web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur Basha bën si opozitar/ Tallja me demokratët

12 Tetor 2021, 14:06, Politikë CNA

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket i ndodhur në hall, i lodhur dhe i rraskapitur. Kjo duket nga qëndrimet dhe veprimet e tij. Del e përjashton njerëz, sulmon televizione, media dhe bën gjithçka që të duket sikur është në Opozitë.

Në fakt gjithë luftën e ka me veten. Luftën e ka me partinë e tij, megjithëse duhet ta bëjë me kundërshtarin.

E për të rracionalizuar disi goditjet apo për të treguar se ai është opozitar frontal kundër Edi Ramës, pasi tashmë të gjithë shqiptarët janë të bindur se Lulzim Basha është thjeshtë një vegël e kryeministrit në detyrë, ka nisur një lëvizje tjetër.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showSot ka çuar në SPAK ministren Balluku, duke pretenduar se ka zbuluar një skandal të madh.

Në fakt natyrshëm lindin disa pyetje. Kur është bërë ky tender? Sa kohë ka? Çfarë ka bërë Luli? Cilat janë denoncimet?

Të çosh ministren në SPAK për një tender që nuk ka asnjë lidhje, është qesharake. Është tallëse. Është si t?i hedhësh ?hi syve? demokratëve. Pa nxjerrë asnjë provë, pa nxjerrë asnjë dokument, thjeshtë ?po çojmë dikë në SPAK?.

Kjo është sa për të kaluar radhën. Është pikërisht Lulzim Basha, i cili thotë se SPAK nuk funksionon, se SPAK nuk bën detyrën, se SPAK ka lënë dosjen e inceneratorëve apo shumë dosje të tjera korruptive, për të cilat pretendon Opozita.

E cila po ta shikosh hollë hollë, jo vetëm ajo në atë detyrë, por edhe cilido ministër të ishte, nuk ka të bëjë fare me akuzën që ka ngritur Luli dhe mënyren sesi e kanë bërë.

Kjo tregon qartazi se çuarja në SPAK e emrave të ndryshëm nga Qeveria, është thjeshtë një lëvizje me të cilën Lulzim Basha kërkon të mashtrojë demokratët. T?iu thotë se ?unë jam një Opozitë, jam frontal, jam kundër Edi Ramës, jam kundër ministrave të tij?.

Por, në fakt SPAK më shumë sesa dosjet që I dërgon Lulzim Basha, duhet të marrë dhe të hetojë thjeshtë dhe vetëm dosjen e Lulit.

Pra, Lulzim Basha le të çojë dosje kot pa fund në SPAK, të cilat nuk zbardhen, nuk hetohen, nuk kanë prova, por janë thjeshtë lëvizje mashtruese.

SPAK duhet të hetojë një herë e mirë dosjen e Lulzim Bashës. Paralel me dosjet e tjera të qeveritarëve, pasi Luli është thjeshtë dhe vetëm ortaku i Edi Ramës. E ndoshta për të pasur një drejtësi më të mirë, do të duhej që të hetoheshin paralel Qeveria dhe Luli bashkë. Dosja e tij korruptive e një milion e 25 mijë dollarëve, të cilat janë me dokumente zyrtare të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Luli sot bëri lëvizjen e radhës. Na tha se ka çuar një ministër në SPAK, se po bën opozitë.

Nesër do çojë një tjetër emër, pasnesër një tjetër. Dhe paralel me ministrat që çon në SPAK do bëjë dhe përjashtimet nga partia e tij, të cilën po e lufton vetë, dhe duke harruar që nuk është në atë pozicion për të luftuar partinë e tij, por për të luftuar kundërshtarin politik. Të cilit në fakt po i shërben edhe me këto lëvizjet mashtruese, pasi nuk është luftë opozitare, të çosh në SPAK një ministër, për një tender ku ministri nuk ka asnjë lidhje. Dhe kjo duket qartazi se është thjeshtë një mashtrim i radhës nga Lulzim Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga