Romanjoli: Ky është Milani im më i fortë
Për shkak edhe të menaxherit, në ditët e fundit është përfol...
Erdenis Gurishta ishte i ftuar në një lidhje direkte me emisionin ?Skaner? në ?MCN TV?, ku ka folur rreth duelit me Teutën si dhe synimet e shkodranëve në këtë sezon. Kapiteni i kuqebluve është i zhgënjyer nga barazimi i djeshëm, pasi beson se ekipi i tij meritonte fitoren. Mbrojtësi i Vllaznisë është i mendimit se skuadra shkodrane ndodhet një hap më lart se kundërshtarët si dhe vlerëson në maksimum trajnerin Brdariç, të cilin e quan si më të mirin në Shqipëri.
?Këtë sezon parashikoj një kampionat shumë të fortë. Shumë ekipe janë forcuar. Besoj se do kemi një kampionat të bukur. Shumë specialist thonë që ka humbur cilësia. Nuk jam i këtij mendimi. Shumë lojtarë cilësor ka kampionati shqiptar. Barazimi me Teutën? Normalisht që nuk është rezultat i drejtë. Por kështu është futbolli. E vetmja gjë të vjen keq në atë ndeshje është se kishim lojën nën kontroll 1-0, një lojtarë më shumë. Atëherë kur mendonim se e kishim ndeshjen të fituar, atëherë Teuta na barazoi me 10 lojtarë. Nuk ka vend për pesimizëm. Duhet ta mbajmë kokën lart, sepse është vetëm java e dytë. Besoj se këtë sezon na janë afruar shumë lojtarë cilësorë. Do jetë një Vllazni shumë e fortë. Normalisht që është një pretendente në kampionat dhe në kupë.
Humbja e titullit në ndeshjen e fundit? Normalisht që nuk ka na lënë shije të mirë, sepse e humbëm kampionatin me diferencë golash. Besoj se kemi mësuar nga gabimet e vitit të kaluar dhe mund të them me plot gojë që jemi pretendentë kryesorë për fitimin e kampionatit. Jemi në rrugën e duhur, pavarësisht barazimit në ndeshjen e fundit. E shoh që kemi shumë cilësi dhe duke parë edhe kundërshtarët e tjerë, besoj se jemi një hap më lart se kundërshtarët e tjerë.
Jam i mendimit se edhe në Superkupë edhe në kampionat kundër Teutës kemi zhvilluar një ndeshje të mirë deri në pësimin e golit të parë në Superkupë për gabimin tonë. Pastaj aty u hap ekipi dhe besoj se rezultati 3-0 është një gënjeshtër. Kjo ndeshje e kampionatit ishte tjetër. E meritonim ta fitonim, por nganjëherë futbolli është i çuditshëm. Me një rast që erdhi Teuta në portë na shënoi.
Janë larguar shumë lojtarë cilësorë dhe klubi është munduar që të afrojë po lojtarë cilësorë në ato vende. Është ruajtur baza e ekipit. Jemi munduar të bëjmë përsëri po atë grup aq të mirë sa vitin e kaluar. Konfirmimi i trajnerit është diçka pozitive, sepse me atë arritëm atë sukses vitin e kaluar. Ai trajner na mori të gjithëve maksimumin. Nuk ka vend për ta komplimentuar apo për ti dalë, sepse jam kapiteni i ekipit, por vërtetë besoj se është trajneri më i mirë në Shqipëri. Jam i sigurt që Vllaznia është skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar dhe koha do e tregojë këtë gjë?, ka deklaruar Erdenis Gurishta.
Për shkak edhe të menaxherit, në ditët e fundit është përfol...
Gjesti mbëstetës i tifozëve të Lacios ndaj Thomas Strakoshës...
Partizani sërish nuk ia doli të fitojë as në javën e dytë të...
PSG arriti të mposhtë 2-1 Lyon me golat e Neymar dhe Icardit...
PSG-ja ka marrë një fitore në frymën e fundit në sfidën ndaj...
Juventusi dhe Milani kanë ndarë nga një pikë në një barazim ...
Kategoria Superiore, do të rikthehet në fundjavën e ardhshme...
Chelsea fitoi sot derbin e Londrës ndaj Tottenham në stadium...
Ernest Muçi ka gjetur golin e dytë me Legian, në ndeshjen që...
Java e dytë e Kategorisë Superiore ka dhuruar rezultate mjaf...
Kukësi arriti të triumfonte me përmbysje 3-1 ndaj Kastriotit...
Rei Manaj ka shënuar sot debutimin e tij me skuadrën e Spec...
Mançester Junajtid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ...
Myrto Uzuni ka shpërthyer në Kupë me Ferencvarosh. Sulmuesi ...
Tottenham Hotspur dhe Chelsea do të ndeshen pasditen e sotme...
Do të luhet pas pak, në “Elbasan Arena”, sfida mes Kukësit d...
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas barazimit në shtëp...
Gugash Magani e sheh pikën e sotme të Egnatias ndaj Tiranës ...
Tirana nuk ka arritur më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Egnati...
Empoli i lojtarëve shqiptar është mposhtur në shtëpi 0-3 nga...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...