Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Uragani Ida, një stuhi e rrezikshme e kategorisë 4, mbërriti të dielën në brigjet e shtetit Luiziana, në pjesën veriore të Gjirit të Meksikës, në 16 vjetorin e shkatërrimit që solli në këtë qytet Uragani Katrina.
Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve tha se Ida arriti vijën bregdetare duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 240 kilometra në orë.
Presidenti Joe Biden vizitoi sot shtabin e Agjensisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA). Ai tha se qeveria federale po përgatitet për më të keqen dhe se ndoshta do të duhen javë të tëra për disa zona që t’u rikthehet energjia elektrike pas uraganit.
Presidenti Biden u bëri thirrje njerëzve për kujdes maksimal.
“Dua ta theksoj përsëri, ky do të jetë një uragan shkatërrues dhe (shumë) shkatërrues, një stuhi kërcënuese për jetën. Prandaj ju lutemi, të gjithë juve në Misisipi dhe Luiziana … dhe Zoti e di, ndoshta edhe më në lindje, merrni masa paraprake. …Merreni seriozisht, vërtet shumë seriozisht“, tha Presidenti Biden nga selia e FEMA-s.
Paralajmërimet për rrezikshmërinë e uraganit ishin në fuqi për Intracoastal City, Luiziana, në grykëderdhjen e Lumit Pearl, si dhe në Liqenin Pontchartrain, në Liqenin Maurepas dhe qytetin metropolitan Nju Orlins.
Më 29 gusht 2005, Uragani Katrina mbërriti në bregun e Luizianas si një stuhi e kategorisë 3. Katrina shkaktoi 1800 viktima, çau argjinaturën mbrojtëse dhe solli përmbytje shkatërrimtare në Nju Orlins. Sistemi federal i argjinaturave të qytetit është përmirësuar që nga ajo kohë.
Përpara mbërritjes së Idas, Guvernatori i Luizianës John Bel Edwards paralajmëroi ata që gjenden në trajektoren e saj që të përgatiteshin për t’u strehuar, në vend që të përpiqeshin të evakuoheshin.
“Nëse jeni në trajektoren e Uraganit #Ida, puna juaj e vetme tani është të qëndroni të sigurt aty ku jeni. Gjeni vendin më të sigurt në shtëpinë tuaj, kalojeni stuhinë aty dhe qëndroni atje derisa stuhia të jetë larguar?, shkruante ai në Twitter.
Guvernatori Edwards shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se 5 mijë forca të Gardës Kombëtare ndodhen në gatishmëri përgjatë bregdetit për përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Për më tepër, 10 mijë punonjës të linjave elektrike janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur ndërprerjeve sapo të kalojë stuhia.
“Do përplaset tek ne drejtpërdrejt”, tha Bebe McElroy për agjensinë e lajmeve Associated Press ndërsa përgatitej të largohej nga shtëpia e saj në fshatin bregdetar të Luizianës, Cocodrie. “Unë thjesht sillem rrotull duke u lutur, duke thënë: ‘Zot i dashur, vetëm kujdesu për ne’.”
Kryebashkiakja e Nju Orlinsit, LaToya Cantrell urdhëroi njerëzit që jetojnë jashtë sistemit mbrojtës të qytetit të evakuohen.
“Trajektorja e parashikuar tregon se është drejtuar drejt Nju Orlinsit. Jo mirë?, tha Jim Kossin, shkencëtar në “The Climate Service”, një kompani private konsulence.
Nga juglindja e Luizianës deri në Misisipi dhe Alabama, reshjet totale mund të shkojnë nga 20 – 40 centimetra, me më shumë se 50 centimetra të mundshme në disa zona, tha shërbimi qeveritar i motit. Shirat e dendur dhe stuhitë mund të shkaktojnë përmbytje të përhapura në zonë.
Në Alabama, Guvernatorja Kay Ivey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat bregdetare dhe perëndimore në këtë shtet.
Spitalet në zonat që shtrihen në veriore të Gjirit të Meksikës tani përballen me fatkeqësi natyrore pasi po luftojnë me një rritje të pacientëve me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, për shkak të variantit shumë ngjitës delta.
“COVID-i me siguri e bën më të komplikuar këtë stuhi”, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, Mike Hulefeld, nënpresident ekzekutiv dhe drejtues i operacioneve në spitalin Ochsner Health.
Që nga fillimi i pandemisë, Luiziana ka patur 679’796 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 12’359 vdekje, sipas Qendrës për Koronavirusin, të Universitetit Johns Hopkins. Sipas qendrës për statistikat e vaksinave, vetëm 41.01% e gati 4.7 milionë banorëve të këtij shteti janë të vaksinuar.
“Sërish e gjejmë veten duke u përballur me një fatkeqësi natyrore në mesin e pandemisë”, i tha agjensisë së lajmeve Associated Press, Jennifer Avegno, zyrtarja kryesore e shëndetësisë për Nju Orlinsin.
Ida mbërriti në tokë të premten në Kubë dhe deri të shtunën kishte filluar pastrimi. U rrëzuan pemë dhe u dëmtuan ndërtesa, por nuk u njoftuan raste vdekjesh./voa
Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga flakët në Mila...
Afgano-amerikanët po ndihen të revoltuar dhe të shqetësuar p...
Ka agravuar në dhunë dhe përplasje të forta me policinë, pro...
Ashtu si në shumë qytete të Europës, edhe në Romë mijëra nje...
Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytet...
Saba Shah Khan- Imazhet e kaosit, shpërthimet e bombave dhe ...
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës ka dhënë d...
Shtetet e Bashkuara kryen një goditje me raketë ndaj operati...
Disa orë pasi Presidenti Biden tha të shtunën se ka gjasa që...
Gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Papa Françesku është n...
Një tjetër shpërthim ka ndodhur sot në pranë Aeroportit të K...
Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga...
Franca dhe Britania do të dorëzojnë një rezolutë gjatë mbled...
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) në Kosovë ...
Kosova vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak ...
Një dokumentar i publikuar nga BBC tregon rreth jetës së pr...
Largimi i trupave amerikane nga Afganistani, ka përkeqësuar ...
Çfarë thonë partitë kryesore gjatë fushatës elektorale për t...
Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut ...
Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar rrezikun për ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...