web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme nga Italia, Barcelona zëvendëson Koeman me ish-trajnerin e Juventus

21 Shtator 2021, 10:19, Sport CNA

Barcelona barazoi dje 1-1 me Granadan në Camp Nou, me sfidën që për vendasit ishte poshtë pritshmërive. Për katalanasit barazoi Araujo në të 90 minutë, ndërsa e ardhmja e Koeman është në ?fije të perit?. Nga Italia, gazetari Gerard Romano bën me dije se drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar shkarkimin e trajnerit hollandez.

Në media qarkullojnë edhe emrat për zëvendësuesin e Koeman, me Pirlon dhe Conten që janë në pole-position. Refuzimi që Xavi i ka bërë dy herë drejtuesve, ka sjellë edhe idenë e trajnerëve nga Italia. Veç Pirlos dhe Contes, një tjetër emër që qarkullon për pankinën e Barçës është edhe ish-futbollisti i tyre, Philipe Cocu.





Lajmet e fundit nga