Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë/ Komiteti Teknik gati vendimin
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka bërë me...
Kur nisi vala e tmerrshme e COVID-it vjeshtë 2020-dimër 2021, u kuptua hapur ajo që dyshohej prej kohësh, që ministria dhe komiteti kishin manipuluar prej kohësh shifrat e COVID-it në vend.
Fillimisht statistikat e INSTAT-it nxorrën zbuluar numrin real të vdekjeve (disa fish në krahasim me numrin zyrtar), ndërsa informacione të brendshme nga QSUT provuan se gjysma e të vdekurve prej COVID-it në këtë institucion paraqiteshin si vdekje nga shkaqe banale.
Ky përafrim vazhdoi përgjatë gjithë pandemisë. Zyrtarisht, Shqipëria raporton 150 mijë të infektuar, ndërkohë që faktikisht ky numër vlerësohet në mbi 2 milion. Zyrtarisht raportohen 2,500 humbje jete, ndërkohë që vlerësimet kanë provuar mbi 15 mijë të tilla.
Mashtrimi dhe dezinformimi ka qënë dhe, fatkeqësisht, vazhdon të mbetet deviza e punës së qeverisë, ministrisë dhe komitetit.
Në kundërshtim me parashikimet e zymta, Shqipëria ka shumë pak (për të mos thënë aspak) gjasa të përjetojë sërish situatën kataklizmike të dimrit të kaluar. Studimi i fundit izraelit tregoi se mbrojtja natyrore e fituar pas kalimit të infeksionit ofron mbrojtje të mirë edhe në raport me variantin delta.
Për momentin kjo mbetet akoma hipotezë, pasi është gjetja e një studimi të vetëm. Që të kthehet në rekomandim, kjo hipotezë duhet të ballafaqohet me gjetjet e studimeve të tjera, testeve imunologjike, etj. Ndoshta, duhet të kalojnë javë ose muaj para se të shohim një rekomandim të tillë.
Nuk dihet ende nëse imuniteti natyror krijohet tek personat që e kanë kaluar COVID-in pa simptoma ose me simptoma minimale. Studime të kaluara kanë raportuar se përgjigjja imunitare ndaj COVID-it është në përpjestim me gravitetin e simptomave.
Pavarësisht dy problemeve të përmendura më lart, sot mund të thuhet me siguri relativisht të lartë se COVID-i në Shqipëri nuk ka gjasa të rikrijojë tmerret e përjetuara gjatë dimrit të shkuar. Të paktën përsa kohë flasim për pesë variantet aktuale, nga ai bazë deri tek delta.
Por! Në nivel individual ai ende mund të godasë rëndë. 20 deri 30% e popullatës, e cila është ende e paimunizuar, ofron një terren të gatshëm ku varianti delta sot dhe variantet të tjerë që mund të shfaqen, rrezikojnë të shkaktojnë forma të rënda të sëmundjes ose edhe vdekje (sikundër edhe po ndodh aktualisht).
Në kushtet kur qeveria, ministria dhe komiteti nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe i kanë lënë shqiptarët të pambrojtur në raport me sëmundjen, mundësia e vetme që qytetarët kanë është vaksinimi me një prej vaksinave cilësore, Pfizer ose Astra Zeneca.
Për të nxitur një program vaksinimi që është bllokuar prej muajsh për shkak të ofertës skandaloze që përfshinte vetëm CoronaVac-un e pabesueshëm kinez, informacioni dhe transparenca është element kyç.
Ministria dhe komiteti duhet të heqin dorë sa më parë nga deklarata e thatë ditore e cila përsëritet prej 18 muajve si një pllakë gramafoni tashmë bajate!
Nga rreth 130 të shtruarit aktualë në spital, sa prej tyre janë të riinfektuar, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?
Nga vdekjet ditore, sa prej të ndjerëve kanë qënë të shëruar më parë nga COVID-i, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?
Ky informacion do të bindë shqiptarët për rolin e vaksinave dhe do t’i nxitë ata të vaksinohen. Fakti që oferta e sotme nuk përfshin vetëm CoronaVac-un kinez, por edhe Pfizer-in dhe Astra Zeneca-n, është shumë pozitiv.
Ndërsa deri dje fshehja e informacionit bëhej për qëllime elektorale, për t’i provuar qytetarëve “sukseset” e Boratit dhe boratëve dhe kishte një ndikim indirekt mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve, sot fshehja e informacionit është kriminale!
Transparenca e plotë mbi të sëmurët dhe humbjet e jetës nga COVID-i është ndoshta shansi i fundit për t’i nxitur njerëzit të vaksinohen!
Një shans që nuk duhet humbur kurrsesi…/CNA.al
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka bërë me...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në...
Mjeku epidemiolog Fabian Cenko është shprehur se vaksina ësh...
Ritvana Fetahu, është vajza nga Puka që u bë pjesë e Përputh...
Ritvana Fetahu është konkurrentja e parë nga vajzat që u pre...
Julian Çela është një nga konkurrent më të rinj që janë bërë...
Arban Domi, drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksi...
Sapo ka stratuar sezoni i ri i Përputhen dhe janë prezantuar...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ana Lleshi është një nga vazjat e showbizzit që u bë e famsh...
Mjekja obstetër-gjinekologe Rubena Mosiu, u bën thirrje grav...
Përfshirja e fëmijëve në planet e vaksinimit ka krijuar deba...
“Big Brother Vip” do të rinisë pas shumë vitesh pauzë, në mu...
Emisioni që theu çdo rekord, “Përputhen” rikthehet sot me se...
Virologu shqiptar, Arban Domi, ka shpjeguar se sipas tij var...
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur nga vajzat, Yll Limani...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një mesazh për skeptik...
Në një kohë që varianti MU ka përhapur frikë se do të përsër...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se vazhdon t’i qen...
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të pëlqye...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...