VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Kancelarja Merkel ka mbështetur edhe një herë fuqishëm CDU/CSU në atë që pritet të jetë seanca e fundit e Bundestagut para zgjedhjeve. Ajo gjithashtu kritikoi vërejtjet e kandidatit të kancelarit Scholz.
Në seancën e fundit të parlamentit federal për zgjedhjeve, kancelarja Merkel e quajti luftën kundër ndryshimit të klimës si çështjen më urgjente të kohës sonë. Ajo tha se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm gjatë kësaj legjislature. Ndër të tjera, ajo iu referua Ligjit të Mbrojtjes së Klimës me buxhete vjetore dhe objektiva sektoriale. Në lidhje me pandeminë Korona, ajo ripërtëriti apelin e saj për popullatën që të vaksinohet. Në fund të deklaratës së saj, Merkeli bëri thirrje për zgjedhjen e kandidatit unionist për kancelar, Armin Laschet.
Kancelarja Angela Merkel i përshkroi zgjedhjet e ardhshme parlamentare si një vendim mbi drejtimin që do të marrë Gjermania dhe i dha mbështetje të fortë kandidatit të CDU/CSU për kancelar Laschet. Në të njëjtën kohë, në atë që pritet të jetë seanca e fundit e Bundestagut para zgjedhjeve më 26 shtator, ajo paralajmëroi kundër një aleance të SPD dhe të Gjelbërve me Partinë E Majta.
“Nuk është e parëndësishme se kush e qeveris këtë vend,” tha ajo. Këto janë zgjedhje të veçanta “sepse në kohët më të vështira është një vendim për dretimin që do të marrë vendi ynë”, theksoi Merkeli. Qytetarët kishin zgjedhjen midis dy opsioneve: një qeverie të SPD dhe Të Gjelbërve “që pranon mbështetjen e Partisë E Majta, të paktën nuk e përjashton atë” ose një qeveri të udhëhequr nga CDU dhe CSU me Laschetin në krye.
“Rruga më e mirë për vendin tonë është një qeveri federale e udhëhequr nga CDU/CSU me Armin Laschetin si kancelar,” tha Merkeli. Një qeveri e tillë, tha ajo, do të siguronte stabilitet, besueshmëri, moderim dhe rrugë të mesme. “Kjo është pikërisht ajo që i duhet Gjermanisë.”
Scholzi mbron fjalët që ka përdorur
Toni i Kancelares ishte i pazakontë, sepse në vitet e mëparshme, gjatë paraqitjeve në Bundestag Merkeli kishte theksuar gjithmonë gjuhën e përbashkët me partnerin e saj të koalicionit, SPD. Merkeli shprehu kritika të drejtpërdrejta edhe ndaj zëvendëskancelarit dhe kandidatit të SPD për kancelarin Olaf Scholz. “Sigurisht, askush prej nesh nuk ishte dhe nuk është kavie laboratori në asnjë formë,” tha ajo, duke iu referuar deklaratave përkatëse të Scholzit gjatë fushatës zgjedhore. Çdo person i vaksinuar kishte marrë një vaksinë të testuar mjaftueshëm. Politikanët duhet t’i bindin njerëzit të vaksinohen”dhe të mos debatojnë me imazhe të shtrembëruara të kavieve të laboratorit”.
Scholzi i mbrojti fjalët që kishte përdorur pas fjalimit të kancelares. Ai tha se populli duhej të bindet për vaksinimin – në një mënyrë të qetë, të shtensionuar e edhe me shaka, për të cilat qeshet në shumë aktivitete. “Nëse ca nuk duan të qeshin dhe të mërziten për këtë, mund të ketë të bëjë me faktin se ata kanë pak për të qeshur kur shikojnë shifrat e sondazheve të tyre,” tha ai.
Thirrje nga salla
Përveç kësaj, Scholzi përmendi tre përparësi për një qeveri federale nën udhëheqjen e tij: luftën kundër varfërisë së fëmijëve, strehim të përballueshëm dhe pensione të qëndrueshme. Për të, këto janë garanci për kohezionin e shoqërisë, tha Scholz-i.
Kryetari i liberalëve të FDP -së, Chrisitan Lindner tha duke iu drejtuar kandidatit për kancelar të SPD -së, Olaf Scholz, se nuk duhen fituar sondazhet, por zgjedhjet. Dhe as atëherë nuk është e sigurt që je në gjendje të drejtosh një qeveri. Ai akuzoi të Gjelbrit se donin ta bënin të gjithë Gjermaninë një lloj “Bullerby” (vend të idealizuar të lumturisë). Kreu i grupit parlamentar të partisë E Majta Bartsch bëri thirrje për ndihmë për qytetarët./DW
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën s...
Procesi gjyqësor ndaj pesë personave të akuzuar se planifiku...
Greqia vendosur që të vaksinojë edhe fëmijët nga mosha 12 de...
Për të disatën herë është arrestuar në Kosovë bashkëshorti i...
Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek m...
Prej kohësh gratë vazhdojnë të kapin majat e të thyejnë barr...
Numri i ulët i qytetarëve të vaksinuar në Kosovë si dhe mosr...
Jean Paul Belmondo, aktori francez i cili fitoi famë ndërkom...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një ...
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Ka...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orë...
Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremonin...
Ushtari i fundit amerikan iku një javë më parë nga Kabuli i ...
Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e protestave masive ku...
Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të lart...
Talebanët thanë të hënën se e kanë pushtuar Luginën veriore ...
Detaje të reja kanë dal nga vrasje e Marigona Osmanit, 18-vj...
Mjaft është mjaft. Për dy dekada, Perëndimi derdhi biliona d...
Pas dy dekada luftërash pothuajse të vazhdueshme dhe shkatër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...