Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Ashpërsohet situata në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, ku mijëra migrantë presin të hyjnë në BE. Brukseli ndërkohë po përgatit sanksione të reja kundër Bjellorusisë.
Gjendja në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë ashpërsohet. Pas disa kalimeve kufitare, Polonia detyroi të kthehen qindra migrantë në Bjellorusi. Sipas të dhënave nga Polonia është shtuar numri i refugjatëve në kufi në 24 orët e fundit. “Gjendja nuk është e qetë”, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Grupe migrantësh përpiqen në të njëjtën kohë të “sulmojnë” kufirin polak. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e akuzoi Bjellorusinë për “terrorizëm shtetëror” të mërkurën. E ngarkuara e OKB për refugjatët, Michele Bachelet e cilësoi situatën në kufi si “të padurueshme”. (E akt.)
Propozimi më i pazakontë për gjendjen në kufirin polak-bjellorus erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov të martën. Pse BE nuk do t’i japë “ndihmë financiare” Bjellorusisë për të penguar refugjatët që të shkojnë drejt kufirit me Poloninë, tha Lavrov. Këtë e ka bërë edhe në marrëveshjen e saj me Turqinë. Eurodeputeti konservator Markus Ferber e komentoi këtë me fjalët, se “Erdogani ishte shpikësi i kësaj strategjie johumane, kurse Lukashenko po përpiqet të bëjë një model “franchise”. Në kufijtë e jashtëm polakë do vendoset tani, nëse këto përpjekje për presion do të bëhen rrugë.”
Polonia forcon angazhimin politik
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki pas vizitës në zonën kufitare të Kuznicës, ku të martën u mbyll kufiri, ai shkroi në twitter. “Sot po vihet në rrezik stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE. Ky sulm hibrid nga regjimi i Lukashenkos drejtohet kundër nesh. Ne nuk do të trembemi dhe do të mbrojmë paqen në Europë me partnerët tanë në NATO dhe BE.”
Ministria e Mbrojtjes në Minsk u kundërpërgjigj dhe i quajti akuzat “ta pabazuara dhe të paprovuara” dhe akuzoi Poloninë se po i rrit qëllimisht tensionet. Të mërkurën Minsku fajësoi BE se e ka provokuar krizën e refugjatëve për të vendosur sanksione të reja kundër Minskut. “Kriza e refugjatëve u provokua nga vetë BE dhe shtetet fqinje të Bjellorusisë”, tha ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei gjatë vizitës në Moskë të mërkurën.
NATO dënon Lukashenkon
Presidenti polak, Andrzej Duda kërkoi ndërkohë mbështetje tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai tha në një intervistë për Deutsche Wellen, se NATO është solidare me Poloninë. “Ajo që po ndodh aty është një fushatë e papranueshme nga ana e regjimit të Lukashenkos. Për këtë nuk ka dyshime. Mesazhi i Moskës dhe Minskut për këtë ‘problem humanitar’, se Polonia nuk po vepron në mënyrë humane është më shumë se hipokrit dhe cinik, sepse natyrisht ata e kanë krijuar fillimisht (këtë situatë).”
Sipas diplomatëve ideja e Polonisë është që të angazhohen më shumë anëtarë të aleancës për këtë krizë dhe të ushtrojnë presion ndaj vendeve në Lindjen e Afërt, ndryshe ajo rrezikon të shkallëzohet. Polonia nuk kërkon, sipas diplomatëve, ushtarë të NATO-s në kufi. Më së shumti ajo mund të drejtojë lutjen për një mision ndërkombëtar policie në këtë zonë. Vetë Polonia ka dërguar më shumë se 10.000 ushtarë në zonën e rrethuar për të penguar kalimin e refugjatëve. Sipas të dhënave të Varshavës janë 12.000-15.000 migrantë të grumbulluar në anën bjelloruse. Vëzhgues nga BE bëjnë fjalë për rreth 4000 refugjatë në rajon, shifra është shumë e vështirë të verifikohet.
BE kërkon sanksione të reja
Në verë BE vendosi sanksionet e fundit kundër regjimit të Lukashenkos, pasi një avion civil i Ryanair u detyrua për një ulje të detyruar, ku në bord ishte një kritik i njohur i regjimit. Sanksionet e atëhershme u vendosën kundër anëtarëve të qeverisë, zyrtarëve bjellorusë duke u ndaluar udhëtimet apo duke bllokuar xhirollogaritë e tyre, por u vendosën edhe sanksione ekonomike duke bllokuar eksportet bjelloruse.
Tani BE ka hequr lehtësimet për viza për zyrtarët dhe anëtarët e qeverisë bjelloruse. Përveç kësaj po zhvillohen konsultime për sanksione të tjera kundër personave apo organizatave, që janë të përfshira në kontrabandimin e migrantëve. Si për shembull agjenci udhëtimi, shoqëri fluturimi, si psh shoqëria Belavia, që pas sanksioneve nuk do mund të fluturonte më në BE.
“Unë bëj thirrje për sanksione të zgjeruara edhe sanksione të mundshme ndaj shoqërive të treta të fluturimit”, deklaroi presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Sipas një zëdhënësi të Komisionit Europian, BE po shqyrton mundësitë e mbledh faktet duke analizuar psh fluturimet nga Maroku, Siria, Irani, Katari dhe vende të tjera të Lindjes së Afërt e të Mesme për të parë se si kontrabandohen refugjatët në Bjellorusi. Nga ana tjetër penalizimet e shoqërive të fluturimit duhet të kenë bazë të sigurtë ligjore, duhet të provohet, që ato kanë vepruar me qëllim. Të mërkurën ambasadorët e BE u konsultohen për këto masa, dhe vendosën krietere të zgjeruara sanksionesh, të cilat do të vendosen si paketë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën e ardhshme.
Europianët duhet të veprojnë, por si?
Ministri i Brendshëm në detyrë i Gjermanisë, Horst Seehofer është shprehur, se BE duhet të veprojë tani që të ndihmojë Poloninë në sigurimin e kufijve. Por Polonia e ka refuzuar deri tani ofertën e ndihmës së Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, me argumentin se ka policë e ushtarë në mënyrë të mjaftueshme. Kritikët thonë, se Varshava nuk do të vëzhgohet në veprimet e saj në zonën e rrethuar kufitare, sepse ka raportime për kthime të detyruara. Kritika për mospërzierjen e BE për zhvillimet në kufijtë e jashtëm vijnë nga Të Gjelbrit gjermanë, që po negociojnë për qeverinë e re. Zëdhënësja e grupit parlamentar, Katrin Göring-Eckardt tha se duhet t’i thuhet “jo kthimeve jodinjitoze”./DW
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë një reagim të fortë kundë...
Miniastrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur s...
Shqipërisë do t’i duhen të paktën dhe 48 vite për t’u bërë a...
Deputetja e LSI, Erisa Xhixho tha se hartimi i një regjistri...
Policia Kufitare e Durrësit ka dhënë detaje për kapjen e 66 ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është përball...
Kompania TiBO ka reaguar ditën e sotme sa i takon prishjes s...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK drejtorin ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vijuar me auditimin në instit...
Ish-zëvendëskryeministrja, Senida Mesi ka ndarë me ndjekësit...
Gjatë muajit Tetor, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësis...
Revista pretigjioze Monitor ka publikuar klasifikimin e komp...
Prej disa ditësh, banorët e qytetit të Lezhës shprehen të fr...
Shqyrtimi i çështjes së parashikuar nga Këshilli i Lartë Gjy...
Psikologia Arjana Muça ka treguar gjithcka që duhet të dini ...
Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon punonjës, agjentë në te...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit dh...
Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriat...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë i...
Skandalet me deputetët e Lulzim Bashës, nuk kanë të mbaruar....
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...