Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Paul Pogba është duke planifikuar të ardhmen e tij dhe, nga sa kuptohet për momentin, mesfushori i mirënjohur francez duket se ka ndër mend të respektojë deri në fund kontratën me Manchester United, për t?u larguar më pas me parametra zero nga ?Djajtë e Kuq?. 28-vjeçari me origjinë nga Guinea ka pasur vazhdimisht probleme me drejtuesit e klubit më të titulluar anglez, në lidhje me rinovimin e kontratës. Shpeshherë numri 6 i ?Red Devils? është kritikuar ashpër në shtypin britanik për shkak të lidhjes së tij të fortë me menaxherin Mino Raiola, që kujdeset për të drejtat e tij.
Marrëdhënia e tij pësoi një lloj krisje me krerët e klubit si dhe ish-trajnerin Jose Mourinho, në janarin e vitit 2018 kur kiliani Alexis Sanchez la Arsenalin për të kaluar në radhët e ?djajve të kuq?, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i paguar në Ishull, me më shumë se dyfishin e pagës kundrejt mesfushorit Paul Pogba. Pas shkarkimit të portugezit dhe emërimit të norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer në postin e trajnerit, marrëdhënia e tij si me drejtuesit ashtu edhe tifozët u përmirësua, por gjithsesi Pogba është shigjetuar vazhdimisht gjatë gjithë kësaj periudhe, për mungesën e besnikërisë dhe deklaratat e tij kontradiktore, që i hapnin dyert kohë pas kohe në njëfarë mënyre klubeve të tjera si Real Madrid, Paris SG, Barcelona apo edhe Juventus.
Tani duket se Paul Pogba e ka ndarë mendjen përfundimisht, për të vijuar karrierën te United për edhe këto 12 muajt e fundit, përpara se të transferohet falas verën e ardhshme te Reali i Madridit. Ëndrra e mesfushorit ishte të kalonte në radhët e klubit ?merengues?, për t?u vënë nën urdhrat e bashkëkombasit të tij Zinedine Zidane, por Zizou u dorëzua dhe hoqi dorë nga ?Los Blancos?, duke i dhënë në këtë mënyrë timonin veteranit italian, Carlo Ancelotti. Pavarësisht situatës shumë të vështirë financiare, që po përjeton Reali i Madridit, natyrisht për shkak edhe të pasojave që ka sjellë pandemia e koronavirusit, emri i klubit të famshëm kryeqytetas është lidhur vazhdimisht me lojtarë si Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe tani së fundmi ka dalë në skenë përsëri edhe mesfushori që në vitin 2018 u kurorëzua në Moskë me titullin botëror, për më tepër duke shënuar vetë në finalen e madhe ndaj Kroacisë.
Ndonëse për momentin në dukje Kylian Mbappe po tregohet i përmbajtur, sedra e sulmuesit të talentuar të Paris SG është lënduar pas mbërritjes së Lionel Mesit dhe numri 7 i kuqebluve mund të transferohet që këtë muaj në Madrid, prandaj të gjithë janë duke pritur me kureshtje reagimin e presidentit Florentino Perez, që është i famshëm për ndërhyrjet e tij spektakolare pikërisht në ditën e fundit të merkatos. Natyrisht idea është e qartë dhe 74-vjeçari po bën çmos për të ndërtuar një Real të frikshëm për të ardhmen. Në këtë mënyrë, pas 22-vjeçarit Kylian Mbappe Florentino Perez pritet të sulmojë sezonin tjetër gjithashtu edhe norvegjezin Erling Haaland, i cili ka një klauzolë largimi prej 76,4 milionë eurosh, që hyn në fuqi pikërisht verën e vitit 2022.
Sigurisht, nëse dyshja e përfaqësueses franceze Mbappe ? Pogba transferohet me parametra zero te Reali sezonin tjetër, atëherë ?Los Blancos? i kanë të gjitha mundësitë që me paratë e kursyera të mundin lehtësisht gjithë konkurrencën që pritet të vijë ngë klubet rivale të Manchester United, Chelsea-t, Paris SG-it dhe Bayern-it për Erling Haaland, që korrikun e ardhshëm do të mbushë 22 vjec. Paul Pogba shkëlqeu që në sfidën hapëse të edicionit të 30 në Premier League, në fitoren 5-1 që ?Djajtë e Kuq? siguruan brenda në ?Old Trafford?, në derbin famëkeq me Leeds-in. 28-vjeçari parizien e mbylli takinin me plot katër asiste, duke u shndërruar kështu në futbollistin e shtatë në historinë e Premiershipit Anglez që dhuron katër pasime për gol, brenda një ndeshje të vetme të kampionatit anglez.
Sezoni nuk mund të niste më mirë për Nedim Bajramin. Mesfush...
Shkoi në Turqi me besimin se po bënte hapin e madh duke iu b...
Lukaku u largua nga Interi pas arritjes së objektivit për t’...
Një lajm i trishtë tronditi botën e futbollit, mëngjesin e s...
Bota e futbollit në zi, është ndarë nga jeta në moshën 75-vj...
Shuhet një tjetër legjendë! Gerd Muller, ish-sulmuesi i fams...
Barcelona do të përballet në mbrëmjen e sotme me Sociedad. K...
Sportistja japoneze e softball, Miu Goto, do të duhet të mar...
Diego Costa ka arritur më në fund të gjejë një klub të ri. S...
Ferit Keta shpallet kampion bote në kikboks! Luftëtari nga B...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka shansin e art...
Gjithkujt i ndodh të kalojë një periudhë të vështirë. Stres,...
Një gol çudirash është shënuar sot në ndeshjen mes Huddersfi...
Reali e ka nisur këtë sezon të La Ligës me “marshin” e duhur...
Nisje perfekte e sezonit në Premier League nga Liverpooli. “...
Eling Haland një përbindësh i vërtetë! 21-vjeçari ka nxjerrë...
Është mbyllur me triumfin 1-2 të Tiranës, miqësorja me “arom...
Prej ditësh është folur për një kalim të kryer të Edin Dzeko...
Ditë me zhvillime të rëndësishme te Teuta. Fillimisht klubi ...
Lille e ka nisur shumë keq sezonin e ri në Ligue 1. Kampionë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...