Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Emisioni ?Në shënjestër? i gazetares Klodiana Lala në News24 solli sot ekskluzivisht pamje të reja të rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës.
Janë pamje të patransmetuara më parë të cilat tregojnë të plotë të gjithë dinamikën e ngjarjes si edhe lëvizjen e personave me të cilët Enver Stafuka konsumoi kafen e fundit, por edhe të rrëmbyesve të veshur si policë.
Enver Stafuka u rrëmbye mbrëmjen e 8 shkurtit 2015. Edhe pse data që mban kamera e sigurisë mban datën 9 shkurt. Siç shikohet edhe nga pamjet e plota, i pari që vjen në sheshin para lokalit dhe që zbret nga makina është Enver Stafuka. Dhe ora shënon 19:23 minuta.
Menjëherë pas tij, vjen Gentjan Bejtja. Më pas siç dallohet në video, vjen Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. I fundit që i bashkohet grupit është Durim Bami, personi që shikoni në pamje që zbret nga makina në anën tjetër të rrugës. Siç vihet re në vazhdim, të katër personat, futen në lokal. 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, emri i të cilit përmendet për herë të parë në këtë histori. Ky i fundit, nxiton, merr makinën dhe largohet. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Janë momentet e fundit përpara rrëmbimit.
Ai duket teksa nxiton dhe drejtohet për te makina e tij. Është ky çasti, ku persona të veshur si policë, të cilët mesa duket po e prisnin, kanë dalë nga automjeti i tyre dhe i kanë thirrur në emër. Fillimisht ata e kanë shtyrë dhe më pas e kanë lidhur. Ndërsa një makinë afrohet dhe katër personat e fusin Enver Stafukën në brendësi të automjetit.
Edhe sot pas më shumë se 6 vitesh i pagjetur. Vetëm 2 minuta pasi ka ndodhur rrëmbimi, dalin qetësisht nga lokali, Durim Bami dhe Gentjan Bejtja. Themi qetësisht, pasi askush prej tyre, duket sikur nuk e ka parë aksionin e policisë ku u ?arrestua?, Enver Stafuka që në fakt rezultoi të ishte rrëmbim. Sot, gati shtatë vite më vonë, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve. Policia e cila ka rihapur dosjen është duke hetuar grupin e Emiljano Shullazit, si të përfshirë në krimin e rëndë./bw
Në lidhje me shpërndarjen e formularëve ku termat “ nënë” dh...
Pastori Akil Pano, ka reaguar në lidhje me formularët e shpë...
Një metër dru vitin e kaluar kushtonte 1700 – 2000 lekë, ndë...
Ish-zv.ministri i Financave në kohën e qeverisjes së PD-së, ...
Republikani Glenn Youngkin, fitoi zgjedhjet për postin e guv...
Vetëm 1 orë nga përmbyllja e emisionit Fakt, në emisionin Op...
“Kisha dëgjuar por nuk kisha eksperiencë personale dhe me të...
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skan...
Covid vijon të marrë jetë njerëzish, duke mos kursyer as fëm...
Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit ka miratuar emr...
Këshilli i ministrave ka vendosur të bëjë një rishpërndarje ...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ...
SPAK ka kërkuar rikthinim e hetimeve për Fatmir Mediun në li...
Prokuroria ka vendosur të pezullojë dhe ndjekë penalisht 3 z...
Gjermania dhe WBIF mbështesin përmirësimin e konvikteve të s...
Dy dit më parë mediat u mbushën me njoftimin e denoncimeve t...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ka folu...
Fitim Zekthi, anëtari i Kryesisë së PD-së, është dënuar në n...
Kompania e sallamerisë “FIX”, ka inauguruar dyqanin unik në ...
Më në fund Reforma në Drejtësi duket se do të prekë edhe not...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...