web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Falsifikim, përndjekje dhe lëndë narkotike/ Arrestohen 7 persona për vepra penale të ndryshme

5 Shtator 2021, 09:32, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 33 vjeçar pasi përndiqte një të mitur. Mësohet se më parë, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale ?Përndjekja?.

Gjithashtu një tjetër shtetas, Flamur Lika është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale Falsifikim i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve.

B.K 32 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi është akuzuar për vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën.

Policia gjithashtu ka arrestuar një 22 vjeçar pasi në makinën e tij u gjet një sasi lëndë narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: T. P., 32 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe N. S., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur./ CNA.al





Lajmet e fundit nga