Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Në Bashkinë Maliq, prej vitesh mungojnë mjekët në qendrat shëndetësore. Emisioni ?Fiks fare? e ka ngritur këtë shqetësim të banorëve të Bashkisë Maliq të cilët vuajnë për mjek disa herë, por edhe pas një viti ende është e njëjta situatë.
Madje ai që e ngre më fortë shqetësimin e banorëve të Maliqit është kryetari i bashkisë zoti Gëzim Topçiu .?Kjo situatë është prej 3-4 vitesh dhe nuk ka asnjë përmirësim. Jemi ankuar dhe te Drejtoria Rajonale e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan, në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë, në Ministrinë Shëndetësisë dhe nuk është bërë asgjë. Kemi 8 mjekë dhe na duhet edhe 8 të tjerë? shprehet kryetari.
Ai u tregoi gazetarëve shkresat zyrtare që bashkia që ai drejton u ka nisur instancave përgjegjëse në lidhje me mungesën e bluzave të bardha, dhe nga këto shkresa gjendja duket alarmante.
Vetëm në qendrën e qytetit punon një mjek që mbulon 8000 banorë, ndërkohë që për këtë numër popullsie duhet të ishin tre mjekë. Në Njësinë Administrative Libonik me 14 000 banorë shërbejnë vetëm tre mjekë, ndërkohë që duhet të jenë pesë në total. Në Njësinë Administrative Pojan me 17 000 banorë janë 12 qendra shëndetësore dhe janë vetëm katër mjekë nga tetë që duhen të jenë. Nga këta katër mjekë që janë aktualisht në punë, tre prej tyre kanë dalë në pension.
Në Njësinë Administrative Vreshatas me 11 000 banore janë dy mjekë nevoja është edhe për dy të tjerë. Në Njësinë Administrative Pirg me 10.000 banorë është vetëm një mjek në shërbim, ndërkohë që duhet të jenë tre në total në bazë të numrit të banorëve.
Problem në këtë bashki është se mjekët të cilët janë në pension dhe mund të punojnë ende, janë të detyruar që çdo 6 muaj të rinovojnë kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë. Procedurë që i penalizon deri diku, pasi zgjat afërsisht dy muaj. Kjo e bën situatën edhe më keq, pasi banorët nuk marrin shërbim. ?Nuk mund te bëjmë dot asgjë. Shkresa nisim, por mjek nuk vijnë? janë fjalët e fundit të bisedës me zotin Topçiu.
Përveç banorëve që kanë mungesa në shërbim për shkak të mungesës së mjekëve edhe mjekët nga ana tjetër ankohen. Në Qendrës Shëndetësore në Maliq mjekja e përgjithshme Eranda Dervishi shpjegon se u shërben e vetme 6500 banorëve ndërkohë që duhet të ishin edhe dy mjekë të tjerë.
?Jam vetëm unë në këtë punë për të mbi 6500 banorët dhe duhen edhe dy mjek të tjerë. Puna është e vështirë dhe mezi e përballoj? pohon mjekja .
Edhe dy infermieret e ambulancës së fshatit Zvirinë pohuan se mjeku shkon vetëm një herë në javë ose një herë në dhjetë ditë. Kjo pasi i njëjti mjek mbulon edhe disa fshatra te tjerë. Ato pohojnë se mungesa e mjekëve është pasi shumica e tyre janë larguar drejt Gjermanisë madje edhe ato vetë po bëhen gati të ikin.
Vitet ikin, mjekët ikin, por gjendja mbetet po ajo. Shpresë për t?u rregulluar situata./ tch
Një qytetare e cila jeton në Suedi i është drejtuar emisioni...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Skënderbegas t...
Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjar...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari, ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e një u...
Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një institucioni shtetëror...
Kemi udhëtuar në Treblovë të Bashkisë Selenicë,Vlorë. Më 13 ...
Emisioni Stop trajtoi këtë të mërkurë rastin e të moshuarit ...
Emisioni “Stop” shkoi në Sarandë pasi të moshuarit Sotir Kol...
Një tjetër skandal është denoncuar nga emisioni Fiks Fare, k...
Emisioni “Fiks Fare” ka denocuar mbrëmjen e së martës një tj...
Fiks fare startoi sezonin e ri me një investigim kryer mbi f...
Policia e Shtetit ka në strukturat e saj, njerëz të përfshir...
Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka reaguar në lidhje me...
Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, në lidh...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej sa...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një denoncim të fortë p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...