Aksioni i policisë në rrugë/ Arrestohen 6 drejtues mjetesh, ndëshkohen mijëra të tjerë
Policia e Shtetit vijon aksionin në rrugë për parandalimin e...
KED i ka ndaluar kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt.
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, KED përfundoi procedurat e verifikimit dhe doli në rezultatin se tre garuesit kishin mangësi në një ose disa kushte.
Njoftimi i plotë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 31.08.2021, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:
Raportim nga ana e relatorëve në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të vlerësimit të kandidatëve dhe problematikat e hasura.
Prezantim i raporteve të përgatitura nga relatorët, sipas vendeve të shpallura për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me kandidaturat e 1) Sinan Tafaj, 2) Dhimitrula Spiro dhe 3) Saimir Vishaj, me qëllim vlerësim dhe vendimmarje nga ana e KED.
Te tjera.
Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara, që kërkohen për përzgjedhjen dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:
Ndalimin e kandidimit dhe mos vijimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;
Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;
Saimir Vishaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.
Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Policia e Shtetit vijon aksionin në rrugë për parandalimin e...
Pesticidet kineze të cilat janë futur kundërligjshëm në Shqi...
Jemin Gjana është kthyer në avokatin e manipulimeve dhe skan...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, kundrejt In...
Emisioni “Opinion” i gazetarit të njohur Blendi Fevziu do të...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka publikuar të gjitha mas...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, së bashku me ministr...
Zjarri masiv që përfshiu Parkun Kombëtar të Prespës dhe disa...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve...
Turizmi dhe udhëtimet kanë nisur të marrin një trajtë të mir...
Një fabrikë është përfshirë nga flakët në Tiranë.Policia ka ...
Mbrëmjen e sotme është krijuar një radhë kilometrike automje...
Në Shqipëri, prej 10 javësh radhazi, situata e pandemisë ka ...
Zëvendës-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabrie...
Është hapur sot në Kryeministri ekspozita “Sigurimi në fjalë...
Teksa universitetet pritet të hapin dyert për pak javë, deka...
Shqipëria po strehon 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat...
Një person ka humbur ndjenjat gjatë mbrëmjes së sotme në rru...
Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ka mbërritur n...
Aksidentet në vend po ndodhin ditë pas dite. Krahas papërgje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...