Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-...
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-...
Kjo fundjavë që sapo lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja në Europë.
Dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni dhe Sokol Cikalleshi kanë qenë sërish protagonistë me gola në skuadrat respektive, teksa ylli i mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë një nga lojtarët kyçë të Atalantës, që fitoi një ndeshje mjaft të vështirë në Torino ndaj Juventusit. Bajrami dhe Doka kanë qenë gjithashtu futbollistë që kanë dhuruar asiste me skuadrat përkatëse në Itali dhe Kroaci. Një tjetër futbollist shqiptar, ai i Shpresave, Anis Mehmeti ka arritur sërish të gjejë rrugën e rrjetës me Wycombe në League One.
Giacomo Vrioni shënoi dy gola në kampionatin austriak me Tirolin, teksa fillimisht shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak minuta para fundit, Vrioni realizoi edhe golin e dytë vetjak. Një paraqitje e shkëlqyer e futbollistit shqiptar në Austri, i cili pas tripletës së shënuar javën e shkuar, tregon se po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi kuqezi është vlerësuar me notën 9 nga uebsajti i specializuar për statistika ?SofaScore?.
Një paraqitje të mrekullueshme ka dhënë në Itali edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Shtylla e mbrojtjes kuqezi që aktivizohet me Atalantën ka qenë lojtari i asistit në golin e vetëm të shënuar nga zikaltërit në sfidën kundër Juventusit. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, ?SofaScore?, Gjimshiti ka marrë notën 7.6 në këtë ndeshje, futbollisti i dytë më i mirë i skuadrës bergameske në këtë ndeshje.
E shtuna ka qenë mjaft pozitive edhe për Albi Dokën në kampionatin kroat, teksa futbollisti shqiptar ka dhënë një asist për autorin e golit, Lovriç. Një harkim perfekt i Dokës, me Lovriç që gjendet në zonë dhe e kthen në gol. Ashtu sikurse Gjimshiti, edhe Albi Doka është vlerësuar si lojtari i dytë më i mirë i skuadrës ku ai aktivizohet, Gorica në Kroaci, teksa SofaScore i ka dhënë notën 8.
Nedim Bajrami ka shënuar gjithashtu emrin e tij tek lista e ?lojtarit-asist? në skuadrat përkatëse. Empoli ka fituar 2-1 në shtëpi në sfidën kundër Fiorentinës, teksa Bajrami asistoi në golin që i dha fitoren Empolit. Mesfushori kuqezi vinte nga stoli teksa u fut në fushë në minutën e 58-të, ndërsa sipas Sofascore, ai meritoi notën 7.3 për minutat e luajtura, një vlerësim mjaft i mirë për Nedim Bajramin.
Ndërkaq, lajme të mira vijnë edhe nga kampi kuqezi i Shpresave. Anis Mehmeti ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Wycombe në kampionatin anglez. Mehmeti realizoi golin e avantazhit në minutën e 23-të, teksa ndeshja ndaj Sheffield Wednesday u mbyll me shifrat 2-2. Anis Mehmeti duket se po kalon një formë të shkëlqyer me klubin e tij, teksa pak ditë më parë shënoi edhe dy gola me klubin e tij në Angli.
Këtë të diel ka qenë radha e Sokol Cikalleshit të shkruante emrin e tij në radhët e kuqezinjve që patën paraqitje të mira me skuadrat e tyre. Bomberi kuqezi realizoi një super gol për Koniasporin në kampionatin turk, teksa nga brenda zonës gjuajti topin me të majtën e tij, duke barazuar rezultatin përkohësisht. Goli i Cikalleshit nuk vlejti për Koniasporin që u mund me shifrat 3-2. Edhe Sokol Cikalleshi, ashtu sikurse pjesa tjetër e kuqezinjve, është vlerësuar nga Sofascore si një nga futbollistët më të mirë në fushë.
Neymar u largua me barelë nga fusha e blertë në fund të ndes...
Interi po garon në të gjitha frontet, Simone Inzaghi kërkon ...
Shefi i revistës “France Football”, ndryshe njeriu që jep “T...
Partizani e fitoi ndeshjen e fundit ndaj Teutës, duke u kthy...
Skënderbeu arriti të ndalë në barazim 1-1 Tiranën kryesuese ...
Java e 11-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në dy d...
Real Madrid i Karlo Ançelotit ka arritur sot një fitore për ...
Napoli ka dhënë sot një provë të mirëfilltë force, duke mund...
Andri Shevçenko shpreson që entuziazmi që ka sjellë te Xheno...
Derbi i Selanikut mes PAOK-ut dhe Arisit është gjithmonë nj...
Espanjol ka mundur sot Real Sociedad, duke ndalur këtë të fu...
Tre pikë të arta për Romën e Mourinho, që mposhti me rezulta...
Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët në ndeshjen e...
U luajt ditën e sotme në Durrës, ndeshja miqësore mes vetera...
Momo Salah nuk ia doli të shënojë në fitoren 4-0 të ditës së...
Ditën e sotme u luajtën ndeshjet e javës së 11-të në Kategor...
Pasditen e sotme, mesfushori shqiptar Bersant Celina është b...
PSG reagoi pas humbjes me Manchester City në mesjavë dhe fit...
Java e 10-të e Superiores ka hapur një kapitull të ri sa i p...
Milani ka humbur ndeshjen e dytë radhazi në kampionat. Kuqez...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...