web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy gola me Sauthamptonin, ja vlerësimi për Armando Brojën

26 Gusht 2021, 08:25, Sport CNA

Armando Broja ka shkëlqyer me fanellën e Sauthemptonit duke bërë një debutim ëndrrash me dy gola. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë një super paraqitje në fazën e 1/32-ve të Kupës së Anglisë ndaj Njuportit e cila militon në kategorinë e katërt të Anglisë.

Sipas faqes së statistikave ?Sofa Score? statistikat e sulmuesit të Kombëtares janë të frikshme që në debutim, ku u aktivizua për 65 minuta lojë dhe u vlerësua me notën 8,5, teksa shënoi një dopietë, ku tre goditjet gjithsej ishin të gjitha në kuadrat, pasimet kyçe ishin dy, prekjet e topit ishin 16 herë, pasimet e sakta ishin 8 nga 10 dhe duele ishin 6 nga 2 të fituara. Statistika prej heroi për Armando Brojën i cili shkëlqeu në debutim me fanellën e Sauthemptonit i cili ndodhet në formulën e huazimit nga skuadra e Çelsit.





Lajmet e fundit nga