web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi gjerman për skemat e mashtrimit/ AMF ngarkohet nga ligji t'i parandalojë

3 Nëntor 2021, 15:17, Aktualitet CNA

Dy dit më parë mediat u mbushën me njoftimin e denoncimeve të mbërritura nga Gjermania, Holanda dhe shtete të tjera, të cilat ngrinin shqetësimin e skemave mashtruese që përdornin platforma të ngritura në Shqipëri nga ku mashtronin dhe vidhnin qytetarë të shteteve të tyre.

Skema mashtrimi që reklamonin produkte dhe investime në bursa (tregje kapitalesh), dhe që për veprimtarinë e tyre përdornin rrjetin telefonik shqiptar, fiks dhe mobil.

Shqipëria që prej vitit 2008, ka ngritur Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), që prej 13 vjetësh ka marrë përgjegjësine e mbrojtjes dhe edukimit të publikut nga skemat mashtruese.

Prej 13 vjetësh AMF raporton rregullisht në Kuvend sukseset e arritura edhe në drejtim të vendosjes së marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe me autoritete të ngjashme në gjithë botën.

Që prej 13 vjetësh, drejtues dhe staf i AMF udhëton rregullisht jashtë shtetit:

në emer te lidhjes së marrëveshjeve dypalëshe;

– në emër të  anëtarësimeve të AMF në organizime t? autoriteteve që mbikqyrin tregjet dhe lojtarët e tregjeve, lokale dhe ndërkombëtare;

– në emër të programeve të trajnimit, studimit, këmbimit të eksperiencave;

– si dhe në emër të gjithshkaje tjetër që besohet se justifikon udhëtimin me fonde publike.

Skemat e denoncuara përpara 2 ditëve, nuk janë as të reja, as të panjohura për AMF.

Që prej të paktën 5 vjetësh, një pjesë e këtyre subjekteve masgtruese (aspak të panjohura për AMF), reklamon “produktet” edhe nga hollet e hoteleve kryesore të Tiranês.

Dhe AMF i shihte dhe rrinte e bënte sehir!

Reklamat për investime me fitim te sigurtë, një periudhë kohe mbërritën deri në faqet e gazetave dhe portaleve online.

AMF i lexonte dhe rrinte e bënte sehir!

E dini kush ish justifikimi që thonin nëpër tryeza kur justifikonin indiferencën?

“Nuk kërkojnë fonde nga shqiptarët. Merren me qytetarë të shteteve të tjera”.

AMF gëzon statusin e institucionit të pavarur si Banka e Shqipërisë.

Pagat dhe benefitet e anëtarëve të bordit dhe stafit konkurojnë dhe ato me Bankën e Shqipërisë.

AMF-së me ndryshimet ligjore te vitit 2019 ju dha edhe përgjegjësia e mbikqyrjes së parave digitale.Shqipëria është shteti i parë europian që ka miratuar dhe pranuar me ligj paranë digitale. Dhe këtë parà që Banka e Shqipërisë nuk pranoi që ta mbikqyrë, sipas ligjit “Rama” do na e mbikqyri AMF!

Ky Autoriteti 13 vjeçar, që askush nuk e njeh dhe nuk e sheh, megjithse paguhet që të bëjë policin e tregjeve financiare, duhet që prej gati 2 vjetësh të bëjë edhe poicin e monedhës virtuale!

Sot Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike shpërndau nj? deklaratë duke njoftuar edhe nisjen e fushatës sensibilizuese # SellSafe.

Njoftimi ish i mbushur me këshilla se çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë në internet për të mos rënë pre e mashtrimit.

Autoritetet e zbatimit të ligjit nga vendet pjesëmarrëse: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Kolumbi, Kroaci, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Gjeorgji, Holandë, Maqedoni e Veriut, Poloni, Portugali, Slloveni, Sllovaki, Spanjë, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetura nga EUROPOL dhe Këshilli i Rrezikut të Tregtarëve, bashkuan forcat në një veprim të koordinuar kundër mashtrimeve në internet,

Modus operandi i kësaj veprimtarie kriminale përfshinte përdorimin e disa aplikacioneve në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme.

Çdo porosi që u përcoll sot nga policia e Shtetit, është porosi që prej 13 vjetësh duhet të kish mbirë në gojën e AMF.

Është AMF që prej 13 vjetësh duhet që:

? të sigurohej që të gjithë punonjësit e kompanive që ofrojnë investime në bursa të jenë të vetëdijshëm për çështjet e mashtrimit;

? të përditësohej mbi llojet e mashtrimeve në rrjet, që prekin këto lloj biznesesh dhe të vinte në punë mjetet ligjore në dispozicion për t?i parandaluar ato;

– të mbante kontakte me institucionet e sigurisë, por dhe bankat me të cilat bashkëpunon duke siguruar detaje mbi llojet e mashtrimit me pagesa në rrjet.

? të merrte dge të marrë informacion mbi klientelën e synuar nga ata që instalojnë skema mashtruese, në mënyrë që të jetë në gjendje të mbrojë investimin e shtetasve.

Është AMF dhe Banka e Shqipërisë që duhet të kish shfrytëzuar çdo hapësire që këshillat për blerësit të tilla si:

? asnjëherë mos dërgoni me e-mail numrin e kartës suaj, PIN-in ose ndonjë informacion tjetër të kartës;

? asnjëherë mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni;

? ruani gjithmonë të gjitha dokumentet që lidhen me blerjet tuaja në rrjet;

? nëse nuk po blini asgjë, mos i paraqitni të dhënat e kartës suaj;

– të bëni kujdes gjatë lundrimit në internet, pasi grupet kriminale përshtatin vazhdimisht metodat e tyre te mashtrimit në internet, duke iu shfrytëzuar juve dhe këdo tjetër që nuk do të tregojë kujdesin e duhur;

– informohuni në vazhdimësi rreth mënyrave të reja të mashtrimit në rrjet, pasi kriminelët kibernetikë në vazhdimësi ndryshojnë format e tyre të veprimit,” dhe të tjera si këto të mbërrijnë tek qytetarët.

AMF nuk mund të rrijë dhe të bëjë sehir!

Përgjegjësia për identifikimin dhe denoncimin e skemave mashtruese si ato qe i paskan grabitur 10.000 euro nj? gjermaneje, i takon AMF.

Është i admirueshëm publikimi i emrit të gjermanes që u mashtrua nga skemat e ngritura në Shqipëri. Minimumi ai publikim tregon se sa seriozisht Autoriteti Mbikqyrës gjerman, (që me siguri e di ekzistencën e AMF, por ka arsye të ketë motivet e veta për të mos e marrë seriozisht) ka shqyrtuar rastin.

Është i admirueshëm edhe vullneti i Autoritetit Gjerman për të mbrojtur qytetaren e vet.

E përfytyroni dot AMF, (apo edhe policinë këshilluese të Shtetit Shqiptar), që udhëton drejt Gjermanisë për të denoncuar dhe kërkuar përgjegjësinë në rast se një platformë e ngritur në Gjermani do i kish grabitur 1.000 euro një shqiptari?

…….

Keni të drejtë!

Nuk e përfytyrojmë dot!





Lajmet e fundit nga