web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi katastrofë, e mund edhe Empoli

28 Gusht 2021, 20:51, Sport CNA

Empoli i Nedim Bajramit dhe Ardian Ismajlit ka mposhtur minimalisht 0-1 Juventusin, duke arritur një fitore historike ne javen e dyte te Serise A.

Autori i vetëm i këtij takimi ishte Leoardo Mankosu në minutën e 21? pas një aksioni të shpejtë dhe Mankosu përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke u treguar i saktë dhe duke dërguar topin në rrjetë.

Start katastrofik i Juventusit, ku pas barazimit ndaj Udinezes me rezultatin 2-2 në stadiumin ?Dacia Arena? tani më ?Zonja e Vjetër? është shtangur nga Empoli i sapongjitur në Serinë A.

Kjo ishte ndeshja e parë e Juventusit pa Ronaldon në kontingjentin e saj dhe mesa duket bardhezinjtë do ta ndjejnë mungesën e tij duke e parë se vetë ylli portugez ishte ?vrasësi? i ndeshjeve të lehta në letër.

Juventusi me këtë humbje renditet në vendin e 13 me 1 pikë të grumbulluar, ndërsa Empoli në vendin e 11 në kuotën e 3 pikëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga