VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Lulzim Basha ka folur kohët e fundit për Vetting në politikë, megjithëse është një teatër, është një artikulim për konsum ditor, thjesht dhe vetëm që të tërheqë vëmendjen.
Luli vazhdon ta konsumojë duke vënë gjoksin, se do të ishte i pari që duhet të kalonte Vettingun.
Në fakt, me standardet e sotme të Vettingut, Luli nuk do qasej as tek dera e jo më të kalonte SPAK, se SPAK do ta arrestonte.
Luli mund ta përdorë Vettingun si term politik, por edhe si kërcënim ndaj të tijëve.
Ai me Vettingun në politikë, duhet të japë llogari për veten e tij, edhe nëse ky process nuk bëhet nga SPAK apo sikur të bëhet nga një strukturë tjetër brenda Parlamentit, pasi instrumentat ekzistojnë, siç është ILD, SPAK-u.
Luli po përpiqet në fakt të vrasë të tijët, ndoshta disa nga ata që i ka atje vërdallë, e mbrojnë sot, por t?i hedhë në kosh nesër.
Në rast, se do të fillonte Vetting në politikë, znj. Grida Duma do të ishte e para që do të largohej për sa e sa skandale, jo nga ato moralet apo parimet konservatore që përfliten.
Do të ikte për përfshirjen në një hetim nga Prokuroria së bashku me ortakun e saj për shitje apartamentesh, ku më pas, nga shoqëri përmbarimore, për shkak të disa borxheve dhe detyrimeve iu vendosën në vitin 2013 edhe sekuestro në llogaritë e saj dhe merrte minimumin jetik në kohën kur ishte zv. Ministre e Integrimit.
Hallet i zgjidhi çuditërisht shumë shpejt. Përflitet shpesh se ka patur një miqësi shumë të afërt me ish-bankierin Artan Santo, por kjo nuk është për t?u akuzuar.
Fakti është që znj. Duma nëse do të kishte Vetting në politikë, do të mjaftonte video-ja e famshme me Salianjin për ta larguar, jo vetëm atë, por edhe Salianjin.
I dyti në radhë do të ishte vetë Ervin Salianji, njeriu i dënuar për mashtrim i dosjes ?Babale?, një skenar i paparë politik, i cili u zbardh dhe tregoi qartazi se Ervin Salianji e kishte përdorur dosjen ?Babale? për të krijuar një mashtrim, për të nxitur opinionin publik mbi një çështje që nuk ekzistonte.
Por, nuk është vetëm kjo, janë disa prona të trashëguara.
Babai i tij ka përfitur apartamente në shkëmbime pasurish apo ndërtime të bëra nga deputeti socialist, Sadri Abazi. Përfitime të tjera që ka marrë edhe vetë Salianji.
Konsultat, ?Babalja?, apo dosja më e famshme me G.D me standardet e sotme të Vettingut do ta kishin hedhur Salianjin nga politika në kosh Salianjin.
Shkojmë tek Enkelejd Alibeaj.
A do ta mbante vettingu në lojë Enkelejdin i cili ka një familjar, vëllain e tij të dënuar, pavarësisht se vjen nga një familje e persekutuar, është akuzuar shpesh se ka problematika të forta në lidhje me pasurinë e tij, por edhe të bashkëjetueses së tij, sot anëtare në Gjykatën Kushtetuese.
Gazment Bardhi, njeriu që akuzohet për çështjen Elbasani ku një njeri humbi jetën sepse Gaz Bardhi ndërtoi disa grupe paramilitare, gjoja për mbrojtjen e votës, të cilët ishin të armatosur dhe u vranë në mes të Elbasanit.
Në rast se do të kishte drejtësi në Shqipëri, në një hetim të pavarur, Gaz Bardhi duhet të ishte arrestuar si përgjegjësi politik i asaj fushate dhe si njeriu që merrte përgjegjësi se drejtonte këtë grupim.
A do të qëndronte më Gaz Bardhi në politikë në rast se do të kishte një Vetting të saktë?
Shkojmë më tej, marrim një emër të fundit, Xhelal Mziun e Kamzës i cili po hesht për të shpëtuar nga dosja e famshme e hetimeve dhe problematikave që ka patur me drejtësinë.
Ka dhe shumë emra të tjerë në listë, por sot kemi sjellë këta më të flaktët, pasi shumica e atyre që mbështesin sot Lulzim Bashën, do të kishin ikur nga Vettingu në politikë, përfshirë edhe vetë Lulin.
PD-ja do të kishte ngelur një shkretëtirë, ku maksimumi mund të shpëtonte ndonjë nga deputetët e rinj, por shumë prej tyre nuk janë pa njolla korrupsioni apo problematika të tjera, që në rast se do të kishte një hetim të mirëfilltë ?alla-Vetting?, jo vetëm grupi parlamentar i PD, por edhe ata të PS tashmë do na kishin lërë shëndenë.
Në fakt është Luli vetë që e përmend Vettingun, si një tezë politike që tenton ta kthejë në kauzë, por në fakt nuk e ka gjë tjetër, thjesht dhe vetëm një gënjeshtër të radhës apo kërcënim për të tijët se mund t?I zhdukë nga politika./CNA.al
Pse Vettingu i Bashës është Teatër?
Faktet/ Pse Lulzim Basha po tallet me Vettingun e politikanëve
Lulzim Basha të gënjen edhe me libër!
Lulzim Basha tallet me demokratët/ Jam investimi juaj
Fatbardh Kadili ka shenjëstruar Partinë Demokratike, në lidh...
Kreu ende i përkohshëm i Partisë Demokratike Lulzim Basha, p...
Ish Presidenti Bujar Nishani, ka shprehur shqetësimin se Tir...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar me anë të një stat...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ishte i ftuar pasd...
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mbylljes së ...
Gjatë foltores së mbajtur me gratë e vajzat demokrate, Kryet...
Në një fjalim tepër emocionues, lideri historik, Sali Berish...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se në statutin e r...
Ish kryeministri Sali Berisha foli me tone të ashpra sa i ta...
Ish kryeministri Berisha e quajti një turp faktin që emigran...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po mban foltoren...
Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja me gratë demokrat...
Lideri historik, Sali Berisha e krahasoi kreun e PD, Lulzim ...
Ish kryeministri Sali Berisha theksoi mirënjohjen ndaj SHBA-...
Lideri historik, Sali Berisha i ka bërë thirrja Sekretarit t...
Kryetarja e Lidhjes së Grave Demokrate, Albana Vokshi i ësht...
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka komentuar shkarkimin e...
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me gratë demokr...
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka treguar se Lulzim B...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...