web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutohet një 45 vjeçar/ Krimi godet sërish

17 Tetor 2021, 10:43, Kronika CNA

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/CNA.al





Lajmet e fundit nga