Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhunës në familje. Viktima të dhunës janë gratë dhe nënat e fëmijëve. Vetëm në 9 muajt e fundit janë vrarë 16 gra nga bashkëshortët e familjarët.
Historia, që emisioni ?Stop? solli sot, është ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohet nga ish-bashkëjetuesi i saj. Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.
“Ka ushtruar dhunë sistematike tek unë, dhunë kafshërore. Arsyet kanë qenë të kota. Të shumtat e rasteve kanë qenë lekët. Zotëria, herë punonte dhe herë jo. Shtëpia mbahej nga lekët e mia. Filloi të ushtrojë dhunë nga unë ?të duket vetja superiore?. Fëmijët, djalin me të cilin e kam bashkëjetuesin është 3 vjeç e gjysmë dhe djali im i madh është 15 vjeç.
Dhuna ndodhte në sy të fëmijëve. Kohët e fundit nuk e dërgoja djalin në shkollë sepse ishte i papunë, mbaja djalin në shtëpi nga frika që kisha sepse për gjënë më të kotë, nëse flisja thoshte që provokon dhe më godiste. Nëse nuk flisje, thoshte më injoron dhe përsëri më godiste?, tha gruaja.
Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Hysolli nuk kishte punë dhe para. Një nga herët, dhuna u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.
?Kërkonte lekë nga unë, nuk ia jepja. Herën e fundit që degradoi është kacafytur me djalin e madh. Kur djali mëpa përtokë të gjakosur, iu vërsul dhe i tha mos e prek më nënën time. Filluan të kacafyteshin dhe kjo ishte arsyeja pse kam shkuar në spital. Kur kam parë policin e ndjeva që nëse nuk e denoncoja atëherë jeta ime radhës tjetër do kishte marrë fund?, tha viktima e dhunës.
Gjithçka ndodhte në sy të fëmijëve dhe i madhi e regjistroi me telefon gjithë aktin shtazarak të rrahjes barbare të së ëmës.
?Unë sa po vija nga shkolla dhe po dëgjoja se po ziheshin me fjalë. Hyj në dhomë dhe shkoj tek kompjuteri. Dëgjoj zhurma goditjeje. Marr telefonin, shkoj e regjistroj. E shikoja që po dhunohej. Vëllai i vogël po qante dhe e regjistrova. Ai bënte zënka të përditshme. Për gjëra të vogla fare. Për shembull pse ra vëllai?, tregon i mituri.
Çfarë ndodhi pas denoncimit? A iu dha mbrojtje zonjës?
?Kam qëndruar katër orë tek ushtaraku. Policia ka shkuar dhe e ka marrë në shtëpi, kanë vajtur në komisariat numër 3. Kam treguar edhe videot e dhunës që ka ushtruar. Policia e ka thirrur, e ka mbajtur dy orë dhe e ka liruar?, tregoi e dhunuara.
Gjykata është mjaftuar vetëm me një urdhër mbrojtjeje.
?Kam urdhër mbrojtjeje vetëm për një vit. Personi është i lirë dhe kur jemi ballafaquar në gjykata, ka buzëqeshur në mënyrë kërcënuese dhe ironike që ?ti nuk më bën dot asgjë mua??, tha e dhunuara./ tvklan
“Fiks Fare” i është rikthyer edhe një herë shfrytëzimit të l...
Një vit më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-drej...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykat...
Kemi udhëtuar sot drejt qytetit të Lezhës, pas denoncimit të...
Në Bashkinë Maliq, prej vitesh mungojnë mjekët në qendrat sh...
Një qytetare e cila jeton në Suedi i është drejtuar emisioni...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Skënderbegas t...
Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjar...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari, ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e një u...
Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një institucioni shtetëror...
Kemi udhëtuar në Treblovë të Bashkisë Selenicë,Vlorë. Më 13 ...
Emisioni Stop trajtoi këtë të mërkurë rastin e të moshuarit ...
Emisioni “Stop” shkoi në Sarandë pasi të moshuarit Sotir Kol...
Një tjetër skandal është denoncuar nga emisioni Fiks Fare, k...
Emisioni “Fiks Fare” ka denocuar mbrëmjen e së martës një tj...
Fiks fare startoi sezonin e ri me një investigim kryer mbi f...
Policia e Shtetit ka në strukturat e saj, njerëz të përfshir...
Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka reaguar në lidhje me...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...