'Loja' Rama-Basha/ Shtyhet për javën tjetër ngritja e Komisionit Hetimor për inceneratorët
Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka kërkuar n...
Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria ka në plan të dërgojë në hapësirë dy satelitë deri vitin e ardhshëm, ?Albania 1? dhe ?Albania 2?.
Kjo deklaratë e Ramës, tërhoqi mjaft vëmendje nga deputetët në kuvend, mediat dhe rrjetet sociale, duke marrë kështu komentë të ndryshme ironizuese.
Pavarësisht sherreve dhe ironive mes tyre, këto deklarata bëjnë shumë bujë. Rreth kësaj, Abc News ka renditur disa nga thëniet më të bujshme të kryeministrave të viteve të fundit në parlament.
Berisha: Do të ndërtojmë central bërthamor në Shkodër
Deklarata e ish-kryeministrit Berisha, gjatë një vizite në Itali sipas të cilit Shqipëria do të ndërtonte një central bërthamor në Shkodër mori vëmendje të madhe ndërkombëtare duke shkaktuar jo pak frikë edhe në Malin e Zi fqinj. Nuk dihet se nga u frymëzua Berisha për të bërë një deklaratë të tillë, ndërkohë që Europa ishte dhe është në përpjekje për të ulur sasinë e energjisë së prodhuar nëpërmjet energjisë bërthamore. Megjithatë, mund të thuhët se në atë kohë ish-kryeministri përdorte shpesh togfjalëshin ?Shqipëria, një super fuqi e vogël energjetike?.
Rama: Ju dukën mushkonjat si avionë
Ndërkohë që opozita e akuzonte në fillim të mandatit të tij të parë se vendi ishte kthyer në një qendër të trafikut të lëndëve narkotike përmes acvionëve të vegjel që uleshin nga jugu në veri, kryeministri Rama i qesëndiste ata duke thënë se iu dukeshin mushkonjat e Myzeqesë si avionë. Nuk zgjati shumë dhe nga këto ?mushkonja? u rrëzua në Divjakë duke u bërë avioni i parë që përdorej për transport kanabisi që kapej në vend. Më pas, ai do të ndiqej nga avionë të tjerë që do të pësonin defekte teknike apo përplaseshin në territorin shqiptar duke qenë plotë më kanabis.
Berisha: Do të fusim kinezçen për mësim në shkolla
Shumë nuk e mbajnë mend, por deklarata e ish-kryeminsitrit Berisha në parlament se fëmijët shqiptarë do të mësonin kinezçe në klasa shkaktoi mjaft të qeshura gati një dekadë më parë. Berisha po mbante një fjalim të zjarrtë në foltoren e Kuvendit dhe teksa po ngacmohej nga deputetët e opozitës, tha fjalinë e famshme: Kemi në plan të fusim kinezçën si lëndë mësimore në shkollat tona.
Pandeli Majko: Të ndërtojmë tunel nënujor Shqipëri-Itali
Ministri italian i Mbrojtjes Antonio Martino nuk u besoi veshëve teksa nga homologu i tij shqiptar Pandeli Majko dëgjoi propozimin për ndërtimin e një tuneli nënujor Shqipëri-Itali. Majko ia bëri këtë propozim Martinos në vitin 2002 kur ishte në një vizitë zyrtare atje, ndërsa ai iu përgjigj se më parë duhej bërë një studim i mirëfilltë mbi përfitimet dhe kostot e një projekti kaq të madh.
Sali Berisha: Do të heqim Lekun dhe fusim Euron si monedhë zyrtare të Shqipërisë
Askush nuk mund të thotë se nga u frymëzua ish-kryeministri Berisha në vjeshtën e vitit 2010 për të thënë se qeveria do të hiqte Lekun dhe në vend të tij do të përdorte Euron si monedhë zyrtare, por kjo deklaratë pasditen e një të enjteje shtatori shkaktoi jo pak tronditje në tregun e këmbimit valutor në atë kohë.
Menjëherë pas deklaratës së Berishës, një euro filloi të këmbëhej me 141-142 lekë ndërkohë që pak orë më parë kursi i këmbimit kishte qenë 134-135 lekë. Gjithçka u stabilizua disa ditë më pas, por sigurisht që bizneset dhe individët që duhej të blinin euro në ato orë patën kosto të mëdha.
Sali Berisha: Jemi të dytët pas Gjermanisë
Ekonomia e Gjermanisë ka qenë vazhdimisht si pikë reference për shtetet e BE-së për nga eficenca. Madje edhe qeveria shqiptare ka guxuar të krahasohet me potencialin e ekonomisë Gjermane, ku në vitin 2012 ish-kryeministri Berisha do të deklaronte se ekonomia e Shqipërisë ishte e dyta pas Gjermanisë për nga zgjerimi i saj gjatë asaj periudhe. Deklarata shkaktoi jo pak të qeshura dhe habi në atë periudhë, kur vendi po përpiqej të dilte nga efektet e krizës ekonomike të viteve 2008-2010.
Edi Rama: Të rinjtë nga Korça marrin paga deri në 8 mijë euro
Kryeministri Rama deklaroi në shkurt të këtij viti se janë të paktën 100 të rinj të Korçë që marrin paga nga 1 mijë deri në 8 mijë euro për shkak të punës që bëjnë sipas tij në internet. Rama tha se të rinjtë ofronin shërbime për kompani të huaja nëpërmjet internetit prandaj edhe kanë të ardhura kaq të larta. Deklarata u shpërnda shumë në rrjetet sociale, ku një pjesë bënë edhe ironi, por Rama iu përgjigj duke i takuar disa nga këta të rinj që sipas tij merrnin paga deri në 8 mijë euro./ CNA.al
Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka kërkuar n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ironizuar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë fjal...
Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, dikujt tjetër se basha ...
Deputetja e PD, Grida Duma, gjatë fjalimit të saj në Kuvend ...
Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhj...
Kalimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit per Euro...
Ish presidenti Bujar Nishani ka dalë me një reagim të fortë ...
Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur...
Analistët Ermal Hasimja dhe Ben Andoni kanë folur rreth zhvi...
Deputeti Erion Braçe gjatën fjalës së tij në Kuvend tha se m...
Si çdo të enjte, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në ...
Administratori i OSHEE Adrian Çela ka hedhur poshtë akuzat e...
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë...
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, do të shkojë sërish në zyrën...
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Peter Zingraf...
Nga Foltorja e Kuvendit, ndërsa iu përgjigj akuzave të Opozi...
Fatjon Palushi njëri nga autorët e plagosjes së dyfishtë dit...
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretend...
Nesër në mjediset e “Polit të Drejtësisë”, do të zhvillohet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...