"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Viktor Marku, Sebastian Mali, të ndaluar si persona të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në Tiranë, mund të lënë qelitë e paraburgimit brenda pak ditësh.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për ?BalkanWeb? se Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes edhe për Adiola Lakrën.
?Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë e nip dyshoheshin nga prokuroria dhe kanë qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pasi dyshoheshin se kishin kryer vrasjen për motive gjakmarrje të Hekuran Billës.
Ky i fundit ishte dënuar nga autoritetet britanike për vrasjen e Prel Markut, vëllain e Viktor Markut pas një sherri për parkimet në Britaninë e Madhe. Ai kishte plagosur atje dhe disa persona të tjerë. Në 2007 Hekuran Billa ishte ndaluar në Danimarkë dhe më pas u ekstradua në drejtim të Britanisë së Madhe dhe prej andej në Shqipëri, por më pas u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës.
Pak muaj pasi rifitoi lirinë ai u ekzekutua më 19 plumba në rrugën ?Prokop Mima?, teksa po kthehej në banesën e tij dhe do të kishte një takim me Adiola Lakrën me të cilën kishte një marrëdhënie intime. Prokuroria ka kërkuar zyrtarisht pushimin e kësaj çështje penale dhe shuarjen e masës së sigurisë për dy personat e arrestuar dhe për Adiola Lakrën, çka do të thotë që vrasja e Hekuran Billës rrezikon të arkivohet dhe mbetet pa autorë. Fjalën e fundit pritet ta thotë gjykatësja paraprake, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë?, tha Lala.
Por çfarë kanë deklaruar zyrtarët e policisë që kanë kërkuar në TIMS emrin e Billës?
?Ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë se 11 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe SHISH kanë kërkuar në sistemin TIMS emrin e Hekuran Billës, duke vëzhguar të gjitha hyrjet dhe daljet e tij nga territori i Republikës së Shqipërisë, por të gjithë kanë deklaruar se nuk kanë qenë në shërbim kur është kërkuar për emrin e tij, të tjerë kanë thënë se nuk e kanë idenë se kush është Hekuran Billa dhe për cilat arsye është kërkuar nga adresa e tyre emri i tij dhe të tjerë që thonë se e kanë kërkuar emrin e tij për arsye pune. Ky është një skandal i madh se si 11 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe SHISH kanë kërkuar emrin e një ish-të dënuari që u ekzekutua menjëherë pasi hyri në Shqipëri. Ai udhëtoi nga Belgjika në drejtim të Tiranës dhe më pas u ekzekutua me 11 plumba?, tha Lala.
Ajo shpjegoi më tej se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime të thelluara hetimore, ka pyetur disa nga shokët e viktimës të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me jetën e tij dhe kanë shpjeguar lëvizjet e fundit. ?Është pyetur Ndrek Marku, vëllai i të arrestuarit Viktor Markut dhe Prel Markut të ekzekutuar nga Hekuran Billa, i cili ka deklaruar se vëllai i tij është vrarë nga Hekuran Billa, por se familja Billa nuk ka pasur asnjë kontakt për të kërkuar falje më pas me familjen e tij. Motra e Hekuran Billës deklaroi se Hekurani nuk i ka lejuar familjen që të kishin kontakte me familjen Marku, duke pretenduar se e kishte zgjidhur këtë çështje. Gjithashtu janë kryer kryer kërkime edhe jashtë vendit për Viktor Markun, i cili ka rezultuar se është dënuar në vitin 2013 nga autoritetet e huaja për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe është dënuar, i skeduar nga autoritetet në Francë për vjedhje në 2015. Një detaj interesant është fakti se policia ka kërkuar arrestimin dhe të Petrit Aliajt alias Xhekson Pusi, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës, por sipas prokurorisë nuk ka rezultuar i lidhur me ngjarjen?, tha Lala.
Si arsyeton Prokuroria?
?Nga të gjitha të dhënat rezulton sipas prokurorisë se nuk ka pasur thirrje telefonike mes Markut, Lakrës dhe Billës ditët para dhe pas ngjarjes. Kamerat e sigurisë në zonën ku lëvizi Billa nuk japin rezultat dhe nuk identifikohen dot personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e tij. Po kështu telefoni i Viktor Markut rezulton i loguar në Tarabosh të Shkodrës ditën e ngjarjes. Sebastian Mali ka deklaruar se ditën e ngjarjes është ndodhur pranë qendrës tregtare ku u ekzekutua Hekuran Billa, por sipas prokurorisë nuk ka pamje filmike për shkak të ndërtimeve që të japin të dhëna të mëtejshme.
Janë sekuestruar dy celularët e viktimës, por nuk është arritur të çkodohen. Por përmes të dhënave nga qelizat telefonike nuk ka të dhëna të mjaftueshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ndaj dhe prokuroria kërkon pushimin e çështjes penale dhe shuarjen e masave të sigurisë.
Lirimi i tyre mund të sjellë dhe të rilind konflikte mes këtyre familjeve?, raportoi Lala.
Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari, ende të paide...
Policia e Lezhës bën të ditur se ka vënë në pranga 48-vjeçar...
Një 42 vjeçar i identifikuar si Julian Mandija është arrestu...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin m...
Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë n...
Policia Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për g...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të f...
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quaj...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të ...
Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në El...
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset e ve...
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala është dënuar me ...
Një aksident është regjistruar Elbasan, në zonën e Bradashes...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf i dorëzon ...
Dhjetë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme pena...
Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur sot...
Pas Fierit dhe Elbasanit, duket se një tjetër krim mjedisor ...
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një foto, ku po hapen t...
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pas akuz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...