpatulla siç bëmë ndaj Xhenoas, pa dyshim që po.
Është e kotë të nxitohemi, duke parë se katër skuadrat që qëndrojnë përpara nesh (Milan, Inter, Napoli, Atalanta) duken të pakapshme. Por, siç e thashë më lart, tani na presin dy transferta delikate me Venecian e Bolonjën, përpara se ta mbyllim me Kaljarin në shtëpi dhe vetëm pas këtyre tri ndeshjeve do të jem më i qartë me veten dhe ndoshta ju qartësoj edhe juve?, deklaroi livornezi.
Milani merr lajme të këqija në prag të ndeshjes kundër Liver...
Një 39 vjeçar nga Tirana është arrestuar në kushtet e flagra...
Jude Bellingham nuk u përmbajt pas humbjes kundër Bayern Mun...
Zlatan Ibrahimovic edhe pse tashmë në moshën 40-vjeçare mbet...
Sauthemptoni ka humbur 71 pikë nga pozicionet fituese në Pre...
Sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç ka mahnitur të gjith...
Ndeshja Kastrioti-Kukësi u luajt në Kamzë, por verilindorët ...
Thomas Strakosha kthehet titullar me Lacion dhe kjo përkon m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në garën e Formula 2 që zhvil...
Lufta për titullin kampion në Formula 1 është bërë më dramat...
Borusia e Monchengladbachut pësoi një humbje turpëruese në s...
Rajo Vajekano ka fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Esp...
Rei Manaj arriti që të shënonte golin e parë në Serinë A me ...
Shkupi nuk ndalet në Maqedoninë e Veriut, teksa ka fituar di...
Jasir Asani po e tregon me gola se sa shumë janë gabuar ata ...
Fitojnë Manchester United dhe Tottenham, ndërsa Leeds United...
Rei Manaj po kalon një moment të mirë në Itali. Sulmuesi shë...
Arinaldo Rrapaj ishte autori i një supergoli në sfidën e lua...
Kjaer e ka mbyllur sezonin pas dëmtimit të fundit që ka pësu...
Juventusi mundi Salernitanën, me Alegrin që ka zgjedhur të n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...