web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy penallti për 5 minuta në Korçë/ Shikoni ku u vendos VAR-i

25 Gusht 2021, 18:19, Sport CNA

Është mbyllur pjesa e parë e miqësores, Skënderbeu-Dinamo. Takimi i luajtur në Korçë është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. 45 minutat e para janë vendosur nga dy penallti, nga një për çdo skuadër. Në ketë ndeshje u testua dhe sistemi VAR, i vendosur në një furgon jashtë stadiumit.

Fillimisht ishte Skënderbeu që shënoi me Meksin në minutën e 12-të, ndërsa Dinamo barazoi 5 minuta më vonë me kapitenin Agim Ibraimi. Sulmuesi goditi saktë nga 11 metra duke vendosur baraspeshën në Korçë. Tashmë pritet të luhet edhe pjesa e dytë.





Lajmet e fundit nga