web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Egbo i kundërpërgjigjet Tefik Osmanit: Intrigant dhe dallaveraxhi

25 Gusht 2021, 12:17, Sport CNA

Emanuel Egbo nuk i ka pritur mirë deklaratat e Tefik Osmanit. Ky i fundit, në intervistën e dhënë dje për ?Panorama Sport?, tha ndër të tjera se Gent Muça ishte jashtë planeve të Egbosë, prandaj u largua. Ndërkaq, për trajnerin që u shpall kampion me Tiranën dy sezone më parë deklaroi se nuk kishte çfarë t?i jepte më skuadrës dhe prandaj u largua. Egbo ka një version krejt tjetër, duke e cilësuar Osmanin intrigant dhe një njeri që turbulloi ambientin te bardheblutë.

Egbo u shpreh:

“Unë nuk kam dëshirë të bëj polemikë. Ai le të vazhdojë të thotë çfarë të dojë? Osmani mund të thotë gënjeshtra sa të dojë, por njerëzit na njohin dhe e dinë kush jemi ne.  Nëse është prishur ndonjëherë harmonia në klub dhe në ekip, kjo ndodhi vetëm pasi Osmani u emërua drejtor. Ka bërë çdo gjë për të shkatërruar harmoninë te Tirana me intrigat dhe dallaveret e tij. Për sa kohë isha unë aty së bashku me Arbi Laçin, situata ka qenë nën kontroll të plotë. E them këtë, sepse Arbi Laçi dinte se si t?i menaxhonte faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, madje dinte edhe se si të sillej edhe me njerëz që nuk ishin pjesë e stafit teknik. Kjo ishte diferenca mes tij dhe Osmanit. Kjo është arsyeja që ne u shpallëm kampionë, ndërsa me Osmanin Tirana mbeti jashtë Europës sezonin që shkoi?”





Lajmet e fundit nga