web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Asnjë investim në sektorin e energjisë”/ PD akuza qeverisë: Kjo krizë e ka themelin te abuzimi dhe vjedhja

13 Tetor 2021, 15:12, Politikë CNA

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia faturon tregjeve ndërkombëtare krizën, për të cilën flet përditë.

Sipas Agalliut kjo është një krizë korrupsioni, që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Agalliu theksoi më tej se është e pashmangshme që nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor, të mos preket qytetari shqiptar.

?Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri. Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme?, thuhet në deklaratën e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga