web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje si Krojf, në Angli mahniten nga Armando Broja

6 Dhjetor 2021, 09:35, Sport CNA

Sauthemptoni ka humbur 71 pikë nga pozicionet fituese në Premier Ligë që prej ndeshjes së parë të Ralf Hazenhytelit në stol, 15 më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës. Është një statistikë që zbeh rëndësinë e golit të Brojës ndaj Brajtonit, por aspak bukurinë e tij.

Ky ishte më i bukuri që sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar me fanellën e ?Shenjtorëve?, aq sa ka marrë edhe elozhet e shtypit britanik. ?Daily Mail? e krahasoi lëvizjen e tij në minutën e 29- të, me atë klasiken e Johan Krojfit.

?Sulmuesi i kombëtares shqiptare, 20 vjeç, i huazuar nga Çelsi, bëri një kthesë ?alla? Krojf për të mashtruar Shejn Dafin, përpara se të kalonte edhe portierin Sançez?, raportonte në komentin e ndeshjes gazetari i ?Daily Mail?, Ljuis Still. Ndërsa edhe komentatorët televizivë bënë një koment të ngjashëm, duke e quajtur ?Krojfi i vogël?.





Lajmet e fundit nga