Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Lufta më e gjatë e SHBA mori fund: Pas 20 vitesh, ushtria amerikane u tërhoq nga Hindukushi. Edhe ushtarët e fundit u larguan pak para përfundimit të afatit më 31 gusht.
Avioni i fundit i ushtrisë amerikane u nis natën e së martës nga aeroporti i Kabulit, bënë të ditur forcat e armatosura amerikane. Me këtë mori fund edhe misioni ushtarak amerikan në Afganistan. Presidenti amerikan, Joe Biden kishte urdhëruar tërheqjen e plotë të trupave amerikane deri më 31 gusht.
“Jam këtu për të bërë të ditur përfundimin e tërheqjes sonë nga Afganistani dhe fundin e misionit amerikan për evakuimin e qytetarëve amerikanë, qytetarëve nga shtete të treta dhe afganëve të rrezikuar”, tha kreu i komandos qendrore të forcave amerikane, gjenerali Keneth McKenzi, që u lidh me Pentagonin në një konferencë me video. Edhe ambasadori amerikan u largua nga Afganistani me avionin e fundit C-17. Megjithatë bëhet e ditur, se vazhdon misioni diplomatik, për të mundësuar largimin e afganëve të tjerë të rrezikuar.
Talibanët radikalë-islamikë e festuan me të shtëna me armë tërheqjen e plotë të SHBA. “Ne kemi shkruar sërish histori”, tha një zëdhënës i lartë i talibanëve, Anas Hakkani në twitter. “Pushtimi 20-vjeçar i SHBA dhe NATO-s mori fund natën e sotme.” Hakkani shkroi se është “shumë i lumtur pas 20 vitesh xhihad, sakrifikime dhe mjerimi të përjetojë këtë moment historik.” Kurse zëdhënësi i talibanëve, Sabiullah Mudxhahid shkroi në twitter, se vendi i tij ka arritur pavarësinë e plotë.
Ambasada e SHBA zhvendoset në Doha
Me tërheqjen e trupave, SHBA mbyllin edhe prezencën diplomatike në Hindukush dhe e zhvendosin ambasadën në Doha. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në Uashington, duke iu referuar “mjedisit të pasigurtë të sigurisë dhe gjendjes politike”, u shpreh, se vendi i tij hap një kapitull “të ri” me Afganistanin. “Misioni i ri diplomatik” do të drejtohet nga një “ekip i ri” nën drejtimin e Ian McCary në Doha. Blinken theksoi, se Uashingtoni do të “bashkëpunojë” me talibanët, nëse ata i respektojnë “detyrimet e tyre”. Pushtetarët e rinj në Afganistan duhet të “meritojnë” legjitimitetin dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Një numër i vogël prej 100-200 qytetarësh amerikanë gjendet ende në Afganistan, sipas Blinken. SHBA po përpiqet edhe pas përfundimit të misionit të shpëtimit të mundësohet largimi nga Afganistani.
Misioni ushtarak filloi para 20 vjetësh
Largimi i avionit të fundit amerikan shenjon edhe fundin e misionit 20 vjeçar ushtarak në Afganistan. SHBA dhe aleatët perëndimorë hynë ushtarakisht në Afganistan pas atentateve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork. Brenda një kohe të shkurtër, aleanca ushtarake perëndimore i largoi nga pushteti talibanët, që i kishin ofruar mbështetje rrjetit terrorist të Al-Kaidës. Megjithatë Afganistani asnjëherë nuk gjeti paqe, konflikti i përgjakshëm zgjati për dy dekada dhe konsiderohet si një nga “luftërat më të gjata” të SHBA. Qeveria e presidentit të mëparshëm, Donald Trump në shkurt 2020 i premtoi talibanëve largimin e plotë nga Afganistani. Për këtë talibanët duhet të ndërprisnin të gjitha lidhjet me Al-Kaidën, të mos ushtronin më sulme ndaj trupave perëndimore dhe të fillonin bisedimet e paqes me qeverinë afgane.
Pikërisht në kohën e reduktimit të trupave amerikane, talibanët radikalë-islamikë marshuan në Kabul para dy javësh dhe morën rrufeshëm pushtetin. Pas kësaj pasoi një mision dramatik evakuimi nga aeroporti i Kabulit, për të larguar qytetarët perëndimorë dhe forcat lokale të ndërkombëtarëve nga Afganistani.
Të hënën Këshilli i Sigurimit apeloi ndaj talebanëve me një rezolutë që të mundësojnë largimin e “sigurtë” të afganëve dhe qytetarëve të tjerë perëndimorë nga Afganistani. 13 vende votuan për rezolutën. Fuqitë me të drejtë vetoje Kina dhe Rusia abstenuan. Rezoluta bazohet në një deklaratë të talibanëve, sipas së cilës, afganët në çdo kohë mund të udhëtojnë jashtë vendit dhe mund të largohen si me rrugë tokësore edhe ajrore./DW
Nëse jeni duke kërkuar të studioni në Gjermani, jeni me fat ...
Ndërsa përpjekjet e evakutimit të Shteteve të Bashkuara dhe ...
Kosova vijon të përballet me një situatë të vështirë, ndërsa...
Për herë të parë në një debat televiziv në fushatën zgjedhor...
Uragani Ida, një stuhi e rrezikshme e kategorisë 4, mbërriti...
Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga flakët në Mila...
Afgano-amerikanët po ndihen të revoltuar dhe të shqetësuar p...
Ka agravuar në dhunë dhe përplasje të forta me policinë, pro...
Ashtu si në shumë qytete të Europës, edhe në Romë mijëra nje...
Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytet...
Saba Shah Khan- Imazhet e kaosit, shpërthimet e bombave dhe ...
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës ka dhënë d...
Shtetet e Bashkuara kryen një goditje me raketë ndaj operati...
Disa orë pasi Presidenti Biden tha të shtunën se ka gjasa që...
Gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Papa Françesku është n...
Një tjetër shpërthim ka ndodhur sot në pranë Aeroportit të K...
Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga...
Franca dhe Britania do të dorëzojnë një rezolutë gjatë mbled...
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) në Kosovë ...
Kosova vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...