Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji disa ditë më parë, në një takim në Korçë, deklaroi se do të propozojë në Kuvend uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6% gjë që sipas tij, do të sjellë uljen e çmimeve të produkteve të shportës.
?Isha sot në Korçë për të prezantuar tek qytetarët propozimin e PD për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%. Thënë më thjeshtë: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë, me çmime më të lira si pasojë e uljes së TVSH-së. Ky do të jetë propozimi që do mbrojmë më fortë në Kuvend sepse ky ndikon drejtpërdrejt në ekonomitë e familjeve tuaja!?-tha Salianji.
Ndërkohë, të njëjtës linjë i ka qëndruar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Gjatë fjalës së tij dje në Kuvend, ndër të tjera Basha u ndal pikërisht tek propozimi për uljen e TVSH-së, për produktet e shportës. Basha tha se PD propozon uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet.
Në fakt ajo që deklaron Basha duket se nuk iu vjen në ndihmë qytetarëve.
Eksperti i Ekonomisë, Sherefedin Shehu shpjegon se pse ulja e TVSH-së, nuk garanton uljen e çmimeve të shportës, sikurse pretendojnë Basha dhe Salianji.
Në një analizë të gjatë, eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu sqaron se kërkesa për uljen e normës së TVSH-së pas 25 viteve të zbatimit të saj dhe vetëm për një grup të mallrave të konsumit krijon presione për shmangie tatimore dhe nuk garanton uljen e çmimeve në treg.
Kjo sepse sipas Shehut, çmimet vendosen lirisht nga tregu bazuar në kërkesën dhe ofertën a mallrave të caktuar dhe jo në mënyrë administrative duke u bazuar në komponentët përbërës të çmimeve.
?Ulja e normës së TVSH-së nga 20 për qind në 6 për qind për grupin e mallrave ushqimore dhe energjinë elektrike do të ishte një goditje për sistemin fiskal sepse buxhetit të shtetit do t?i mungonin të ardhurat e siguruara deri më sot nga ky grup i rëndësishëm. Ky efekt është shumë më i ndjeshëm në rastet e vendeve të varfra si Shqipëria, ku shpenzimet për ushqime përbëjnë rreth 41% të shpenzimeve totale të një familje apo rreth 32% të PBB-së.
Ulja e normës së TVSH-së për grupet e mallrave të përmendura më sipër në kushtet e Shqipërisë me një administrim të dobët fiskal do të krijonte gropë fiskale edhe si rezultat i rritjes së presioneve për shmangie të detyrimeve tatimore.?-shkruan ndër të tjera Sherefedin Shehu.
Gjithashtu ai thekson se ?studimet ekonomike tregojnë se uljet e normës së TVSh-së disa vite pas zbatimit të saj dhe sidomos kur periudha e zbatimit është shumë e gjatë, si në rastin e Shqipërisë 25 vjet, jo vetëm që krijohen gropa fiskale, por as çmimet nuk ulen. Kjo sepse çmimet përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg dhe ato janë si ?rruga me një kalim? (one-ëay) dhe nuk njohin kthim mbrapa ose nuk ulen aspak. Edhe kur ulen, masa e uljes është shumë më e vogël krahasuar me uljen e normës së tatimit?.
Pra, sipas ekspertit të ekonomisë nga ulja e normës së TVSH-së apo heqja e saj, nuk do të përfitojnë qytetarët, për të cilët betohet çdo ditë qeveria dhe po ?lodhet? edhe opozita. Me sa u tha më sipër, kuptohet që ulja e normës së TVSH-së nuk garanton se çmimet do të ulen.
Prandaj, Shehu shkruan se zgjidhja është mbeshtetja e përkohshme financiare për sektorë të caktuar.
?Prandaj edhe në vendet e zhvilluara mbështetja e popullsisë realizohet në formën e ?tollonave? ose ?pakove ushqimore? dhe subvencionet e përkohshme për shërbimet bazë si energjia, uji, strehimi etj. Edhe për bizneset dhe sidomos për fermerët përdoren gjerësisht sistemet e sunbvencioneve apo mbështetjes së përkohshme financiare për sektorë të caktuar.?-shkruan Sherefedin Shehu.
“Më thuaj me kë rri të të them se kush je”. Kjo shprehje i s...
Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, në një konferencë p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar de...
Kreu i PD në detyrë Lulzim Basha, ka hedhur poshtë deklarata...
Ish kryeministri Sali Berisha do të thërrasë Kuvendin Kombët...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në ...
Deputeti I PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza të forta sot në ...
Avokati Spartak Ngjela ka thënë se kreut të PD-së në detyrë ...
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, gjatë një takimi me ga...
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot Gjeneral Major Abbas...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët.Pa...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratat e sotme...
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kreu i Qeverisë, k...
“Basha ‘vrau veten’ duke u përpjekur ‘të vrasë’ Berishën”. K...
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse është ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në media, duke tentuar ...
Në një deklaratë për media Kryeministri Edi Rama u ka bërë a...
“Foltorja” do të zhvendoset, sot në qytetin e Elbasani. Ish-...
Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani, ka dalë me një deklarat...
Kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë mëngjes, duke iu pë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...