web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ditë e madhe për Florian Markun, boksieri kuqezi në kërkim të titullit të parë në karrierë

25 Shtator 2021, 09:00, Sport CNA

Florian Marku do të përballet ditën e sotme ndaj Maxim Prodan. Bokseri kuqezi do të zbresë në arenën e madhe të stadiumit të Tottenham në Londër me duelin që do të startojë në orën 20:00 me orën tonë lokale

Marku dhe Prodan do të përballen për titullin e kampionit në IBF International për peshat e mesme dhe nëse triumfon, bokseri shqiptar do të fitojë titullin e parë në karrierën e tij si boksier.

Para dueli që të dy boksierët kanë patur tension mes tyre dhe një e tillë ka ndodhur në konfercën për shtyp, por edhe gjatë matjeve zyrtare. Tashmë do të jetë ringu që do të tregojë se cili do të dalë fitimtar nga ky duel, ndërsa Florian Marku është i bindur që nuk do ta lërë t?i shpëtojë nga duart ky shans i artë.

?Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet. Veç Zoti e di sa kam punuar për këto ditë, nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua në Boks?, ishte postimi i Florian Markut ditën e djeshme, ndërsa sot është dita e madhe për të.





Lajmet e fundit nga