web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luli trim me gratë, “lepur” me burrat

8 Tetor 2021, 13:09, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shfaq dje në seancën parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, si një ?trim? i vërtetë përballë zonjave të Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha sulmoi, madje duke shkuar edhe deri në fyerje, dy gra të Kuvendit. Bëhet fjalë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Basha dje me një gjuhë që nuk i takon një kryetari Opozite, Basha ka fyer ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilën e cilësoi si ?skllave? si dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, të cilës iu drejtua duke thënë mos u bëj si Lenka Çuko.

?Unë e kuptoj se je mësuar që të marrësh komanda me urdhra dhe butona, por kjo nuk është mbledhja e Asamblesë së PS, as mbledhje orligarësh që të bësh gjërat si ke dashur, por këtu është Kuvend. Këtu e para punës nuk kishte të drejtë që të çohej zonja me fletën e parapërgatitur që e kishte bërë regjisori. Askush si përmendi emrin. Këtu është me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz. Se gjysma prej jush nuk do të ishte këtu. Se ku do isha unë e di unë mirë, se ta tregoj dhe unë ty. Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hije të Lenka Çukos.

Procedura s?të jep të drejtë që ta kthesh kuvendin në kotec. Por ndoshta ju keni hyrë për të tillë, por ne jo. Harroheni! Ndaj nëse s?do të ndash përgjegjësitë ti, përgjegjësi për shkatërrimin me gjithë pasoja të asaj që është themeli i Kuvendit, ku është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimit rigoroz. Nëse s?je aty si dicpecer i ministrave dhe të atij që të ka vënë aty, minimumi bëj atë që ke premtuar në media; respekto procedurën. Replika i takonte kryetarit të opozitës. Megjithatë, duke respektuar që të kesh reflektim, pasi pasojat bien mbi ty, pasi je skllavja morale e atij që të ka vënë. Se nuk të votuam ne, por thelbi është që të shmangeni nga reformat. Për të ndërtuar një burg në mendjen tuaj. Në vend që të mendoni se çfarë mendoj unë. Ju keni krijuar një burg në mendjen tuaj për të burgosur lajmet që i shisni dhe i blini sipas dëshirës suaj me akte korruptive. Lajm është ky që them unë, jo ato që doni ju?-deklaroi Basha.

Për më tepër në seancën e djeshme, Basha në një moment është ngritur nga karrigia, dhe ka shkuar drejt foltores ku ishte Manastirliu. Por, në këtë moment kishte edhe një ndërhyrje të Gardës. (Lexo ketu)

Por, gjatë seancës së djeshme, Rama nuk u kap me ?tigrat? e Kuvendit. Dje trimërohej me zonjat.

Por, sot në një deklaratë për mediat i është kthyer edhe “tigrave”. Tani në distancë kuptohet. Se kur i ka përballë Basha është ?trim ? vetëm më gratë, ndërsa me burrat bëhet ?lepur?.

?Taksat e qytetarëve i çojnë në parajsa fiskale. Vetëm ryshfeti i kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit. Korrupsioni 3 herë me i lartë se në 2103. Do ta përdorë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat në buxhet me PPP-të. Ai do të vazhdojë e do të përpiqet që të fshehë të vërtetën. Ai është përgjegjësi i vetëm i gjendjes ekonomike të Shqipërisë. Nëse ai kreu masakrën zgjedhore me iluzionin se kështu do të mund t?i ikte krizës energjetike është detyra e jona, që të qendrojmë përballë kësaj fatkeqësie kombëtare, që quhet qeveria e Edi Ramës. Refuzon planin tonë racional, pasi ai ka planin e tij për të vjedhur dhe për të varfëruar Shqipërinë dhe shqiptarët. Jemi në Kuvend për këtë betejë, dhe do i kthejmë vendin legjitimitetin dhe demokracinë.?- tha ndër të tjera Basha./CNA.al

Foto-Manastirliu “prek në plagë” Bashën/ Revoltohet kreu i PD, ndalohet nga Garda

Luli Basha si “dhunues” i grave

Basha jashtë kontrollit/ Sulmon mediat me gjuhë rrugaçërore, fyen edhe Manastirliun





Lajmet e fundit nga