LVV-ja pa asnjë komunë përballë partive tjera fituese
Përvojat në zgjedhjet e kaluara lokale, kanë treguar që part...
Kur u njoftua gati 10 ditë më parë që Kancelarja Angela Merkel do të vizitonte Turqinë në turneun e saj të lamtumirës unë pyeta veten, “Pse po e bën këtë?” A dëshiron ajo të flasë më në fund troç me Erdoganin? Ndoshta do të ishte vërtet shansi i fundit për t’i thënë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjithçka që ka pasur ajo në mendje vitet e fundit. Sepse një proverb turk thuhet: “Vetëm një mik i vërtetë është i sinqertë dhe flet edhe gjëra të pakëndshme!”
Në konferencën e përbashkët të shtypit, megjithatë, dolën në dritë – përsëri – vetëm “deklaratat miqësore” të zakonshme. Turqia është një partner i rëndësishëm dhe marrëveshja BE-Turqi mbi menaxhimin e migrimit në Evropë duhet të vazhdojë, tha Merkeli. Erdogani theksoi se ata donin të bashkëpunonin mirë edhe me qeverinë e ardhshme gjermane. Ai që priste deklarata më kritike nga kancelarja u zhgënjye rëndë.
Që kur Merkeli mori detyrën në vitin 2005, Erdogani ka ndërtuar një dialog të ngushtë të karakterizuar nga respekti reciprok, tha ai. Nga ana e Merkelit, kjo me siguri mund të pohohet. Por kreu i qeverisë turke shpesh e ka sharë Merkelin dhe Gjermaninë. Herë pas here ai ka denoncuar racizmin kundër popullsisë me origjinë turke në Gjermani. Për të mos përmendur kërcënimet e tij të përhershme për të hapur kufijtë e Turqisë për të lejuar më shumë refugjatë të hyjnë në Evropë. Tani Erdogani tha se Merkeli kishte treguar gjithmonë një qasje të urtë dhe të orientuar drejt zgjidhjes në takimet e tyre të përbashkëta gjatë 16 viteve të fundit.Dhe nën udhëheqjen e saj, tha ai, krizat që ka kaluar Bashkimi Evropian gjatë mandatit të saj janë menaxhuar mirë. Pikërisht këtu kancelarja duhet të ngrinte gishtin dhe të thoshte: “Po, e bëra. Dhe çfarë keni bërë ju, zoti President?” Sigurisht, Merkeli nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë. Për fat të keq. Kancelarja gjithmonë përballet me çdo problem dhe me çdo kryetar shteti në një mënyrë pragmatike dhe me urtësi. Pragmatik dhe i orientuar drejt zgjidhjes – këto cilësi do të dëshiroheshin edhe nga presidenti turk.
Shumë njerëz, qoftë në Turqi apo në Gjermani, do të kishin dashur që ky takim i fundit të trajtonte më në fund çështjet që mes tyre i diskutojnë vetëm miqtë. Fakti që kancelarja trajtoi situatën e qytetarëve gjermanë të burgosur në Turqi mun
d të jetë pozitiv. Por kjo nuk mjafton.
Sipas Ministrisë së Jashtme, numri i të burgosurve gjermanë në Turqi është në shifrën “dyshifrore”. “Ne ndon
jëherë kemi pikëpamje shumë të ndryshme se kur vlen akuza për terrorizëm,” tha Merkeli. Me këtë, ajo reagoi si një shembull klasik i diplomacisë.
“Ne dimë gjithçka, por mendojmë ndryshe”. Sigurisht, këtu duhet të pajtohesh me kancelaren. Për presidentin turk, kushdo që e kritikon atë ose qeverinë e tij është terrorist. Kushdo që i investon paratë e tij në valutë të huaj – terrorist. Pothuajse çdo politikan në opozitë – terrorist. Mjekët që kritikuan ndonjë masë COVID si shumë të butë – janë terroristë. Studentët që vënë në dukje mungesën e konvikteve dhe strehimit – janë gjithashtu terroristë. Dhe gazetarët që nuk i përkasin medias turke, të përshtatur në 95 përqind me linjën – ata janë gjithashtu terroristë. Unë do të prisja që kancelarja t’i trajtonte të gjitha këto çështje – lirinë e shtypit, lirinë e mendimit dhe lirinë e mbledhjes – në konferencën për shtyp. Sepse siç thashë: “Vetëm një mik i vërtetë është i sinqertë dhe tematizon edhe gjëra të pakëndshme!“/DW
Përvojat në zgjedhjet e kaluara lokale, kanë treguar që part...
Pas sulmit me armë, të ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 1...
Juniku është komuna e parë e Kosovës ku është mbyllur proces...
Fitore Pacolli, anëtarja e kryesisë së “Lëvizja Vetëvendosje...
Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në...
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fe...
Dalja më e madhe e votuesve në zgjedhjet lokale është shënua...
Pas raportimeve për sulm në pikën e kalimit kufitar në Jarin...
Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e vendvotimeve në Kosovë.Qyte...
Janë sulmuar me granatë policët dhe doganierët në kufirin e ...
Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe t...
Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë edhe ...
Votat e qytetarëve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Koso...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 2, 484 teste n...
Deputeti Britanik Tory David Amess, ka ndrruar jetë pas një ...
Sot, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 kom...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në ...
Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq prej disa ...
Mijëra italianë janë mbledhur në rrugët e Milanos për të pro...
“Ta përfundojmë Brexit-in” ishte slogani i kryeministrit bri...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...